Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

Platz 4 wäre ein gutes Resultat. Aber auch ein nicht zu hohes Torverhältnis gegen Norwegen wäre gut. Sehe da aber rot, mind 5 Torw wird NOR schon schiessen.

- - - Aktualisiert - - -

Interessanter Spieler

http://www.transfermarkt.ch/de/loret-sadiku/profil/spieler_116611.html
 
Albanien U19 0 -0 Italien U19

Albanien mit der Chance zum Sieg, aber verschossen einen Elfmeter in der 76min (Ymeraj)

SHQIPËRIA: Strakosha, Meksi, Lulaj, Marku, Syku, Hoxhallari, Maksutaj, Qose, Ymeraliaj, Ymeraj, Gjini (U aktivizuan: Çaka, Bardhi, A.Sallaku, Gavazaj, Sallaku, Prendi) Trajner: F. Strakosha
ITALIA: Marani, Bini, Cauz, Saba, Tuzi, Carminuci, Attili, Torelli, Marrone, Ladu, Galelli. (U aktiviziuan: Edhe Berti, Bensaja, Audino, Aprille, Casula, M.Talamo) Trajner: V.Malerba
 
Argjentina nuk di asgjë për ndeshjen me KosovënFederata e Futbollit të Argjentinës ka konfirmuar se nuk di asgjë për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore ndërkombëtare me ekipin përfaqësues të Kosovës, më 14 qershor të këtij viti. Kjo është bërë e ditur të mërkurën nga zyrtari për informim i Federatës Argjentinase të Futbollit, Luis Castro. Ai nëpërmjet telefonit për “Zërin” ka deklaruar se për herë të parë po dëgjon për një mundësi të tillë.

“Nuk jam në dijeni për zhvillimin e kësaj ndeshjeje. Për herë të parë po e dëgjoj këtë”, tha Castro.

Ditë më parë zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe disa mediume kosovare kishin raportuar se përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë një ndeshje më Argjentinën, më 14 qershor dhe se tashmë kanë filluar procedurat për realizimin e saj. Në fakt ishte thënë se lajmi kishte ardhur nga disa portalet latin-amerikane "Record dhe "El Diario Deportivo”.

Castro në vazhdim ka shtuar se AFA nuk ka marrë asnjë kërkesë nga dikush për një ndeshje me Kosovën, duke thënë se ajo është e parealizueshme. “Askush nuk ka bërë kërkesë në federatën tonë lidhur me ndonjë ndeshje me Kosovën. Gjithçka nis nga një kërkesë pranë federatës sonë dhe përderisa nuk ka një të tillë nuk mund të thuhet se do të zhvillohet ndeshja.

Pra, kjo është një ndeshje që nuk mund të realizohet”. Zyrtari për informim i AFA-së, duke shpjeguar procedurat për caktimin e ndeshjeve miqësore, thotë se në ditën e përmendur kombëtarja e Argjentinës e ka të caktuar ndeshjen me atë të Guatemalës. “Ne si federatë paraprakisht i caktojmë datat e ndeshjeve zyrtare dhe miqësore dhe thjesht është e pamundur që orari të ndryshohet brenda një kohe të caktuar. Më 14 qershor ne luajmë me Guatemalën dhe kjo do të thotë se asgjë nuk asocion me zhvillimin e ndeshjes me Kosovën. Po përsëris kjo është e pamundur”, tha Castro.

Sipas Castro, të drejtën e aranzhimit të ndeshjeve të Argjentinës e ka kompania Vorld Eleven, kompani e përmendur si ndërmjetësuese e ndeshjes Kosovë – Argjentinë, pa një kërkesë në AFA çdo gjë është e kot. “Kompania Vorld Eleven është ajo që aranzhon ndeshjet tona, por megjithatë pa një kërkesë në adresën tonë nuk mund të ketë asgjë.

Ndoshta kompania është e interesuar për ndeshjen, por ne nuk jemi në dijeni”. Çdo ndeshje miqësore me Argjentinën e ka koston e vet dhe ajo nuk është aspak e ulët, e që shkon deri në 1 milion euro për ndeshje. Ndërkohë FFK-ja është treguar e kujdesshme në lidhur këtë ndeshje, edhe pse ka thënë se është në negociata.

