Rugovasit neper histori
Rugova eshte nje lokalitet ne vehte qe perbehet prej 13 fshatrave, te cilat shtrihen ne vargmalet e Bjeshkeve te Nemuna ne perendim te qytetit te Pejes, nga te dy anet e keti qyteti.Rugova fillon aty ku bistrica e Pejes del nga Gryka e Rugoves dhe vazhdon gjate keti lumi deri te burimet e tij ne Qaf te Qakorrit ne perendim.
Territori i Rugoves ne kohen e sundimit osman ka qene edhe me i gjere.Keshtu ne perendim perfshinte malet e Smajlovices, Gllogjine dhe Rekat e Shekullarit, dhe vazhdonte deri ne afersi te Tregovishtes (Rozhajes), ku perfshinte disa katunde. Pastaj vazhdon bjeshkeve dhe kufizohet me Bjeshket e Rusolise duke perfshire Lipen dhe perpjeket perseri ne Peje. Ne kohen e perandorise osmane por edhe me vone, Rugova perfshinte ne gjirin e vete disa katunde e vende per rreth si: Buxhovin, Husajt, Dacajt, Katundin Peshkaj, Plluncaj e deri ne Ballotiq. Shumica e ketyre banorve jane Lajq e Nikq. Rugova tani ne gjirin e saje perfshine keto katunde: Shtupeqin e vogel, Shtupeqin e Madh, Reken e Allages, Malajt, Drelajt Kuqishten, Haxhajt, Stankajt, Boget, Shkrelin, Dugajeven Koshutanin, dhe Pepajt.Pjesen dermuese te popullates e perbejne Kelmendasit, por ka edhe pjestar te fiseve Shale Shkrel dhe Kastrat.
Gjate te gjitha kohrave ky territor u rrah nga luftrat e ashpra e sulmet e fqinjve Malazez, me qellim shfaroses, por priesit Rugoves gjate gjithe ketyre kohrave nuk u perkulen por qendruan aty roje e kufirit.Trimat dhe trimreshat e Rugoves pos qe u dalluan per heroizem ne vendin e vet, atyre u doli kohe edhe per ndihmese vllezerve te tyre ne Rozhaje Plave Guci, Pazar te Ri, e deri ne Ulqin e Tuz, duke ju bere balle sulmeve malazeze, qe vazhdimisht pretendonin per ti bere keto territore si te tyre.
Prijesit e Rugoves u dalluan me theks te vecante qe nga periudha e Lidhjes se Prizrenit, prej mbajtjes se kuvendit te Pare qe u mbajt ne Prizren ne Qershor te vitit 1878 ku moren pjese si perfaqsues te Rugoves Sali Jaha i Koshutanit dhe Qele Shabani nga Stankaj.Gjate gjithe kohes pushteti qendronte ne duart e vendasve, prandaj Rugova e gezonte nje autonomi territorjale. Ndikim te madhe ne mesin e Rugovasve pati edhe Ali Pashe Gucia. Ai permes Sali Rames mblodhi tere Rugoven, dhe me keto forca shkoi per ta mbrojtur Plaven dhe Gucine nga sulmet e Malit te Zi. Rugovasit ngadhnjyen mbi ushtrin e komanduesit, nga vojvoda Mark Milani prandaj populli kesaj ngjarje i kendoj:
Dul Milani n Qaf t Brovise, ndore t juve Krent e Shqipnise...
