KS_Drenica
Neuling
Ja genau vorsicht jetzt komm das Top Talent aus Albanien::: Ervin Skela der bei TuS Koblenz spielt.
Neuer Albo Talent
Turko-shqiptari hyn në histori të futbollit zviceran - Kosovë - Koha Net
Turko-shqiptari hyn në histori të futbollit zviceran
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Endogan Adili ka hyrë në histori të kampionatit të Zvicrës. Ai të enjten mbrëma u bë futbollisti më i ri që shënoi gol në elitën e futbollit helvetik. Disa mediume në Zvicër kanë shkruar se Adili është futbollisti më i ri që ka shënuar gol në ligat më të forta evropiane, pas luftës së dytë botërore. 15-vjeçari Adili ka shënuar golin e katërt për Grasshopperin që fitoi 4:1 si mysafir kundër Aaraut. Adili shënoi në minutën e 85-të, ndërsa në lojë hyri në minutën e 76-të. Ky ishte edhe debutimi i tij në kampionatin zviceran. Adili ka lindur në Zvicër, por nënën e ka nga Kosova. Këtë e ka bërë të ditur bashkëlojtari i tij në Grasshopper, Vullnet Basha.
"Babai i tij është turk, ndërsa nënën e ka nga Kosova. Më ka thënë se di të flasë edhe shqip", ka thënë Basha.
Të enjten në Superligën e Zvicrës gola kanë shënuar: Orhan Mustafi (Aarau), Admir Mehmedi (Zuerich), Pajtim Kasami (Bellinzona) e Burim Kukeli (Luzern). Kristian Nushi (St. Gallen) ka asistuar.
![15-endogan4.jpg](http://www.koha.net/repository/images/15-endogan4.jpg)