Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Länder, die Kosova anerkennnen

War das die Annerkennung die Hoxhaj meinte ?

_____________________________________

Joar jetzt haben wir 103 :) Denke mal wir bis ende des Jahres fast 110 schaffen :al1::al1::al1:
 
El Salvador erkennt die unabhängige Republik Kosovo an :al1:



- - - Aktualisiert - - -



Ägypten ist das uns schließlich schuldig. Der Begründer des modernen Ägypten, der das Land in die Unabhängigkeit vom osmanischen Reich führte ist Albaner und die albanische Königsdynastie besteht dort immer noch. Das ist das Minimum was Ägypten für uns tun kann.

Als ich in Ägypten war fragte mich einer vom Hotel von wo ich komme dann sagte ich Albania der sagte so waas waaas Ali Pasha was an Albanian that was the King of Egypt habe mich voll Like a Boss gefühlt.
 
Wieviel brauchen wir??

- - - Aktualisiert - - -

Als ich in Ägypten war fragte mich einer vom Hotel von wo ich komme dann sagte ich Albania der sagte so waas waaas Ali Pasha was an Albanian that was the King of Egypt habe mich voll Like a Boss gefühlt.

Ali Pasha wird voll geehrt in Ägypten. Wenn ein Ägypter über ihn erzählte, dann kamen ihm die Tränen:)
Aber anscheinend seine Söhne die Loser :D
Trotzdem Ali Pasha unser King
 
Deri në fundvit do t’i kemi mbi 110 njohje
Kosova aktualisht ka mbi 102 njohje, ndërsa deri në fund të vitit do të arrij numrin mbi 110, ka thënë zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Kosovapress. Ndërkohë duke folur për koordinimin në këtë drejtim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ai ka thënë se ai është i mirë duke lavdruar punën e tyre dhe të ministrit Hoxha.
POSTUAR 16:51 / 07.07.2013
Kosovapress: Zotëri Pacolli si është koordinimi i juaj rreth lobimit me ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe në çfarë niveli mund të thuhet se është ky bashkëpunim?

Pacolli: Shumë mirë jemi të koordinuar. Ministri Hoxhaj tani ka shumë punë për të bërë. Ne kemi arritur t’i kemi mbi 100 njohje dhe me këto shtete duhet të vazhdojmë lidhja e marrëdhënieve diplomatike dhe kjo nuk i mungon zotëri Hoxhaj. Ai ka vullnetin dhe shkathtësinë me bërë këtë. Është duke punuar mirë. Unë dua të them se kemi një ministri të Punëve të Jashtme shumë proaktive, dinamike dhe punët janë duke shkuar në rregull. Është në koordinim e sipër edhe me departamentin tim dhe ministrin e Integrimeve, kështu që unë besoj që punët janë duke shkuar në rregull.

Kosovapress: Ju shpesh keni keni deklaruar njohje si në rastin e fundit me Tanzaninë, por ato njohje në njëfarë mënyrë po kontestohen nga ministri Hoxhaj?

Pacolli: Jo, jo. Nuk janë kontestuar ato njohje. Ato janë aty. Kanë ardhur dhe normalisht nëse ka pas ndonjë vonesë që të futet në sajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme është vetëm koha në pyetje, por njohjet janë aty dhe ato janë fikse.

Kosovapress: Sa njohje ka shteti i Kosovës?

Pacolli: Unë dua të them se ne kemi mbi 102 njohje që është shumë inkurajuese dhe njohjet do të vazhdojnë. Normalisht në disa shtete ne kemi premtuar se do të hapim edhe zyrat tona diplomatike me të cilat do të nënshkruajmë marrëdhëniet tona bilaterale bashkë me marrëdhëniet diplomatike.

Kosovapress: Si e vlerësoni reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme pas dorëheqjes së ambasadorit, Lulzim Peci?

Pacolli: Unë nuk dua të jem pjesë e këtij debati, për arsye se kam qenë jashtë. Nuk e di si kanë rrjedh punët. Nuk jemi informuar nga zotëri Peci. Ai ka një mendim tjetër. Ministria e Punëve të Jashtme mendon se është dashur të ketë një koordinim të mirë, sidomos me një shtet që posa kemi dërguar një përfaqësues tonin me Serbinë dhe nevojitet koordinim i saktë. Bile, bile orë pas orësh që të ketë në Ministrin e Punëve të Jashtme. Sigurisht ka munguar diçka aty dhe ka ardhur deri te tërheqja e zotëri Pecit nga ai post. Por unë besoj se ai është zëvendësuar dhe nuk do të ngec puna në këtë drejtim.

Kosovapress: Pasi që jeni një nga zyrtarët e Qeverisë që loboni për njohjen e Kosovës, nga cilat shtete mund të pritet njohje të reja?

