Kosovo un Albanien planen ein neues Energieprojekt und das soll die linie soll 400 KW sein und das wird ein Ende dem Energie"Abhängigkeit" von Serbien bedeutet und das ganze wird nur 70 Mio Euro kosten.
Pas autostradës, linja energjetike
Pas ndërtimit të autostradës Prishtinë – Durrës, një projekt aq i madh dhe me rëndësi është linja energjetike Kosovë – Shqipëri. Ndërtimi i kësaj linje 400 kilovoltëshe do t`i japë fund varshmërisë energjetike të vendit tonë nga Serbia. Krejt kjo, të dy shteteve, do t`u kushtojë 70 milionë euro
Nga Zekirja Shabani më 31.01.2009 në ora 8:45
Deri në vitin 2012, Kosova do t`i japë fund varshmërisë energjetike nga Serbia. Hapi i parë është hedhur të premten, me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet dy operatorëve të sistemit të transmisioneve, KOSTT të Kosovës dhe OST të Shqipërisë, për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të transmisionit energjetik mes dy vendeve.
Ndërtimi i linjës prej 238 kilometrave do të kushtojë buxhetit të dy shteteve së bashku - 70 milionë euro, 37 prej të cilave do t`i paguajë Kosova dhe 40 milionë do të investojë Banka Gjermane për Zhvillim. Sipas planit, punimet për ndërtim do të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm.
Drejtori i KOST-it, Fadil Ismajli, tha se me këtë projekt Kosova do të inkuadrohet në rrjetin ndërkombëtar të transmisionit dhe bashkë me Shqipërinë do të jenë lider të eksportit të energjisë në Evropë. Më e rëndësishmja, sipas tij, është se po bëhet hapi i parë i zvogëlimit të ndikimit të operatorit serb në interkoneksion.
Deri më tash KOSTT`i vlerëson se humb miliona euro nga operatori i Serbisë për shkak të pretendimeve të këtij vendi për pronësi mbi asetet transmetuese të energjisë elektrike.
“Pasi që Kosova shumicën e rrymës e prodhon nga burimet termo, ndërsa Shqipëria nga ato hidro, kjo marrëveshje do të mundësojë shfrytëzimin racional të kapaciteteve të energjisë elektrike dhe shkëmbimin më të madh të kësaj energji në mes të dyja vendeve”, ka thënë Ismaili.
Pas autostradës Prishtinë – Durrës, ndërtimi i linjës 400 kilovoltëshe, sipas drejtorit menaxhues të OST-së, Ymer Balla, është projekti më i rëndësishëm mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Me ndërtimin e kësaj linje, po ndërtojmë autostradën energjetike”, është shprehur Balla, duke shtuar se do të ketë shfrytëzim reciprok të kapaciteteve të energjisë.
Sipas tij, Shqipëria së fundmi ka investuar në projekte të mëdha energjetike me vendet e saj përreth dhe është duke e ngritur kapacitetin prodhues të hidrocentraleve.
Ndërkaq, ai pohon se Kosova me ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”, do të bëhet faktor energjetik në rajon.
Balla ka pranuar se po synojnë të jenë lider në këtë fushë në të ardhmen, pasi që kërkesa për energji në Ballkan është në rritje.
“Me ndërtimin e termocentralit të ri në Kosovë, linja 400 kilovoltëshe merr rëndësi të madhe për Ballkanin. Rryma që do të bartet nga kjo linjë nuk do t’i shërbejë vetëm dy vendeve tona, por edhe gjithë rajonit nëpërmjet liberalizimit të tregut”, ka thënë Balla.
Këtë e ka mbështetur sekretari i parë në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, Florian Bulica, duke thënë se Shqipëria do të jetë eksportuese e madhe e energjisë.
Ndërsa zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha, ka thënë se ndërtimi i kësaj linje ngrit sigurinë dhe besueshmërinë e sistemeve energjetike te të dyja vendeve dhe po ashtu ndikon në zhvillimin e tregut energjetik.
“Ndërtimi i linjës 400 kV Kosovë Shqipëri do të mundësojë shkëmbimin më më madh të energjisë në mes të dyja vendeve, sidomos pas ngritjes së kapaciteteve gjeneruese të planifikuara në Kosovë të bazuara në linjit si dhe kapaciteteve gjeneruese hidro në Republikën e Shqipërisë”, ka pohuar Rexha.
Gazeta Express