Gjithashtu ndikim te madhe te Rugovasit kishte edhe Haxhi Zeka ku gjat perpjekjeve per ta ringjallur Lidhjen Shqiptare te Prizrenit ne Peje gjate vitit 1899 i kishte aktivizuar edhe Rugovasit me te cilet mbante kontakt te perhershem e sidomos me parin e Rugoves si:
Sadri Elezin e Malajve, Bale Idrizin e Bogajve, Haxhi Qelen e Stankajve, Rexhe Avdin nga Shkreli, Kadri Bajrin nga Koshutani, Iber Hyseni nga Reka e Allages, Halil Turkun nga Kuqishta, dhe Mehmet Bajraktarin nga Shtupeqi i Vogel....Akoma ne perpunim (Huazuar nga Zyrafete Muriqi-Lajqi)
STATISTIKA E MASAKRAVE SERBO MALAZEZE NË KRAHINËN E RUGOVËS (RAJONI I PEJËS)
JETA DHE VEPRA E DESHMORIT SELMAN BEKË LAJQI KLIKO KËTU
Ali Pashë Gucia
Veprimtar i lëvizjes antiosmane të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe veçanërisht i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pronar, çifligar, pinjoll i familjes Shabanagaj nga Gucia. Mori pjesë në kryengritjet që shpërthyen malësorët e veriut kundër politikës tanzimatiste gjatë viteve 60 të shek.XIX. Kundërshtar tepër aktiv i synimeve shoviniste serbe dhe malazeze ndaj tokave shqiptare. Një ndër nismëtarët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj. Ali Pashë Gucia ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rrymës centriste, që kërkonte luftë kundër shovinistëve fqinjë për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut, për një ballafaqim të matur me Portën e Lartë përsa u përket të drejtave të autonomisë së Shqipërisë. Për vendosmërinë e tij luftarake, kryesia e Lidhjes Shqiptare e zgjodhi kryetar të Shtabit Ushtarak për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Në muajt e fundit të veprimtarisë së Lidhjes Ali pashë Gucia u bind se autonomia nuk mund të fitohej pa luftë kundër Portës së Lartë, por megjithatë nuk u shkëput nga partizanët e rrymës së moderuar. Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare, sulltani e kurseu Ali pashë Gucinë, madje e emëroi mytesarif të Pejës. 4 vjet më vonë, u vra me një atentat, të organizuar, sipas zërave të asaj kohe, nga vetë qeveritarët e Stambollit.
Haxhi Zeka (Haxhi Zejneli, 20 dhjetor 1832 - 21 shkurt 1902) është udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, luftëtar dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane në Kosovë. Lindi më 20 dhjetor në fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës prej nga u shpërngul me familjen në Pejë. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe njënga luftëtarët më të vendosur për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale. Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës. Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të Lidhjes luftoi në fund të 1879-ës dhe në fillim të 1880-ës për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë kundër forcave të Malit të Zi. Në pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së Dervish pashës.
Së bashku me Sulejman Vokshin, Haxhi Zeka më 1884-1885 udhëhoqi kryengritjet antiosmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste. Më 1893. Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër dhunës ekonomike e politike të sunduesve osmanë. Për veprimtarinë e tij atdhetare, më 1893 u thirr ne Stamboll ku u mbajt i arrestuar deri në vitin 1896.
Më 1896-1900 u vu në krye të luftës së popullit shqiptar për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Udhëhoqi qëndresën e armatosur popuIlore që shpërtheu në Kosovë në vitin 1897 dhe themeloi "Besëlidhjen shqiptare"(1897). Në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Stambollit të kryesuar nga Sami Frashëri dhe atdhetarët e tjerë brenda dhe jashtë atdheut, Haxhi Zeka organizoi më 23-29 janar 1899 Kuvendin e Pejës që themeloi Lidhjen Shqiptare të Pejës dhe u zgjodh kryetar i Komitetit të saj. Në prill-maj 1899 mori masat për thirrjen e një Kuvendi tjetër të përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare mbajtja e të cilit u pengua nga Porta e Lartë. Pa marrë parasysh kundërshtimet e Stambollit dhe pengesat e Fuqive të Mëdha e të qarqeve shoviniste fqinje, Haxhi Zeka i vazhdoi përpjekjet për forcimin e Lidhjes gjatë gjithë vint 1900 derisa ushtria osmane e shtypi atë.
Më 21.2.1902 Haxhi Zeka u vra në Pejë pabesisht nga një agjent i vënë nga qarqet shoviniste serbe, që patën edhe përkrahjen e autoritete osmane.
Sali Jaha (L. 1803 Rugovë, Pejë - V.1883 ) ushtarak dhe bajraktar shqiptarë nga Kosova, pjesëmarrës i Lidhjes së Prizrenit.
Major Sali Jaha - Bajraktari i Rugovës, lindi në vitin 1803 në Koshutan të Rugovës. Rrjedh nga familja Kurtdedaj, familje që nxorri më vonë edhe bajraktarin Sak Faslia.
