Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Länder, die Kosova anerkennnen

Topalli kërkon nga Maroku njohjen e pavarësisë së Kosovës

Tiranë, 20 prill - Pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, kryetarja e Kuvendit priti në zyrën e saj ministren e Shtetit për Punët e Jashtme të Marokut, Latifa Akharbach dhe, gjatë bisedës kërkoi mbështetjen e vendit të saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kryeparlamentarja Topalli tha se Kosova është një rast unik. "Pavarësia e Kosovës është garancia e stabilitetit, paqes dhe e proceseve integruese të rajonit në Perëndim". Shqipëria dhe Maroku bashkëpunojnë në kuadër të Bashkimit për Mesdheun dhe Dialogut Mesdhetar dhe, si dy vende mesdhetare, kanë një mirëkuptim të natyrshëm dhe, kjo është bazë e fortë për thellimin e bashkëpunimit. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe Ministrja e Shtetit të Marokut ranë dakord për fuqizimin e kuadrit ligjor dhe marrëveshjeve, veçanërisht për bashkëpunim ekonomik mes dy vend.
 
Мароко Топали захтева признавање Косова

Тирана, 20. априла - После састанка са министром иностраних послова Косова, Скупштине канцеларија је добила државни министар иностраних послова Марока, Латифа Акхарбацх и током разговора затражио подршку своје земље за признавање Косова . Криепарламентарја Топали је рекао да је Косово јединствен случај. "Независност Косова је гаранција стабилности, мира и регионалне интеграције на Западу." Албанија и Мароко сарадње у оквиру Уније за Медитеран и медитерански дијалог и, као и две медитеранске земље имају природно разумевање, а то је јака основа за наставак сарадње. Председник Скупштине Албаније и Марока државни министар су се сложили да ојачају правни оквир и споразумима, посебно економске сарадње између две земље.
 
Das 67 Land erkennt Kosova an

AKR: Vanuatu e ka njohur Kosovën

Republika e Vanuatu-s është shteti i 67-të i OKB-së që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka njoftuar sot Aleanca Kosova e Re.
Zëvendëskryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për gazetarë, tha se në këtë parti ka arritur nota e njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Vanuatu-s, shtet ky në Oqeanin Paqësor.
AKR-ja ka shpërndarë për media një letër të njohjes së shtetit të Kosovës nga Republika e Vanuatus, e cila i adresohej Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Notën e njohjes e ka dërguar ministri i Punëve të Jashtme i Vanuatu-s, Joe Natuman. Po ashtu, AKR-ja ka shpërndarë dy dokumente që thuhet se e konfirmojnë njohjen e shpallur, para disa ditësh, nga Mbretëria e Swazilandit.


http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,19707
 
Al-Mualla: Njohjet e reja nga bota arabe para vjeshtës


Diplomacia e Emirateve të Bashkuara Arabe ka marrë sinjale pozitive nga vendet arabe dhe islame në lidhje me njohjen e shtetësisë së Kosovës ka bërë të ditur ambasadori i EBA-së në Turqi, jorezident për Kosovë, Khalid Khalifa A. Rashed Al-Mualla.
Sipas tij bazuar në këto përshtypje pritet që mëvetësinë e Kosovës ta njohin disa shtete para stinës së vjeshtës.
"Në secilin rast ne e kemi përcjellë porosinë për njohjen e Kosovës. Në bazë të këtyre angazhimeve kemi pas njohjet nga Arabia Saudite, pastaj Bahreini dhe Jordani. Shpresojmë që do të ketë edhe disa njohje tjera para vjeshtës", ka thënë Al-Mualla, pas takimit me kryetarin e komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.
Diplomati nga Emiratet ka theksuar të ketë dëgjuar qëndrime inkurajuese në lidhje me Kosovën gjatë kontakteve me ambasadorët e shteteve arabe dhe islame të akredituar në Ankara, gjë që sipas tij shton optimizimin për rritjen e numrit të njohjeve në muajt e ardhshëm.
"Ne kemi dëgjuar fjalë të mira nga kolegët tanë ambasadorë në Turqi dhe ata kanë shpreh gatishmërinë për njohjen e Kosovës, dhe tani kjo është çështje e formaliteteve. Sigurisht se vendimi i takon qeverive të atyre vendeve se kur do ta bëjnë publike vendimin për njohje", është shprehur ambasadori Al-Mualla.
Ai ka kujtuar se EBA-ja është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën dhe nuk ka hezituar që këtë t'ia sugjeroj edhe vendeve tjera. "Nga kjo njohje EBA-ja nuk ka pas ndonjë dëm, por e kemi fituar një vend mik dhe këtë porosi po mundohemi që t'ia përcjellim vendeve tjera arabe dhe islame në mënyrë që ti bindim që ta njohin pavarësinë e Kosovës", ka deklaruar Al-Mualla.
Diplomati arab ka pohuar se është i impresionuar me zhvillimet në Kosovë, duke shtuar se EBA-ja është e interesuar që këtë trend ta promovoj në fushën e edukimit, shëndetësisë dhe ekonomisë. "Investitorët që vijnë këtu, jo vetëm që promovojnë ekonominë e këtij vendi, por kanë interes reciprok ngase krijojnë edhe përfitime për vete, pra është interes i ndërsjellë", ka pohuar Al -Mualla.
Në anën tjetër kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka kërkuar nga ambasadori Al -Mualla që EBA-ja të shfrytëzoj autoritetin që gëzon në Ligën Arabe, me qëllim të sensibilizimit të vendeve anëtare për njohjen e Kosovës. Krahas kësaj, Muja ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.
Një ditë më parë ambasadori i EBA-së në Turqi, jorezident për Kosovë, Al -Mualla ka qëndruar në Prishtinë, ku është takuar me zyrtarët më të lartë shtetërorë.
 
haxhiu warum haben uns deine brüder nicht anerkannt ?

ich möchte einen grund

sie stehen doch unter amerikanischer herrschaft und wir albaner sind doch deiner meinung nach alle moselms in kosovo

wo ist das problem ??
 
Zurück
Oben