P
Popeye
Guest
Magjistralja M9 Prishtinë-Fushë Kosovë-Pejë
Nis asfaltimi i rrugëve në fshatrat Ballancë e Sllatinë të Vitisë
Ka filluar realizimi i dy projekteve për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Sllatinë e Epërme dhe në Ballancë të Komunës së Vitisë, ku në këtë solemnitet morri pjesë edhe kryetari i komunës Nexhmedin Arifi. Me këtë rast kryetari Arifi tha se këto projekte janë në vazhdën e projekteve të shumta që komuna po realizon në përmirësimin e infrastrukturës së qytetarëve dhe se këto projekte po realizohen në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin dhe nivelin qendror.
“Investimi për këtë rrugë është nga komuniteti, komuna dhe qeverisa e Kosovës diku rreth 100 mijë euro, 30 mije të komunitetit, 10 mijë të komunës. Do të kisha falënderua qytetarët e Sllatinës për kontributin. Gjatësia e kësaj rruge është 2 kilometra e 200 metra, ndërkaq vlera e projektit është 140 mijë euro “, tha Arifi.
Jonuz Salihu aktivist i fshatit Sllatinë ka theksuar se asfaltimi i këtyre rrugëve që përshkojnë 70 përqind të fshatit ishte nevojë dhe kërkesë e kahershme e banorëve të këtij lokaliteti dhe për këtë nuk ka munguar gatishmëria e tyre që të jenë bashkëpjesëmarrës në realizmin e këtij projekti.
Në fshatin Ballancë kryetari Arifi ka marrë shembull gatishmërinë e këtyre banorëve për grumbullimin e mjeteve në një periudhë të shkurtër.
Ndërsa kryetari i këshillit të fshatit, Hetem Kurteshi është shprehur se asfaltimi i rrugës në këtë lokalitet ka domethënie të madhe për këtë fshat, sepse Ballanaca është njëri nga lokalitet ku investimet kanë qenë të mangta.
“Kontributi i banorëve të fshatit Ballancë ka qenë gjithë herë, por kësaj here kemi mbledhur rreth 30 mijë euro në baza vullnetare. Vlen të veçohet Naser Murseli i cili ka dhuruar 10 mijë euro”, tha Kurteshi.
Projekti i asfaltimit të rrugës për disa lagje në gjatësi prej 2.2 kilometra në fshatin Sllatinë ka kushtuar 140 mijë euro prej të cilave 100 mijë janë participim nga MTPT, 30 mijë nga komuniteti dhe 10 mijë nga komuna kurse projekti i rrugës në gjatësi prej 1.7 kilometra për fshatin Ballancë kap vlerën 141 mijë euro ku gjithashtu pjesëmarrja e komunitetit ishte 30 mijë euro ndërsa MTPT dhe komuna mbuluan pjesën tjetër të projektit.
rtklive.com