“Po bisedohet, por nuk ka asgjë konkrete deri më tashti. Presidenti Vokrri është në kontakte me përfaqësuesin e kompanisë”, ka thënë zëdhënësi i FFK, Fazli Berisha. Kompania Vorld Eleven është e njëjta që para disa viteve i kishte ofruar ndeshje miqësore me Kilin dhe ekipin Olimpik të Brazilit. Një tentim për të zhvilluar ndeshje miqësore me Argjentinën ishte edhe para disa viteve, më periudhën kur në krye të FFK-ës ishte Sabri Hashani, por nuk ishte realizuar.

Argjentina nuk di asgjë për ndeshjen me Kosovën - Sport - Koha Net

 
[h=1]Jupi: Shqipëria ftesë për Januzajn e Veselin, presim përgjigje[/h] Posted date: April 21, 2013 | comment :

aSport
– Adnand Januzaj dhe Frederik Veseli janë dy talente me origjinë shqiptare, të cilët janë tentuar së fundmi që të afrohen edhe te Kombëtarja shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i zyrës së talenteve në Federatën Shqiptare të Futbollit, Redi Jupi. “Nuk bëhet fjalë vetëm për Veselin dhe Januzajn. Ne si federatë kemi kontaktuar edhe shumë lojtarë të tjerë të rinj, që luajnë në klube elitare në Europë, me dëshirën që në një të ardhme të afërt t’i kemi pjesë të ekipeve tona përfaqësues. Mirëpo, duhet ta kuptoni se kjo është një gjë që nuk varet vetëm nga ne.

Për shembull, sa i përket Januzajt, ne nuk kemi lënë kushëri e dajë pa i takuar, me idenë që ta bindim të luajë për ne. Por, nga ana tjetër, jemi koshientë se është disi e vështirë, duke qenë se bëhet fjalë jo vetëm për futbollistë me një të ardhme të sigurt në klubet ku ata luajnë, por edhe se ata kanë lindur e rritur në Francë apo Belgjikë, ndaj kjo gjë bëhet akoma edhe më e vështirë si për ata që të vijnë të luajnë për Shqipërinë dhe për ne që t’i marrim.
Gjithsesi ju konfirmoj se federata po kontakton vazhdimisht me të rinj edhe në Gjermani dhe Itali, duke i evidentuar më së pari dhe më pas duke krijuar kontakte me ata. E ardhmja e afërt do tregojë nëse ndonjëri prej tyre do pranojë të luajë për Shqipërinë, apo do vazhdojë karrierën te kombëtaret ku janë rritur, siç ka ndodhur me disa gjatë viteve të fundit”, – ka pohuar Jupi për “Panorama Sport”. Ditë më parë portali Asport.info kishte dhënë lajmin pë kontaktet e FSHF-së me Januzajn.
Adnan Januzaj është me shtetësi belge dhe konsiderohet si një nga talentet më të mirë të viteve të fundit. Ai luan te skuadra e moshave të Mançester Junajtid. Po te ky ekip ka kaluar sivjet (nga 2008-2012 ishte te Mançester Siti) edhe Frederik Veseli, mbrojtës i lindur në Renë, Francë, me prejardhje nga Kosova.
Jupi: Shqipëria ftesë për Januzajn e Veselin, presim përgjigje – Asport.info
 
8 talentet që i do De Biazi në Kombëtare

Posted date: April 21, 2013 | comment : 3

aSport
– Është një Xhani De Biazi, që nuk rresht kurrë së kërkuari talente për Kombëtaren shqiptare.
Edhe pse deri tani ka grumbulluar më shumë se 40 futbollistë, nga të cilët gati gjysma për herë të parë, përsëri italiani kërkon ta forcojë skuadrën duke piketuar lojtarë, kryesisht të lindur dhe rritur jashtë. Bëhet fjalë për Adnan Januzajn, Alban Bunjakun, Ili Azemin etj, të cilët luajnë në ligat e para europiane dhe janë në një moshë fare të re e premtuese. Shumë prej tyre janë në skuadrat e dyta të klubeve më në emër, siç është Januzaj te Mançester Junajtid, por që vështirë se do pranojë të luajë për Shqipërinë këtë periudhë. Bunjaku ka shanse, ashtu sikurse dhe Azemi, pavarësisht se ky i fundit ka refuzuar para disa kohësh që të luajë hë për hë për Shqipërinë.

