Veteranët kroatë të luftës e quajnë Prekazin vend të shenjtë
Veteranë të luftës në Kroaci, të cilët nga atje deri këtu kanë udhëtuar me motoçikleta kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, ku janë përulur para varrit të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit> Ata mbërrinë sot në Kosovë, pas disa orëve vonesa ne kufi me Malin e Zi.
Suita prej 18 veteranëve, në mesin e të cilëve edhe tri femra dhe Xhavit Demiqi nga Abria e Epërme e Drenasit, udhëhiqej nga kolonel Ivica Panxha dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kroaci, Ratko Dragoviq, sipas të cilit “Prekazi është vend i shenjtë jo vetëm për shqiptarët, por për të gjitha ata që luftuan për çlirimin e trojeve të veta nga Serbia”.
Kolonel Panxha, ka falënderuar të gjithë shqiptarët që luftuan për Kroacinë, në mesin e të cilëve ka përmendur emra të njohur si tashmë heroin e Kosovës, Bekim Berisha Abe-ja, etj. por edhe Xhevdet Babajn nga Llausha e Skenderajt, për të cilin tha se e ka pasur bashkëluftëtar bashkë me Demiqin.
Mysafirët i ka falënderuar Hisni Ngucati, kryetar i degës së OVL në Skënderaj, i cili tha se kroatët dhe shqiptarët e patën një armik të përbashkët, Serbinë, të cilën e luftuan deri në çlirimin e trojeve të veta.
Luftëtarët nga Kroacia pastaj kanë vizituar edhe Kullat e rezistencës në të cilën shihen gjurmët e rezistencës heroike të Jasharëve dhe barbaria e forcave serbe. Për historikun e Familjes Jashari veteranëve ju ka folur ciceroni i Kompleksit, Rifat Bejta.
Veteranët e luftës së Kroacisë, si motoçiklistë të pasionuar, treguan interesim të shohin edhe motoçikletën të cilën e ka përdorur në lëvizjet e tij në terren komandanti legjendar, Adem Jashari.
Në Prishtinë ata u takuan edhe me ministrin e FSK-së, Agim Çekun, një takim që emocionoi edhe mysafirët, edhe mikpritësin, meqë kishin qenë bashkëluftëtarë.
Kroatische Veteranen haben Prekaz ( wo Adem Jashari geboren wurde und wo er gekämpft hat) als einen heiligen Ort bezeichnet, dabei haben sie auch Adem Jashari geehrt.
Anwesend waren 18 Veteranen, dabei auch der Kopf der Organisation der Kriegsveteranen in Kroatien, Ratko Dragoviq, der meinte, dass Prekaz nicht nur für die Albaner ein heiliger Ort ist sondern für alle die, die für ihr Land gegen Serben gekämpft haben.Dabei haben sie allen Albanern gedankt, die für Kroatien gekämpft haben insbesondere Bekim Berisha und Xhevdet Babajn. In Prishtina wurden sie dann von Agim Ceku erwartet, von denen ein paar zusammen mit ihm gekämpft haben.
:al1::hr1: