Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Nachrichten aus Mazedonien

Status
Für weitere Antworten geschlossen.
Shqiptarët në protestë kundër diskriminimit në Maqedoni

Para selisë së Komisionit Evropian (KE) në Bruksel të mërkurën pasdite u mbajt protesta e paralajmëruar ditë më parë, e organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për Benelux, me moton “Stop dhunës dhe diskriminimit të shqiptarëve”.
Në protestë, në të cilën morën pjesë mijëra shqiptarë, folën disa bashkatdhetarë, aktivistë të Këshillit si dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së. Gjatë fjalimeve të tyre pjesëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar për Benelux protestuan para institucioneve europiane, duke ngritur zërin lartë kundër dhunës dhe diskriminimit të shqiptarëve në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
“Po ashtu u cek se duke parë rrjedhojën e zhvilimeve të fundit ne IRJM nuk përjashtohet mundësia që e gjitha kjo situatë të jetë një skenar i qarqeve të caktuara sllavomaqedone, të cilët duke aluduar (por në të vërtetë duke u gënjyer) me atë se do ta kenë të lehtë të përballen me shqiptarët, tentojnë të nxisin konflikt të ri ndëretnik, gjegjësisht konflikt shqiptaro-maqedon”, tha kumanovari Agron Mehmeti, i cili jeton në Belgjikë dhe ka marrë pjesë në protestë.
Në tubim po ashtu u bë e ditur se shqiptarët nuk janë të interesuar për çfarëdo lloj konflikti të ri dhe se janë për zgjidhje paqësore të të gjitha problemeve që mundë të shfaqen.
 
Kambovski: Nëse kërkohet, do të shqyrtojmë Enciklopedinë

Enciklopedia do të shqyrtohet në marrëveshje me akademikët shqiptarë, nëse kjo kërkohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ka bërë të ditur kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, akademik Vllado Kambovski.
Ai ka konfirmuar se do të formohet Këshilli i akademikëve nga Maqedonia dhe Shqipëria për të biseduar në aspektin shkencor lidhur me shumë problematika, përfshi këtu dhe enciklopedinë.
"Pesë anëtarë të Maqedonisë dhe pesë anëtarë të Shqipërisë do të përbëjnë Këshillin për bashkëpunimin e ndërsjellë. Ai Këshill do të ketë takimin e parë në qershor, ku do të duhet të diskutojë për shumë çështje. Nëse aty hapen çështjet në lidhje me përmbajtjen e disa pjesëve të caktuara të Enciklopedisë, do të bisedojmë për to", ka deklaruar Kambovski.
 
Wir sind aus den Bergen in Mazedonien eingewandert habe ich mal gehört :D, waren also nie ansässig in MK, wie gesagt hab nur davon gehört.
 
Übersetzungen Bitte - zumindest die Überschrift, Links sehe ich auch keine.
 
Status
Für weitere Antworten geschlossen.
Zurück
Oben