Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Nachrichten aus Albanien

Und sowas will in die EU ...
Ja, und sowas ist in der EU:
76.534.422


:bussi:

- - - Aktualisiert - - -

Parlamenti kujton masakrat ndaj çamëve
26/06/2014






Opozita është përfaqësuar në Kuvend vetëm me 5 deputetët e PDIU, që nuk i janë bashkangjitur vendimit të demokratëve për të bojkotuar Kuvendin në shenjë proteste për përjashtimin për 10 ditë të ish-kryeministrit Berisha.

Të gjithë deputetët e kësaj force politike kanë marrë fjalën këtë në seancë, për të përshëndetur vendimin për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, vendim që për kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi merr edhe një tjetër vlerë, atë për zgjidhjen e çështjes çame.

Sa më afër Europës, aq më afër lirive demokratike dhe të drejtës, tha Idrizi, në javën që shënon 70-vjetorin e genocidit grek ndaj shqiptarëve të çamërisë.

“Dua të inkurajon zotin Rama, zotin Meta dhe zotin Bushati që të kuptojnë se ne nuk mund t’u japim shqiptarëve shumëçka, por u kemi borxh atyre t’u japim dinjitetin. Dhe unë jam i bindur se kjo do të jetë një qeveri dinjitoze”, deklaroi Idrizi.

Kreu i PDIU deklaroi se janë shqiptarët e çamërisë më të interesuarit për zgjidhjen e kësaj çështjeje me Greqinë. “Ne s’mund të pranojmë që Greqia të përfaqësojë në mënyrë ekskluzive Perëndimin dhe të mbajë çelësat tanë të integrimit. Dinjiteti shërben më shumë se servilizmi dhe intimidimi”, u shpreh Idrizi.

Genocidi grek mbi çamërinë, sipas Idrizit, që kërkoi një minutë heshtje, la 2.700 të vrarë, 3 mijë të vdekur gjatë rrugës për në Shqipëri dhe 50 mijë të shpërngulur, ndërsa prej 70 vjetësh ka mbetur e pazgjidhur çështja e pronave të shqiptarëve të çamërisë. / Top Channel
 
Zurück
Oben