Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Lulzim Basha

Basha: Do të zhvillohen të gjitha lagjet, do t’i jepet fund diskriminimit


Ndonëse qytetarët e Tiranës paguajnë të njëjtat taksa, pavarësisht zonës ku jetojnë, shërbimi që merret nuk është i njëjtë. Mjafton të shikosh zonën e ish-bllokut dhe atë te Kodra e Priftit për të ndjerë diferencën mes investime të pjeshme dhe atyre të munguara. Kjo diferencë është sjellë në vëmëndjen e publikut nga Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha. Në zonën e ish-bllokut Bashës i është bërë me dije se edhe në qendër të qytetit është investuar vetëm në një rrugë.

“Edhe po të ishte i gjithë qyteti si blloku, prapë Bashkia do të kishte aq shumë punë sa nuk do i dilte koha për politikë”, i tha Bashës një banor i Bllokut.

Ndërsa infrastruktura tek “Kodra e Priftit”, nuk ka asgjë të përbashkët me konceptin për një lagje qyteti, ndonëse banorët e kësaj zone paguajë paguajnë të njëjtat taksa si ata që jetojnë në bllok.

“Këtu absolutisht nuk është bërë asnjëlloj investimi, as rrugë, as kanale, të gjitha investimet që shihni këtu i ka bërë vetë komuniteti. Një shi me ra këtu, fëmijët nuk shkojnë në shkollë sepse këtu përmbytet. Kanalet i pastronim vetë me dorë dje ”, i tha Bashës një banor i Kodres se Priftit.
“Shoh vazhdimisht që Bashkia e Tiranës ka dallime midis lagjeve të ndryshme. Taksat i paguajmë njëlloj, atje mbjellin blina këtu mbjellin rrapa” tha një tjetër banor.
Kandidati për Kryebashkiak premtoi se kjo politikë me dy standarte do të marrë fund.

“Taksat Bashkia i mbledh kudo njëlloj, ndërsa shërbimet i ofron vetëm në një pjesë të vogël të qytetit, edhe aty nuk i ofron me cilësi. Në Tiranën që do të ndërtojmë së bashku nuk do të ketë qytetarë të dorës parë, të dorës dytë, dorës tretë, do të ketë vetëm qytetarë të Tiranës. Kjo nuk do të reflektohet me fjalë, por do reflektohet me një shpërndarje të drejtë të shërbimeve dhe investimeve. Shpërndarje e drejtë të shërbimeve dhe investimeve do të thotë që punën ta nisim nga këto lagje të lëna në harresë, të lëna pasdore. Do ta nisim nga këto lagje, por do ta nisim me formulën e bashkëpunimit të pushtetit këtu, me Kryetarin e Njësisë Bashkiake dhe me ju si komunitet. Tirana europiane fillon me lagjet europiane të Tiranës, fillon me shtrimin e rrugëve, me ndërtimin e trotuareve, sipas standarteve, me ujësjellës-kanalizime në cdo lagje, me ndricim dhe gjelbërim”, i siguroi Basha banorët.

Po sot, kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka garantuar se në Tiranë do ti jepet fund diskriminimit. Në një takim me përfaqësues të romëve dhe egjiptianëve në afërsi të “Qytetit të nxënësve”, Basha garantoi se në planin e tij parashikohet strehimi dhe punësimi i tyre njësoj si qytetarët e tjerë të Tiranës. Qytetarët romë dhe egjiptianë u ankuan se ata janë të lënë pas dore dhe nuk përfitojnë nga shërbimet e Bashkisë.

“Unë do punoj fort për prioritetin tim numër një, punësimin dhe mirëqënien e qytetarëve të Tiranës pa diskriminim dhe pa dallim”, tha kandidati për kryebashkiak në Tiranë.

Basha tha se në programin e tij një vend të veçantë zë edhe mjedisi dhe përmirësim rrënjësor i kanalizimeve të Tiranës.




Basha: Do të zhvillohen të gjitha lagjet, do t?i jepet fund diskriminimit | ABC News
 
Bino: Alarmi, Tirana gjelbërim 2.8 m²/banor, kur norma është mbi 7 m²/banor


“Rama deklaroi dje se në sajë të tarifës së gjelbërimit, ka mbjellë 55 mijë pemë, ndërkohë që Parku i Liqenit Artificial ka gjithë-gjithë 30 mijë pemë.

Pra, sipas z.Rama duhet të kishim edhe një tjetër park të Liqenit! Ku është ky park?”.

Ky ka qenë reagimi i zv/ministrit të Mjedisit, Taulant Bino, lidhur me deklaratat e kryebashkiakut Rama për hapësirat e gjelbra.

“Ai vazhdon të na gënjejë edhe sot. Tirana jonë ka vetëm 2.8 m2/frymë ndërkohë që sipas rregullores së Urbanistikes, norma minimale e gjelbërimit është 7 m²/banor.

Sot Tirana ka 35% më pak se në vitin 2005 dhe 58% më pak se premtimi për vitin 2008”, tha Bino.

Duke shtuar se hapësirat e gjelbra janë reduktuar, ndërkohë që taksa e gjelbërimit vetëm në dy vitet e fundit është rritur 250-300%.

Të ardhurat e Bashkisë nga taksa e gjelbërimit në 4 vitet e fundit shkojnë në rreth 17 milionë dollarë, nga këto 6.4 milionë dollarë vetëm në 2010, 5.7 milionë në 2009, 3.5 milionë në 2008 dhe 2 milionë në 2007.

“Ku janë përdorur 17 milionë dollarët? Sigurisht jo në gjelbërim, por patjetër që janë përdorur në mitingje elektorale.

Sot, sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, përpjesëtimi mes betonit dhe hapësirës së gjelbër është në nivele alarmante, 180 metër katrorë beton për 2.7 metër katrorë hapësirë të gjelbër, për çdo banor të Tiranës.

Sot, Bashkia e Edi Ramës i ka dhënë çdo fëmije të Tiranës vetëm 1.5 cm katrore hapësirë rekreative, ndërkohë që ata kanë nevojë për 1.5 metra katrorë hapësirë.

Kjo situatë duhet të ndryshojë. Ne nuk kemi nevojë për një kryebashkiak që synimin e vetëm të tij ka betejën politike kombëtare, neve na duhet një kryebashkiak për qytetin!”, përfundoi ai.



Bino: Alarmi, Tirana gjelbërim 2.8 m²/banor, kur norma është mbi 7 m²/banor | ABC News

Po e shef politiken fasade e rames, shoq ?

Das Rot markierte trifft 100000% zu !
 
Zurück
Oben