Pacolli: Unë gjithmonë kam thënë se lobimi është një punë kompleksive. Nuk është një gjë që të shkosh të marrësh dhe të materializosh atë, por është një mori punësh që duhet pas shumë vizitash, sepse duhet lobim edhe tek vet shteti dhe institucioni i atij shteti. Kështu që puna nuk ka munguar. Unë besoj se është bërë punë dhe besoj se këtë vit jam i sigurt që do të kemi mbi 110 njohje.

Kosovapress: Është mbajtur një konferencë për Trepçën, ju si zëvendëskryeministër jeni duke punuar në këtë drejtim. Çka jeni duke menduar të bëni me këtë ndërmarrje?

Pacolli: Kanë kaluar 14 vite dhe po e shihni se puna ka ngec, jo vetëm te Trepça, por edhe në drejtime të tjera të energjetikës edhe te KEK-u e të tjera. Dhe sigurisht këtë ngecje e ka shkaktuar edhe miksmaksi i njerëzve që kanë qenë të involvuar në Qeveritë e Kosovës. Unë besoj se implementimi i reformave ka filluar në forma ekonomike dhe ky debat publik është shumë i rëndësishëm për Trepçën për arsye se bëhet fjalë për një objekt që nuk i takon vetëm Qeverive apo Parlamentit të tanishëm, por do të quaja pronë shpirtërore e gjitha gjeneratave në Kosovë, bile edhe atyre që nuk kanë lindur ende dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Të kemi miratimin e gjithë spektrit politik edhe të përfaqësuesve të grupeve të interesit, të shoqërisë tonë, veteranëve të cilët kanë kontribuar tërë jetë në ndërtimin e Trepçës.

Ne lansuam idenë shumë atraktive, ide konforme të ekonomisë globale, që të trajtohet Trepça në këtë mënyrë, për arsye se Trepça është një gjigant, i cili për shkak të përbërjes saj dhe kapaciteteve që ka duhet të jetë lojtar në tregun global të mineraleve dhe vetmja rrugë për të bërë këtë është veprimi të cilin ne e shpalosëm. Të shohim a do të kundërshtohet nga dikush, nëse kundërshtohet nga dikush do të ishte jo e drejt vetëm të kundërshtohet, por ai që kundërshton duhet të vjen me alternativë më atraktive se kjo.

Normalisht kjo ide është e kushtëzuar prej një platforme ligjore krejtësisht tjetër. Unë personalisht e kam kundërshtuar Ligjin për Trepçën, gjegjësisht Agjencinë e Privatizimit para dy viteve, por mundësitë e mia dhe forca politike nuk lejoj që ai Ligj të bllokohet dhe ka kaluar. Bile me kritika të mëdha, se është se me hamendje janë bërë kritikat se e ka për veti dhe askush nuk është interesuar që ato komente të i marrin parasysh. Ato komente janë ekzakt që i kemi pasur për Ligjin për privatizimin që e bllokojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të Trepçës.

Kosovapress: Çka nënkuptojnë ato veprime, privatizim, koncesionim apo... ?

Pacolli: Trepça nuk duhet të privatizohet. Trepça nuk ka mundësi reale të privatizohet për arsye se nuk ka mundësi askush të jap një çmim nominal. Nëse gjendet një kompani e cila do të vinte me një çmim atraktiv disa miliardësh ne na nuk konvenon ajo, për arsye se në tregun e metaleve ka njëfarë konjukture e cila e dikton edhe vet punën e minierave. Miniera nganjëherë duhet të ndalet, për disa muaj në mënyrë që të ndikosh, në ofertën dhe kërkesën e mineraleve për arsye të rritjes së çmimit të caktuar që i konvenon minierës.
Ajo kompani hipotetikisht po e them 80 % e Kosovës, 20 % e partnerit që donë të krijoj këtë biznes bashkë me ne dhe nuk është e thënë që ata të jenë kompani, por edhe grup menaxhues që vijnë nga sektori bankar, nga sektori strategjik i sektorit minierave, nga sektori i tregut të mineraleve, vijnë nga fusha e auditimit, financierë të spikatur, jurist të cilët do të dinë më së miri të udhëheqin këtë kompani. Gjithmonë flas për kompaninë e jashtme, entiteti i cili do të krijohet jashtë bashkë me menaxherët.

Kosovapress: A ka të tillë që do të vijnë të investojnë në Trepçë?

Pacolli: Njerëzit e kanë në kokë idenë e vjetër do të vijnë investitorë. Asnjëherë Trepça nuk do ta ketë atë investitor që ne e imagjinojmë, sepse për të ardhur në Trepçë duhet të investohen 300-400 milionë menjëherë. Me këtë investim investitori pretendon ose të merr në koncesion krejt ose të blenë atë, sepse ndryshe nuk vjen ai aty. E kjo është problemi që ne duhet të ndahemi prej ideologjisë të shitjes ose dhëniet në koncesion. Ne nuk heqim dorë nga Trepça, nuk dojmë të tjetërsojmë atë.

Kosovapress: Si po shkon puna e koalicioni dhe a jeni të kënaqur pas ndryshimeve që kanë ndodhur?

Pacolli: Vetëm nëse i lirohet fusha veprimit ekonomik, këtë e kam thënë gjithmonë. Kam pritur shumë kohë se ishte formuar edhe radha asisoji problemet me marrëveshjen me Serbinë, problemet me pavarësinë e mbikëqyrur, problemet me veriun dhe tash definitivisht nuk ka më asnjë arsye që të pengohen reformat. Ne e kemi edhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, shumë shpejt do të kemi edhe një debat ekonomik për KEK-u, sepse i njëjti kaos është edhe në KEK. Aty siç e dini çdo kush në Kosovë ka besuar se do të vijë një investitor të investoj 5 miliardë euro për krijimin e 2 megavat dhe askush nuk erdh. Kjo është e pamundur, por ne duhet t’i kthehemi realitetit, të riparojmë ato që i kemi dhe t’i kthejmë në gjendje të akceptueshme dhe të shohim për investime të tjera, se a është i interesuar dikush të investoj 150 apo 200 apo edhe 300 megavat të investoj apo mos po na pret edhe ajo formë që edhe këtë të bëjmë në formë të Partneritet Publiko Privat.

Kosovapress: E thatë që vetëm në qoftë se na lejohet fushëveprimi ekonomik. A po ju lejohet ky fushëveprim?

Pacolli: Unë besoj se po. Edhe ky dëgjim publik është në konkordancë në bashkëveprim me kryeministrin, i cili praktikisht ka dhënë dritë të gjelbër për veprimet që qojnë drejt reformave ekonomike.

Kosovapress: A do të jeni kandidat për kryetar të Prishtinë, në qoftë se jo kush do të jetë kandidati i AKR-së?

Pacolli: Po siç e patë Isa me ka ndjekur prej Prishtinës, një batutë. Ai ka thënë se unë mund të shkoj nëse nuk më pëlqen Prishtina. Është hall i madh se mu Prishtina nuk më pëlqen sepse Prishtinën e ka shkatërruar. Unë dua të jem këtu, unë edhe mundem me shkuar se kam ku të shkoj, por çka me i bë qytetarëve të tjerë dhe duhet edhe Isa të jetë i pajtimit që unë të rrijë këtu edhe pse nuk më pëlqen Prishtina. Dhe në do të mundohemi gjithsesi t’i tregojmë qytetarëve të Prishtinë se ne të AKR-së kemi program praktik, ne të AKR-së dimë të bëjmë reformat me udhëheqjen lokale. Dhe ju garantoj qytetarëve të Prishtinës se po të ishte një njeri i cili do të kishte vullnetin dhe diturinë se Prishtina është minierë e parave dhe Prishtina nuk e meriton këtë gjendje që e ka sot. Prishtina nuk mundet me qenë peng i njerëzve të paditur, Prishtina nuk mundet me qenë peng i njerëzve të korruptuar, Prishtina nuk mundet me qenë e njerëzve që nuk kanë vullnet për të vepruar e ndryshuar gjendjen.

Kosovapress: Nuk më treguat emrin e kandidatit?

Pacolli: Do të ishte mëkat i madh që unë të mendoj dhe krejt energjinë time të konsumoj vetëm në Prishtinë. Por ne do të mundohemi që të gjejmë kandidatin, i cili do të sfidoj Prishtinën dhe atë kandidat të mbështesim me plotë fuqinë që ai të shkon përpara. Sot është primitive shantazhet që njerëzit tentojnë të mi bëjnë e ato krejt si po e shihni edhe thashethemet nuk kanë vend më. Njerëzit duhet definitivisht se pa veprime ekonomike nuk ka ardhmëri, njerëzit duhet të dinë këtë se pa veprime efektive nuk ka ardhmëri dhe ardhmëria nuk mund të krijohet vetëm në premtime dhe në retorikë.

Kosovapress: Thatë që Prishtina nuk duhet të vazhdohet të menaxhohet nga njerëz të paditur, po ia hidhni fajin LDK-së pasi që ajo ka qeverisur 14 vite me Prishtinën?