Një fotografi e Kadri Bajrit sëbashku me Ali Pashn, Haxhi Zekën dhe Jakup Ferin
Sali Jaha si 14 vjeçar inkuadrohet në luftë për mbrojtjen e atdheut nga sulmet malazeze. Në Luftën e Bukovikut (1817) Salihi nxjerr dy krena dhe një flamur duke ua prer kokën në dyluftim dy harambashëve malazez të njohur për vrasje e plaçkitje jo vetëm në Rugovë, por edhe më gjerë. Pasi ua pren kokat, ua merr edhe flamurin që e kishin me vete. Që nga ajo kohë Sali Jaha ishte emëruar Bajraktar nga vet rugovasit dhe nga pushteti osman. Në kohën kur ishte në shërbimin ushtarak të Përandorisë Osmane, Salihi radhitet ndër ushtarët më të dalluar dhe gradohet me graden e majorit (binbashit). Që nga kjo kohë ai njihet më emrin Sali Jahë Binbashi (majori). Rugova gjatë kohës së Sali Jahës u bë vend strehim për shumë personalitete të tjera si: Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Isa Boletini etj. Sali Jaha ishte ishte njëri nga bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët më të afërt me atdhetarët Ali Pashë Gucia, Haxhi Zeka, Sylejman Vokshi, Jakup Ferri, Ali Ibra, Ahmet Zeneli etj. Ndër luftërat e njohura të Sali Jahës dhe rugavasve ishte Lufta e Beranës kundë malazezëve të udhëhequr nga Mark Milani dhe Todor Bajraktari. Në këtë luftë Salihut iu vranë edhe dy djemtë e tij. Bashkëluftëtarët më të njohur të Salihut nga Rugova ishin Zhuj Selmani, Avdi Smajli, Çelë Shabani (zëvëndëskomandant i Salihut), Demë Isufi, Rexhë Avdia, Kadri Bajri (zëvëndësbajraktar i Salihut) etj.
Me 10 qershor 1878 në Prizren u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit ku u mblodhën rreth 110 burra të penës e të pushkës nga e gjithë Shqipëria. Në mesin e këtyre atdhetarëve ishte edhe Sali Jaha së bashku me Çelë Shabanin si përfaqësues të Rugovës. Pas Lidhjes ai u angazhua me tërë qenien për mbrojtjen e trevave shqiptare të Plavës dhe Gucisë që Fuqitë e Mëdha ia dhanë Malit të Zi. Ishte anëtar i shtabit ushtarak të formuar nga Ali Pashë Gucia në shtator 1879 për të udhëhequr luftën kundër malazezëve. Jeta e tij vazhdoi me luftëra deri sa vdiq në vitin 1883. Eshtrat e tij pushojnë sot përkrahë eshtrave të Sak Faslisë nën hijen e molikës, në Qafë nga ku shpesh u dha kushtrimi për luftë kundër armiqëve shekullor.
Sadri Elezi në historinë shqiptare njihet si pjesëmarrës, përfaqësues i trevës së Rugovës në tubimet e besëlidhjeve shqiptare te Verrat e Llukës dhe të Besëlidhjes së Pejës, “Besa -Besë”, të tribunit popullor, Haxhi Zekës. Gjatë asaj kohe të kryengritjeve të mëdha shqiptare kundër sundimit të Turqisë, Sadri Elezi ka qenë krah i djathtë i Haxhi Zekës dhe në betejat e shqiptarëve kundër ushtrisë turke 1908-1912, disa herë ka qenë i plagosur. Sadri Elezi ka pasur plagë, nga të cilat edhe ka vdekur dhe varri i tij është buzë minares së Xhamisë së vjetër të Istogut. Dyndjet e kësaj familjeje në Rrafsh të Dukagjinit pasojnë pas njohjes së Sadri Elezit me tribunin e Pejës, Haxhi Zeka. Së pari familja vendoset ndërmjet dy luftërave botërore në Gllaviçicë të Pejës, pastaj në Bajicë fshat buzë Drinit të Bardhë te Banja e Istogut, dhe së fundit në Cerrcë, ku është edhe sot. Por shumë pasardhës të saj jetojnë edhe në Prishtinë dhe në shumë shtete të Evropës, më së shumti në Gjermani, Austri, Luksemburg, Zvicër dhe Itali.Ibrahimi u lind rreth dy javë pas hyrjes së brigadave partizane, që veten e quanin çlirimtare, në Istog dhe në fshatrat e kësaj ane. Së pari vijnë brigadat partizane të Shqipërisë, e pas tyre edhe një brigadë partizane e Malit të Zi - Brigada e Bokës - e quajtur nga vendësit edhe Brigade e zezë, për shkak të krimeve që ka bëri mbi shqiptarët.
BIKE ALIA Bike Alia u lind ne katundin Haxhaj te Rugoves, ne vitin 1880. Rrjedh nga nje familje e njohur e cila dha shume luftetare trima per mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare.Qe nga Lufta e Nokshiqit e Kendej dhe pesoi me te madhe nga anmiku serbomalazez.Eshte e bija e Sadri Elezit, pjesemarres ne Luften e Nokshiqit.Bika u lind e u rrit ne nje kohe te veshtire atehere kur i gjithe populli shqiptar ishte ne lufte per vdekje a liri .Ne vitin 1895-1896e martoi i jati per Ali Tafilin ne Shtupeq te Madh.Aty krijoi familje dhe pati dy djem e Dy vajza ishte kohe e veshtire kur populli shqiptar ishte ne lufte kunder Perandorise Osmane, periudha e turqeve te rinj (xhntu-rve).Gjate asaj periudhe Perandoria Osmane ishte ne nje krize te madhe politike qe e coi ne revolucion.Pas atij revolucioni ne te cilin ngadhenjyenxhonturqit, ata me te shpejte filluan ta vendosin pushtetin e tyre kudo.Ashtu vepruan edhe ne Rugove banoret e te ciles nuk u pajtuan ne nje gje te tille.Ngjarjet e viti 1908 qe perfshine Kosoven kishin perfshire edhe Rugoven.Ato nuk kishin te ndalur.Per te shuar rezistencen shqiptare ne keto vise perandoria kishte derguarXhavit Pashen i cili kerkonte dorezimin e Isa Boletinit , Isa Boletini kishte perktahjen e popullit kudo e gjithashtu edhe te rugovasve.Andaj as Rugova nuk kursehej nga dhuna e terrori qe u shtronte ushtria turke.Shperthim i kryengritjeve shqiptare gjate viteve 1910 beri qe Porta e Larte te dergojeTurkut Pashen per ta shtypur me force rezistencen shqiptare.Ne ate kohe ushtria turke doli edhe ne Rugove per te shuar rezistemcen dhe per te vendosur pushtetin e vet.Rugovasit kishin larguar familjet nga shtepite e tyre dhe i kishin strehuar neper mal, kurse burrat ishin ne gjendje gatishmerie.Ushria turke pervec vrasjeve qe bante digjte dhe i c'nderonte femrat shqiptare.Ne ate kohe forcat turke mareshojn neper Paklene dhe dalin ne Shtupeq te Vogel ku hasin ne rezistence.Ne Shtupeq te Vogel ne lufte kunder anmikut me se shumti u dalluan Mustafe Sejda e Isuf Haxhia te cilet ia dhane besen njeri tjetrit i dolen anmikut perpara dhe filluan lufte.Kettyre dy burrave qe ishin besatuar ne mes veti u kishte shkuar ne ndihme edhe Smajl Cuku me c'rast kishin vrare shume nizame tuq ku bie edhe Mustafe Sejda.Pas vrasjes se Mustafes, Isuf Haxhia kishte mbetur vetem duke luftuar pasi qe Smajli ishte terhequr dhe i kishte kerkuar edheIsufit qe te terhiqet, por Isufi kishte dhene besen se per te gjalle nuk terhiqet.Pas nje kohe bie heroikisht edhe Isufi,sic thote edhe kenga popullore ''Çka Paklena qe po dridhet? Mustafe Sejda nuk po lidhet Çka Peklena qe po gjimon? Isuf Haxhia po lufton'' Pasi theu rezistencen ushtria turke dogji disa shtepi te ketij katundit dhe kaloi ne Shtupeq te Madh Bollopac.Ne Shpelle te Kerrshit ishte Bike Alia nje trimereshes sypatrembur dhe heroine e vertete e ketyre shrepave e cila mbrojti nderin e femres shqiptare duke luftuar kunder ushtrise turke ashtu sic kishte luftuar edhe Koje Shebonja ne Luften e Nokshiqit(1879/80) bije nga Koshutani.Pasi ushtaret turq kerkonin qe te dalin nga shpella Bike Alia kishte dalur me nje sakice ne dore dhe kishte filluar luften me ta.Bikes i kishte shkuar ne ndihme edhe nji nuse e re dhe kishin arritur t'i presin 5 nizame, sic thote rapsodi ....Itup robni kane hetue jurisht bajshin me i cnerue Si sokol ish kone nji grue Bike Alija n' streh te kershit Largohu thot zapit e mretit Largohu qen i Anadollit Se nuk jam kurve e Stambollit S'ish kjene grua po ish kjene krajlice Pese nizam i preu sakice Pasi nizamet e mretit pane se pesuan nga femrat shqiptare gjuatjten me topa ne shpellee dhe vrane e dogjen 12 veta ne mesin e te cileve ishte edhe i shoqi i Bikes, dy vajzat, djali i saj Shpendi i mitur dhe shtate te tjereDjali i madhi Bike Alijes Isufi11-12 vjecar ishte ne bjeshke duke ruajtur bagetine i cili shpetoi i vetem.Urrit ke kushrinjte dhe ne vitet 1930 -ta u martua me nje vajze nga Pepaj te bijen e Beqe Alise Zejnepin.Ne vitin 1932 i lindi djal Imeri .Ne vitin 1934 dolen ne shqiperi , dhe u vendosen ne Fier ku edhe sot jetojne nipat dhe mbesat e Bike Alijes, Isufi ne Shqiperi pati edhe tri vajza e dy djem , vdiq me 1970 Tani djali i vajzes Isufit, Behijes Arbeni i lindur ne vitin 1967 eshte sportisti me i dalluar ne mundje(kategoria e rende) kampion i Shqiperise Nga familja e Bike Alijes pervec te jatit te saj ne lufte u dalluan edhe axha i saj Muce Elezi me te bijte te cilet te gjithe vriten ne lufte kunder malazezeve Njerin prej bijve te Muces , Ademin malazezet e kishin zene te gjalle e kishin lidhur per kali dhe e teheqin zvarre deri ne Shtupeq te Madh.Ne vitin 1919 nga pushtuesit serbomalazaz familja e Bikes ne Haxhaje kishte pesuar keq ku pervee te rriturve nga torturat e dhuna nuk ishin kuryer as kater motrat e Bikes te moshes13 deri ne moshen tri-vjecare bashke me te emen e tyre njerken e Bikes.Bika la vetem nje vella babe,Istref Sadrine(1884)i cili qysh heret ra ne gjak me malazeze te Shekullarit dhe nje kohe e kaloi neper male Istrefi kishte vrare Gjorgje Lekiqin nga Shekullari per arsyer se ia kishte marr token me force sikur shume Rugovasve te tjere Istref Sadria gjate Luftes se Dyte Boterore1941-1944 ishte luftetar i dalluar ne radhen e njesise vullnetare te Sak Faslise. Pas perfundimit te luftes perseri i ndjekun nga malazazet per shkak te vrasjes meparshme me malazeze detyrohet qe ta shese tere pasurine qe lishte ne Rugove per t'ua dhene malazezeve qe te mos ndiqet prej tyne.Vdiq ne vitin 1953 ne moshen 69 vjecare
Sali Rama lindi në Bogë të Rugovës. Komandant (major) dhe udhëheqës i shquar i Rugovës që luftoi për mbrojtjen e kufirit shqiptar kundër forcave malazeze të Knjaz Nikollës dhe Mark Milanit. Sali Rama ishte edhe pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878). ne perpunim....
Xhem Sadria
Serbët dhe malazeztë të trimëruar me përkrahjen e Rusisë kanë tentuar vazhdimisht të grabisin tokat shqiptare, e shqiptarët
vazhdimisht janë vënë në mbrojtje të tyre. Sidomos në zonat e brezit kufitar, siç është edhe treva e Rugovës, janë bërë luftëra e
gjaqe. Në këto kohë më të njohurat janë luftërat për Nokshiqin, ato në mbrojtje të Plavës e Gucisë, lufta e Kacuberrit, Pazarit
të Ri, lufta e shqiptarëve për të mbrojtur Rozhajën, etj. Në një betejë të tillë te Nokshiqi tash në Mal të Zi, kishin ndërhyrë edhe
rugovasit dhe ajo luftë ishte fituar nga shqiptarët për të kënduar lavdin e tyre perherNë ato luftëra rugovasit kanë marrë pjesë përherë. Ndër ata luftëtarë ka qenë edhe Xhemë Sadria i Sadria i Sadri
Elezit. Për Xhemën janë përfolur disa ngjarje që duken si legjendë. Si legjendë duket edhe vrasja dhe hakmarrja e tij ndaj
malazezve. Xhema kishte qenë i çalë në një këmbë. Nuk ka lënë pasardhës. Në ditën kur është vrarë më 1 korrik të vitit 1943, rugovasit paskan qenë në tërheqje e sipër te Livadhet e Gjakut, andej Çakorrit.
Xhema i plagosur rëndë nuk paska mundur të tërhiqet dhe qenka vendosur në një kaçubë mali dhe e paska luajtur lojën sikur është i
vdekur. Pararoja malazeze paska menduar vërtet se ishte i vdekur dhe i paska ftuar shokët që të vijnë aty. Flitet se kur
rreth tij kanë ardhur më shumë malazez, Xhema e paska aktivizuar një bombë dore dhe e ka copëtuar veten, bashkë me
disa malazez. Kjo legjendë i ngjan legjendës së vetëflijimit të Oso Kukës në kullën e barutit te Liqeni i Shkodrës, në Vraninë
Shkruar nga kronisti Fasli Sh. Muriqi
Sak Faslia
Sak Faslia (L. 1885 Rugovë, Pejë - V. 1944) bajraktar shqiptar nga Kosova, është njëri ndër luftëtarët më të dëgjuar të Rugovës. Ai u dallua sidomos në luftërat e shumta të zhvilluara kundër malazezëve.
Sak Faslia u lind në vitin 1885 në Koshutan të Rugovës. I takon familjes së Kurtdedajve, e njohur për trimëri dhe bujari që nga shekulli XVIII. Është nipi i Sali Jahës, bajraktarit, komandantit (major) dhe udhëheqësit të shquar të Rugovës që luftoi për mbrojtjen e kufirit shqiptar kundër forcave malazeze të Knjaz Nikollës dhe Mark Milanit. Sali Jaha ishte edhe pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878). Luftoi dhe veproi përkrah rugovasve të njohur si Ker Sadria, Sali Rama, Jashar Haxha, Tahir Coli etj.
Ishte viti 1911, vit kur Perandoria Osmane po përjetonte fundin e vet në Ballkan dhe Mali i Zi donte të zgjerohej në dëm të tokave shqiptare, vit kur filloi veprimtaria luftarake e Sak Faslisë. Në këtë vit u zhvillu lufta e Beranës kundër forcave malazeze dhe Saku u dallua si udhëheqës dhe strateg, edhe pse ishte mjaft i ri nga mosha. Pas një lufte të ashpër malazezët u thyen keq.
Në vitin 1912 forcat malazeze ia mësyn sërish Rugovës dhe Rrafshit të Dukagjinit. Sak Faslia së bashku me rugovasit iu dolën në pritë në vendin e quajtur Mokna dhe i shpartalluan plotësisht forcat malazeze. Kjo luftë është e njohur si Lufta e Moknave.
Rezistenca e rugovasve të udhëhequr nga bajraktari i tyre Sak Faslia vazhdoi gjatë tërë përiudhës që nga pushtimi i Kosovës nga Serbia e deri në Luftën e dytë Botërore. Pothuaj se nuk ka vit në këtë periudhë që nuk u zhvilluan lufta të përgjakshme kundër serbëve dhe malazezëve.
Me shpartallimin e Jugosllavisë së Versajës në vitin 1941, tokat shqiptare u copëtuan dhe u ndan në mes të Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë. Krahina e Rugovës bënte pjesë në prefekturën e Pejës që i takoi protektoratit italian e më vonë atij gjerman. Ky protektorat propagandonte liri të plotë për shqiptarët edhe pse flamurit iu shtuan sëpatat e Liktorit.
Në Pejë në vitin 1941, në fund të qershorit erdhën forcat shqiptare nga Shqipëria të udhëhequra nga major Rexhep Gilani e Kolë Bibë Mirakaj dhe kishin për qëllim mbrojtjen e kufirit etnik shqiptar nga serbomalazezët. Këtyre forcave iu bashkëngjitën edhe forcat vullnetare shqiptare të Kosovës.
Me 1 korrik 1941 Sak Faslia u takua më përfaqësuesit ushtarak e administrativ të qeverisë shqiptare në Pejë. Përfaqësuesi ushtarak, major Kolë Bibë Mirakaj e caktoi Sakun si udhëheqës të luftës për mbrojtjen e kufirit nga Mali i Zi, duke iu drejtuar më këto fjalë: "Meqë jeni pasardhës i Sali Jahës së njohur, bajraktarit të Rugovës dhe jeni dëshmuar si luftëtar i denjë për çështjen kombëtare, u shprehim besimin për organizim e për udhëheqje të luftës për mbrojtjen e kufirit nga Mali i Zi", dhe e dekoroi më një dekoratë (nishan) për meritat e tij në luftë.
Menjëherë pas kësaj forcat vullnetare shqiptare të udhëhequra nga Sak Faslia dhe repartet ushtarake të ushtrisë shqiptare u vendosën në vijën kufitare Morinë - Qafë e Diellit - Qafë e Çakorrit - Mokna - Qafë e Dasmorve - Smilovicë.
Sak Faslia mori udhëheqjen e Batalionit "Gramos" ku komandant ishte Rexhep Gilani. Më të përhapur të lajmit se ushtria shqiptare arriti në Rugovë, rugovasit kush më armë e kush pa to iu bashkuan atyre forcave. Ja si e përshkruan rapsodi ardhjen e ushtrisë shqiptare në Luftën e Moknave: Gry'ks Rugovs kokan hi
Sak Faslia u paska pri
U paska pri Sak Bajraktari
Komandant Rexhep Gilani
Rexhep Gilani ish major
Komandant për ni Batalion
e n'Kuqishtë kur janë ardhë
Para populli u ka dalë ....
Pas vendosjes në kufi, vazhdoi për tri vite lufta dhe rezistenca e rugovasve dhe ushtrisë shqiptare për mbrojtjen e kufirit. Sak Faslia në çdo betejë i printe ushtrisë me flamur në dorë. Ketë flamur e vendosi në kullën e Moknave në kufi dhe u bë roje e pathyer e kufirit.Ka shumë tregime për trimëritë e treguara nga Saku gjatë këtyre viteve. Ja një nga ato.
Pasi që Saku ishte bërë tmerr për ushtaret serbo-malazez, komanda e ushtrisë serbo-malazeze vendosi të marrë një aksion për likuidimin e bajraktarit. Kjo detyrë iu besua oficerit Vukosav Keniq. Ai, Sakut i kërkoi luftë ballë për ballë duke i thënë se: "në qoftë se je bajraktari i Rugovës më të vërtetë, më dil përballë,
se ose kam me ta marrë atë kerrpë(flamurin) ose nuk i them vetit njëri"
Dy malazez të tjerë kishin për detyrë që tinëzisht t'i binin Sakut nga prapa dhe ta likuidojnë. Sak Faslia pa u hamend fare me flamur dhe pushkë në dorë i doli përballë. Këtë e përshkruan edhe rapsodi: "Krisi topi, po bjen buria
Fort luftojke Sak Faslia
Sak Faslia, bajraktari
Yrysh bojke Vukosavi
Vukosavi po bon yrysh
Don flamurin me ia grabitë
Sak Faslia i shpërdhitë
Ja ka dhanë dy pluma n'gjyks..."
1. Sak Faslia, 2. Kolë Bibë Mirakaj, 3. Bajram Gashi, 4. Shaban Basha, 5. Sali Rama
Pasi i afrohen njëri tjetrit, Saku e Vukosavi i drejtojnë armët njëri tjetrit. Saku e godet me plumb në gojë Vukosavin dhe e vret edhe njërin nga ushtarët e tij. Vetëm njëri arrin të shpëtoj.
Është e njohur sidomos trimëria e Sakut dhe rugovasve tjerë në luftën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Me 16 korrik 1941 në Qafë të Çakorrit forcat rugovase u bashkuan me vullnetarët nga Rrafshi i Dukagjinit që udhëheqëshin nga Ali Bajraktari i Junikut, Selim Shabani i Isniqit, Demë Alia i Pozharit, Haxhi Bajraktari i Vranocit etj. dhe u drejtuan për në Plavë e Guci. Aty zgjodhën edhe udhëheqjen e përbashkët të të gjitha forcave. Bajraktar u emërua Sak Faslia.
Forcat malazeze sulmuan në Morinë e Velikë e pastaj në Zhanicë, Pepaj e Nokshiq. Forcat vullnetare që arrinin në 3000 veta iu kundërvunë dhe i detyruan forcat armike të tërhiqen. Pas kësaj fitore Saku me forcat e veta u kthye prapë në kufi.
Me 4 nëntor 1941 forcat çetnike sulmuan Pazarin e Ri (Novi Pazarin) që ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të atij rajoni. Në ndihmë për mbrojtjen e Pazarit të Ri shkuan edhe forcat rugovase nën komanden e Sak Faslisë dhe Sali Ramës. Aty erdhën në ndihmë edhe forca tjera nga viset e ndryshme të Kosovës, si nga Istogu, Mitrovica, Drenica etj. Forcat e Drenicës udhëhiqeshin nga Miftar e Cenë Bajraktari, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica etj.
Forcat e Pejës më rrethinë udhëhiqeshin nga Kurt Abazi, bajraktar i Radacit, Mulla Zekë Bërdyna, Adem Bajraktari i Vranocit, Demë Ali Pozhari etj. Forcat vullnetare shqiptare arrinin në mbi 6000 veta. Në njërën nga betejat e zhvilluar kundër çetnikëve në Pazarin e Ri, bajraktari Sak Faslia u plagos në këmbë, por flamurin nuk e lëshoi nga dora.
Ja si e përshkruan rapsodi këtë ngjarje: "Prej Rugove janë ra n'Pazar
Ku luftuan rrafsh tri javë,
Tri javë ditë kanë luftua,
Q'atëherë Saku ish varrua!
Demë Haxhia si po thua?
Edhe vet Sako jam varrua!
Dej n'spital s'po muj me shkua,
S'en spital na'i paskan çua.
Dema ish vdekë Saku ish pshtua.
Ish dekë Dema haj medet
Tuj liftua për atdhe t'vet..."
Pas qëndrimit në spital, Saku kthehet përsëri në Rugovë dhe vazhdon luftën për mbrojtjen e kufirit.
Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë. Me 29 qershore, në ora 12.30, arriti në stacionin hekurudhor në Pejë, i shoqëruar nga shumë veprimtar nga Kosova dhe Shqipëria. Për ta pritur kishin dalë Sefedin Begolli, kryetar i Bashkisë së Pejës, Xhevat Begolli, prefekt në Pejë etj. Aty ishte edhe bajraktari i Rugovës Sak Faslia, të cilin Mustafa Kruja e dekoroi me një dekoratë si simbol i qëndresës kufitare. Ishte kjo hera e tretë që Saku dekorohej për heroizëm dhe për fitore në betejat kundër serbo - malazezëve.
Nishani më të cilë në vitin 1942 u dekorua Sak Faslia nga Kryeministri i Shqipërisë Mustafa Kruja. Nishani ka në mesë 4 shkronja, S. F. B. R. që janë shkurtesa për Sak Faslia Bajraktar i Rugovës.
Më 30 prill 1944 plagoset për herë të dytë bajraktari, por as këtë herë nuk e lëshoi flamurin nga dora. Për plagosjen e tij shkruan edhe shtypi shqiptar i kohës. Kështu p. sh. gazeta "Lidhja e Prizrenit" nr. 13 e vitit 1944 njoftonte për plagosjen e Sakut. Pas shërimit nga plagët e marra, ai vazhdoi qëndrimin në kufi derisa edhe u vra në luftë me malazezët në vitin 1944 në Majë të Smilovicës, aty kah ora 14.00 e qëlloi një predhë e murtajës së dorës. Si tregojnë bashkëluftëtarët, fjalët e fundit të tij para se të vritej ishin: "O kadale cërnogora, se s'ti lëshojmë kurrë këto troje, këtu i thonë Rugovë". Bashkëluftëtarët e vorrosën udhëheqësin dhe bajraktarin e tyre aty ku ra për lirinë e trojeve shqiptare, në kufirin shqiptaro-malazez, në Smilovicë.
Me 3 qershor 2004, me rastin e 60 vjetorit të vrasjes së Sak Faslisë, në një Akademi Përkujtimore, Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova shpalli Sakë Faslinë - Hero të Kombit. kjo faqe eshte akoma ne perpunim...!
Agjencioni FLOART - PRESS
YouTube - The Land of Kelmend
YouTube - Rugova
YouTube - Kosova - Rugova