Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Länder, die Kosova anerkennnen

Tadic: Serbien hat die Mehrheit der Länder im UN-Rat NICHT erreicht um beim Int.Gericht in den Haag über Kosovo-Unabhängigkeit-Legitimität anzusuchen.
 
TV Al-Jazzira, shtëpia mediale numër 1 në botën arabe dhe islame, në mbrëmë (24 shtator ’08), i dha një hapësirë mjaftë të gjerë Dr. Rexhep Bojës, dekan në FSI, për të paraqitur nga dora e parë gjendjen në Kosovë, në opinionin arab, pas shpalljes së mëvetësisë sa saj në Shkurt të këtij viti. Moderatori i njohur Ahmed Mensur në fillim të emisionit të tij - të njohur - “Pa kufij“ dha një pasqyrë të shkurtër por mjaftë konzice rreth historisë së Kosovës, duke tërhequr paralelen e saj që nga koha e sundimit osman e deri në shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt të këtij viti, duke ilustruar edhe përmes hartës së paraqitur në ekran pozitën e saj gjeografike, gjeostrategjike dhe gjeopolitike.

Për më shumë se 50 minuta, sa zgjati emisioni, dr. Boja pati rastin të njoftojë opinionin arab dhe atë islam për gjendjen reale të krijuar në Kosovë, pas ndërhyrjes këtu të forcave të NATO-së, për luftën e saj të drejtë për liri, për të mos lënë anash pa përmendur edhe peripecitë, si dhe sakrificat të cilat i përjetoi ky vend e ky popull gjatë shumë dekadave e shekujve, gjersa arriti ditën e sajë të madhe - ditën e lirisë dhe mëvetësisë, për t`u qeverisur përfundimisht nga qytetarët e vet dhe për të jetuar të lirë dhe me dinjitet.

Ai, përmes kësaj shtëpie të madhe mediale, fitoi të gjitha vendet arabe dhe islame që ta njohin pavarësinë e Kosovës sa më parë që është e mundur, duke u bërë apel që të mos bien viktimë e presionit dhe propagandës së padrejtë dhe të paskrupullt, të cilën po e bënë qeveria serbe dhe ajo ruse tek bota arabe dhe Konferenca Islamike, kundër legjitimiteti të pavarësisë së Kosovës.
“Serbia duhet të heqë përfundimisht dorë nga Kosova dhe ta lë të qetë rrjedhën e saj. Ajo duhet të turpërohet për atë që ka bërë kundër popullit shqiptar të Kosovës për më shumë së 100 vite, duke dëbuar, vrarë, dhunuar e masakruar qytetarët e saj pamëshirshëm”, tha ndër të tjera gjatë bisedës dr. Boja.

Populli i Kosovës çdo ditë, që nga momenti i agimit të ditës e deri në mbrëmje, tha ai, vështrojnë lajmet duke pritur me padurim njohje të reja të cilat mund të vijnë nga vendet arabe dhe islame. Ai bëri apel tek të gjithë investitorët e kësaj pjese të botës, që të investojnë dhe të ndihmojnë Kosovën e cila, siç tha ai, tanimë është vend i lirë dhe i sigurt për zhvillim dhe prosperim ekonomik.

Ai falënderoi popullin dhe qeveritë arabe për ndihmën morale dhe materiale karshi popullit të Kosovës, gjatë ditëve më të vështira të sajë, e sidomos gjatë periudhës së emergjencës, e cila ishte vendimtare për rimëkëmbjen e qytetarëve të saj pas gjithë asaj që kishin përjetuar në luftën e padrejtë nga soldateska serbe.

Me që emisioni ishte i drejtpërdrejtë, Boja u përgjigj në pyetjet e shumë teleshikuesve, të cilat vinin nga shumë pjesë të botës arabe si nga Egjipti, Sudani, Emiratet, Arabia Saudite, Kuvajti etj. /Xh. Hamiti/

RTK
 
Сербиан;763698 schrieb:
Kann jemand den Text übersetzen?

Da steht dass Serbien sich von Kosovo für immer zurück ziehen muss, weil Serben 100 Jahre lang in Kosovo Albaner massakriert,vergewaltigt,ermordert, geplündert etc. hat.
 
Zurück
Oben