Pacolli: Unë nuk e kam drejtuar këtë tek profesori Mustafa, tek profesori i nderuar. Unë kam marrëdhënie të mira dhe e respektoj Isën, ka qenë në familjen time dhe shkoj në familjen e tij. Por Prishtina dhe anët e Prishtinës kalojnë mbi respektin njerëzor që e kam unë për profesorin. Por profesori nuk është i vetmi që ka qeverisur me Prishtinën dhe ai si kryetar i komunës nuk është i vetmuar aty. Unë flas për krejt njerëzit e tij, por nëse është gabim edhe Qeveria e Kosovës e cila nuk ka mundësuar Ligjin për Prishtinën edhe këta janë fajtor. Çdo kush që ka vepruar te Prishtina, nuk ka vepruar mjaftueshëm që Prishtina të jetë një qytet i dashur për të. Ju e dini që 1 vit kemi pasur gropa nëpër qytet, qysh ka ecur këmbësori.

Kosovapress: LDK-ja 14 vite ka qeverisur këtë qytet dhe nuk ia hidhni fajin këtij subjekti?

Pacolli: Nuk dua të ia hedh fajin askujt. Dëmi është bërë dhe duhet me riparuar atë dëm. Ne kemi alternativ për me ndal atë dëm që mos të jetë më i madh. Por ajo alternativ është ndryshe dhe bazohet në punë.

Kosovapress: Si janë raportet me LDK-në dhe Vetëvendosjen?

Pacolli: Unë nuk dua të hy në problemet e Vetëvendosjes dhe nuk dua të hy në problemet e LDK-së. AKR-ja është gjithmonë parti liberale, demokratike dhe shumë bukur e profilizuar. Bashkëpunon me partitë motra nëpër Evropë. Parti e cila është e hapur dhe si e tillë e hapur jo vetëm nga dyert e saj, por edhe nga shpirti i saj për çdo kënd që dëshiron të i kontribuoj qytetarit. Nëse këto parti i nevojitet dikush i tillë ne jemi të gatshëm, por ne nuk mundemi me ndryshuar as programin e tyre dhe as veprimet e tyre. Është punë e tyre dhe kështu që ne distancohemi prej veprimeve të tyre, qoftë LDK-ja, AAK-ja apo Vetëvendosja. Ne kemi programin tonë me implementuar. Programi është i qartë dhe esenca e ekzistencës së AKR-së është e vetmja ajo që të jetë pjesë e spektrit politik dhe të mund të i kontribuoj qytetarit të Kosovës, gjegjësisht mirëqenies së tij.

Kosovapress: Çka prisni nga zgjedhjet lokale. Ai prisni ta fitoni ndonjë komunë?

Pacolli: Është hipotetike çka do të bëhet, duke marr parasysh se ne nuk mundemi me ndikuar tek qytetari i Kosovës. Ne i kemi thënë qytetarit të Kosovës, i kemi demonstruar qytetarit të Kosovës se nëse krijohet fuqia politike dhe fushëveprimi ne jemi të aftë me bërë atë, për arsye se nuk na mungon as vullneti, nuk na mungojnë as mjetet dhe as profesionizmi.
 
Der Iran könnte der nächste Staat sein, der das Kosovo anerkennt. Die nötigen Vorbereitungen wurden dazu getroffen, so der ehamilge Berater des stellvertrenden Premieminsters Behxhet Pacolli. Man müsse lediglich nur noch die öffentliche diplomatische Note empfangen.

Irani mund të bëhet shteti i 102-të që njeh Kosovën

31 Korrik 2013

PRISHTINE - Njohja nga shteti i Iranit është gati dhe gjithçka që duhet bërë është që një delegacion kosovar të shkojë në Teheran dhe të marrë notën verbale.

Të paktën kështu pretendon Avni Dervishi, ish-këshilltar i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, i cili para pak kohësh ka qëndruar në Iran, njofton KTV-ja.

Dervishi, me pasaportë suedeze, për tri ditë qëndrimi ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të lartë edhe të Ministrisë së Jashtme të Iranit. Gjithashtu, Dervishi thotë të ketë pasur takime edhe me përfaqësues të Këshillit Mbikëqyrës, një organ mjaft me ndikim në Republikën Islamike të Iranit, të cilët kanë premtuar njohjen.

Ai thotë se ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për zhvillimet pas vizitës së tij në Iran. Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ka mundur të japë një përgjigje të prerë lidhur me këtë.
http://www.balkanweb.com/kosova/2686...en-143439.html
 
Der Ministerpräsident H.Thaci und der Aussenminister E.Hoxhaj haben heute drei Anerkennungen von drei Staaten für die nächsten Tage vorausgesagt. Einer davon soll ein großer islamischer Staat sein. Bei den drei Staaten handelt es sich um einen aus Asien, ein weiterer aus Afrika und ein anderer aus Lateinamerika.

http://gazetaexpress.com/?cid=1,13,121574


Ich wage zu spekulieren, dass es sich bei dem islamischen Staat um den Iran handelt, wie auch in dem letzten Beitrag von mir in diesem Thread im August vorausgesagt.
 
Zurück
Oben