Mal
Legende
Shqipëri-Norvegji, 200 mijë euro premio për fitoren
![]()
Është cilësuar si ndeshja vendimtare për të treguar se sa reale është ëndrra e Shqipërisë për një nga dy vendet e para të grupit. Pas fitores në Norvegji, këtë herë dueli i kthimit ka rritur ndjeshëm optimizmin dhe besimin se kuqezinjtë e Gianni De Biasit mund të arrijnë një tjetër rezultat pozitiv.
Në fakt, Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar ta "nxehë" disi atmosferën, edhe pse presidenti Duka ka deklaruar se premiot nuk ndikojnë aspak në motivimin e lojtarëve.
"Duke qenë futbollistë që luajnë me skuadra të njohura në Europë dhe me rroga të majme, lojtarët e Kombëtares nuk joshen nga premiot që u jepen. Ata luajnë me zemër dhe krenari për fanellën që mbajnë veshur", ka qenë deklarata e kreut të FSHF-së pak javë më parë.
Gjithsesi, kjo nuk e pengon organin drejtues të futbollit që t’i stimulojë sadopak lojtarët. Këtë herë, fitorja kundër Norvegjisë shpërblehet minimalisht me 100 mijë euro.
Kjo është shifra e diskutuar në FSHF, sipas burimeve pranë këtij institucioni, por që mund të rritet ndjeshëm deri në ditën e ndeshjes. Pritet që të kontribuojë edhe qeveria për premion, çka mendohet se do të ndikonte që ajo të shkojë afro 200 mijë euro.
Këto shifra jo vetëm janë tepër të larta për jetesën në Shqipëri, por janë gjithashtu edhe një tregues i qartë i rëndësisë së kësaj sfide dhe vlerësimit për sportin e futbollit në këtë vend.
Sport.albeu.com - Portali Sportiv i të gjithë shqipëtarëve
Nicht mal die FC-Bayern-Spieler haben mehr Prämie für den CL-Sieg hingehalten bekommen. Duka meint es wohl ernst. Allgemein, sehr große Vorfreude der albanischen Bevölkerung auf das Spiel, auch freut mich die große Nachfrage um Sitzplätze im Stadion.
Müsste auch die höchste Prämie sein, die der FSHF bereit legt, oder? Nicht das es am Ende 200'000 Leke sind.
Paar Tage noch, die Spieler selbst wissen, wie nah sie am Unmöglichen sind
:al2: