[h=1]Tiranë, shembet shatërvani tek “Nënë Tereza”, restaurimi për pritjen e Papës[/h]Bota Sot | 09.08.2014 20:00
Me rastin e vizitës së Papa Françeskut në 21 shtator, Bashkia e Tiranës ka nisur restaurimin e sheshit “Nënë Tereza”.
Punimet e Bashkisë së Tiranës nisën këtë të premte, në sheshin ku Papa do të mbajë meshën hapur për qytetarët shqiptarë.
Ndërhyrja ka nisur me heqjen e shatërvanit, i cili do të zëvendësohet me një pasqyrë ujore që do t’i japë sheshit një tjetër pamje.
Projekti parashikon restaurimin e fasadave të godinës së Universitetit Politeknik, asaj të Rektoratit dhe riveshjen e shkallëve në tri anët e sheshit “Nënë Tereza”.
Ndërhyrja e Bashkisë do të konsistojë edhe në zgjerimin e trotuareve, rishikimin e linjave të trafikut, sikurse edhe në vendosjen ndriçimit dhe gjelbërimit.
Ndërhyrja kryhet falë një fondi prej 3.3 milion dollarësh, miratuar në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës.
Burime pranë Bashkisë së Tiranës thanë se punimet do të jenë intensive dhe do të kryhen gjatë muajit gusht dhe ditëve të para të shtatorit, në mënyrë Sheshi “Nënë Tereza” të jetë gati për të mirëpritur vizitën e Papa Françeskut.
- - - Aktualisiert - - -