N
Nonqimi
Guest

E mërkurë, 16 Prill 2014
Studiuesja shqiptare merr çmimin ndërkombëtar “EA of Nuclear Medicine”

Ndonëse thuajse e panjohur në Shqipëri, Egesta Lopçi është specializuar në 2011 për mjekësi nukleare dhe është mjaft e angazhuar në fushën kërkimore onkologjike në Itali, thuajse për të gjitha llojet e tumoreve, pranë ” Humanitas Clinical and Research Center” në Milano.
Ajo është autore e 75 artikujsh të ndryshëm shkencorë, ndërsa është specializuar edhe në Hollandë e Britaninë e madhe për onkologjinë pediatrike.
- - - Aktualisiert - - -
[h=1]Një ministër nga Tirana agjendën e takimeve në Preshevë e fillon me Stankovicin[/h]

Një takim ironik i Veliajt me Zoran Stankovicin, mu sot, kur Presheva ndërpreu biedimet me Serbinë ?!
Edi Rama, siç është paralajmëruar, së shpejti do të vizitojë Serbinë, me ç’rast me kryeministrin e këtij vendi, do të bisedojnë për avancimin e marrëdhënieve ekonomike të të dy shteteve. Nga burimet diploamtike agjencia “Presheva Jonë” ka mësuar se Velijaj sot ishte në Preshevë me msonit, për t ja qelur “meqavën” shefit të tij në qeveri nga Tirana deri në Beograd. Këtë deshmon edhe Stankovic sipas të cilit agjenda pë një takimin me Veliajn ishte paraparë para dy jave, kur MPJ paralajmëroi vizitën e Ramës në Beograd.
“Veçmas kemi diskutuar për bashkëpunimin lidhur me arsimimin e shqiptarëve në jug të Serbisë, për arsye se Këshilli Nacional i Shqiptarëve e ka propozuar këtë, ndërsa Ministria serbe e Arsimit ka pranuar 18 tekste në gjuhën shqipe”, ka deklaruar Stankoviq për agjencinë Beta. (“Posebno smo razgovarali o saradnji vezanoj za obrazovanje Albanaca na jugu Srbije, s obzirom na to da je Nacionalni savet Albanaca predložio, a Ministarstvo prosvete prihvatilo korišćenje 18 udžbenika na albanskom jeziku“)
Sipas fjalëve të tij, pala serbe ka shprehur interesimin për avancimin e bashkëpunimit dhe të shfrytëzimit eventual të më shumë teksteve nga Shqipëria, nëse përmbajtja e tyre kalon kontrollin e Ministrisë së Arsimit.
Stankovic sikur me shumë njerëz nga Tirana e Presheva edhe me Veliajn ka biseduar për nostrifikimin e diplomave të Universiteteve shqiptare, por deri tash nuk eshte berë asgjë përvec fjalëve