Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kosova-Yjet 0-3

Peyo

Kry madh
2008-06-15
E shtuna e 14 qershorit 2008 do të mbetet në historinë e futbollit kosovarë, pasi për herë të parë në stadiumin e qytetit në Prishtinë zbarkuan yjet e futbollit kosovar, që luajnë anekënd Evropës, në një ndeshje revyale-humanitare ndaj Përfaqësueses së Kosovës.
Ndeshja filloi me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe kjo ishte ngjarja e parë sportive në të cilën u dëgjua himni i Kosovës. Ndeshja u zhvillua në praninë e rreth 4.000 shikuesve, kurse shiu që ra pandërprerë gjatë pjesës së parë dhe fusha e rrëshqitshme nuk i lejoi futbollistët të ofrojnë maksimumin e tyre. Golat për skuadrën e yjeve që në fushën e lojës u udhëhoq nga kapiteni Lorik Cana i shënuan Njazi Kuqi (24’ e 83’) dhe Bekim Kastrati (45’). Skuadra e Yjeve u drejtua nga Agim Cana. Në anën tjetër përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Edmond Rugova në skuadrën e tij kishte përfshirë edhe katër futbollistë që luajnë në Evropë, si Milaim Rama, Kristian Nushi, Besian Idrizaj dhe Ahmed Januzi.
Lorik Cana: “Jam shumë i nderuar dhe ndjej kënaqësi për këtë ndeshje. Kisha emocione të mëdha dhe besoj se kështu janë ndjerë të gjithë futbollistët e tjerë. Për mua ishte një ndeshje e veçantë. Përkundër kushteve jo të mira për lojë, ne u munduam të kënaqim tifozët e pranishëm. Në këtë stadium nisa karrierën në kombëtaren shqiptare dhe pa dyshim se ishte kënaqësi që u riktheva sërish këtu”.
Astrit Ajdareviq: “Nga ajo që pashë në këtë ndeshje lirish mund të them se kemi një përfaqësuese shumë të fortë. Besoj se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të luajmë kështu të gjithë së bashku. Jo vetëm unë, por të gjithë ata që ishin në këtë ndeshje kanë dëshirë që të luajnë për Kosovën”.
Përparim Hetemaj: “Ishte një ndjenjë vërtet e mirë. Mendoj se kur të pranohemi në FIFA dhe UEFA do të jemi një përfaqësuese shumë e fortë. Kemi shumë talente dhe mendoj se edhe përzgjedhësi do të jetë në dilemë në të ardhmen se kë do ta përfshijë në skuadër. Loja ishte shumë e mirë, por edhe më i rëndësishëm është fakti se ne si futbollistë patëm rast të njihemi me njëri – tjetrin”.
Njazi Kuqi: “Duke pasur parasysh se jemi në kohën e pushime, normalisht se asnjeri prej futbollistëve nuk ishte i përgatitur maksimalisht, por megjithatë ata dhanë maksimumin. Rëndësi ka që u grumbulluam të gjithë në një vend dhe u njoftuam më mirë ndërmjet veti. Kam pritur më shumë shikues, por sigurisht se shiu e bëri të vetën. Futbollistët që luajnë në Kosovë treguan një lojë të mirë dhe dëshmuan se kanë përparuar”.
Edmond Rugova: “Pa dyshim futbolli i Kosovës ka të ardhme të mirë. Patëm rastin të kënaqemi dhe ta shohim talentin tonë që kemi. Me padurim pres të pranohemi në institucionet ndërkombëtare të futbollit dhe t’i shpalosim vlerat tona”.
Agim Cana: “Besoj se të gjithë janë ndarë të kënaqur me lojën e treguar. Edhe pse nuk i njoh shumicën e futbollistëve, mendoj se në të ardhmen do të kemi një përfaqësuese të mirë”.

Kosova – Yjet 3:0
Stadiumi i Qytetit në Prishtinë
Shikues: rreth 4.000
Gjyqtar: Përparim Hasani
Golashënues: Njazi Kuqi (24’, 83’) dhe Bekim Kastrati (45’).
Përfaqësuesja e Kosovës: Valmir Bytyçi (Enes Manxholli), Benis Krasniqi, Visar Berisha, Fisnik Papuçi (Shpëtim Idrizi), Erdin Hashani, Isuf Llumnica (Agron Skeraj), Besian Idrizaj (Muhamet Dragusha - Burim Hashani), Ilir Nallbani (Suad Saliagiq), Kristian Nushi (Fitim Haliti), Milaim Rama (Uliks Emra), Ahmet Januzi (Ismet Ramushi).
Përzgjedhja e Yjeve: Samir Ujkani (Artan Latifi), Debatik Curri, Blerim Rrustemi (Liridon Ahmeti), Armend Dallku, E Ujkani (Sh. Skeraj), Astrit Ajdareviq (Driton Krasniqi), Cana, Bekim Kastrati (Fisnik Gashi), Përparim Hetemaj (Enis Fetahu), Shefki Kuqi (Genc Hyseni), Njazi Kuqi.


Gestern gabs ein Freundschaftskick zwischen Nationalmannschaft des Kosovo und den Kosovarischen "Stars" dessen Einnahmen kranken Kindern geholfen werden sollte.

Gekommen sind unteranderem Cana (O. Marseille), S.Kuqi (Crystal Palace),
P.Hetemaj ( AEK Ahten) Samir Ujkani ( Palermo), Ajdarevic u. Idrizaj (Liverpool).

Das Spiel endete bei starkem Regen und schwierigem Platz mit 0-3 für
die "Stars". Die Toren erziehlten Njazi Kuqi ( TUS Koblenz ) 24,83 Min und
Bekim Kastrati ( Fortuna Düsseldorf) 45 Min.
 
Also so könnte auch die richtige Nationalmannschaft ausehn.

Fehlen eig nur Behrami ( EM ) und B. Berisha ( verletzt)
 
Wenn ich mir das Aufgebot anschaue alle Achtung. Ich hoffe die Stars spielen dann auch wirklich für den Kosovo.
 
Wieviele Nachnamen gibt es im Albanischen überhaupt?

Die heißen doch echt alle... Behrami, Berisha, Thaci oder Rugova...
 
Wieviele Nachnamen gibt es im Albanischen überhaupt?

Die heißen doch echt alle... Behrami, Berisha, Thaci oder Rugova...
[smilie=to funny.gi:[smilie=to funny.gi:[smilie=to funny.gi:[smilie=to funny.gi:[smilie=to funny.gi:[smilie=to funny.gi:[smilie=to funny.gi:[smilie=to funny.gi:[smilie=to funny.gi:
 
Zurück
Oben