Mesfushorët -
Ndërkohë, një punë e madhe mësohet se po bëhet nga ana e trajnerit për të afruar në skuadër mesfushorin shqiptar të PAOK-ut, Ergys Kaçe. Sipas asaj që vetë trajneri italian ka pohuar më parë për “Panorama Sport”, lojtari nuk ka refuzuar të luajë për Shqipërinë, por ka kërkuar kohë që fillimisht të pajiset me pasaportë greke, e cila do t’i mundësojë që të luajë jo më si ekstrakomunitar. Në këtë këndvështrim, tekniku kuqezi e ka pritur, paçka se nga federata bëjnë me dije se De Biazi ka kërkuar që ta ketë Kaçen me patjetër me norvegjezët, në ndeshjen që do luhet në Tiranë më 7 qershor. Veç këtij të fundit, në të njëjtin rol, De Biazi ka shënjestruar Amir Abrashin. Mesfushori luan te Grashopers në Zvicër (në të njëjtën skuadër me Mërgim Brahimin, i cili refuzoi që të luante për Shqipërinë, paçka se ishte aktivizuar në një ndeshje jo zyrtare ndaj Iranit), por problemi i tij është se ai deri tani ka luajtur 11 ndeshje me përfaqësuesen U- 21 të Zvicrës dhe nuk ka qenë i pajisur me pasaportë shqiptare. Gjithsesi, ka të ngjarë që të përdoret skema “Basha” për ta afruar në Kombëtare.

Mbrojtësit - Me thuajse të njëjtën problematikë është edhe mbrojtësi i Sampdorias, Shkodran Mustafi. De Biazi e ka takuar futbollistin për ta bindur atë të veshë fanellën kuq e zi, paçka se ai nuk ka dhënë një përgjigje të prerë pozitive. Mustafi, i cili vetëm para pak ditësh mbushi 21 vjet, nuk posedon pasaportë shqiptare, ndërkohë që FSHFja ishte interesuar rreth një vit më parë për atë. Ai ka lindur në Bad Hersfeld të Gjermanisë dhe e nisi karrierën me të rinjtë e Hamburgut. Më pas kaloi në Angli me Evertonin, skuadër ku luajti si futbollist profesionist. Këtë sezon Mustafi kaloi në radhët e Sampdorias në Serinë A. Përveç Mustafit, një tjetër mbrojtës që pëlqehet nga De Biazi është shqiptari me pasaportë suedeze, Ilir Berisha, i cili luan tek Orebro (kategoria e dytë) në Suedi. Ky është një nga emrat më të rinj të listës së teknikut, i papërmendur më parë qoftë nga media, por edhe nga FSHF-ja. Sakaq, në listë është edhe Flamur Kastrati, sulmues me pasaportë norvegjeze, i cili luan aktualisht tek Erzgebirge Aue, në Bundesligën e dytë gjermane.

LISTA E DE BIAZIT

ILIR AZEMI
Sulmues, luan te Grojter Fyrthi në Gjermani. Vjeç 21.
ILIR BERISHA
Mbrojtës, luan tek Orebro në Suedi. Vjeç 21.
SHKODRAN MUSTAFI
Mbrojtës, luan te Sampdoria në Itali. Vjeç 21.
ERGYS KAÇE
Mesfushor, luan te PAOK-u në Greqi. Vjeç 19.
ARMIR ABRASHI
Mesfushor, luan te Grasshoper në Zvicër. Vjeç 23.
ADNAN JONUZAJ
Mesfushor, luan te Mançester Junajtid në Angli. Vjeç 18.
ALBAN BUNJAKU
Mesfushor, luan te Sevilja II në Spanjë. Vjeç 18.
FLAMUR KASTRATI
Sulmues, luan tek Erzgebirge Aue në Gjermani. Vjeç 21.
 
Zurück
Oben