Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Namaz-protesta në Prishtinë luhat përkushtimin amerikan

Status
Für weitere Antworten geschlossen.
Das weist du besser als ich

Ich hab keine Bilder oder ein Video davon gesehen..
Immer wenn ich mir Videos von Protesten ansah,
waren die leute normal gekleidet, einige haben sich nen Bart wachsen lassen.

Wenn von islamischer kleidung gesprochen wird, kann ich mir so Gewänder vorstellen sonst nicht viel :D
 
KMDLNj e sheh të rrezikshëm politizimin e fesë në emër të lirisë së saj

29kmdlnj_2906111156_1.jpg
Publikuar: 29.06.2011 - 11:57



Prishtinë, 29 qershor - Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë po monitoron me vëmendje zhvillimet që kanë të bëjnë me kërkesën për ndarjen e një lokacioni për ndërtimin e një xhamie në kryeqytet, e parashtruar edhe nga BIK u por edhe nga besimtarët e besimit islam. KMDLNJ përmes një komunikate për media thekson se kjo kërkesë tash është sforcuar edhe me demonstrim publik, siç është falja e xhumasë ditëve të premte në udhëkryqin, afër Kuvendit të Kosovës, duke e bllokuar atë. Protesta e fundit përfundoi me intervenimin e Policisë së Kosovës, në përpjekje të kësaj për të zhbllokuar rrugën. Me këtë rast pati një reagim agresiv nga disa besimtarë dhe policia përdori gazin lotsjellës.

Falja e Xhumasë tashmë e shndërruar në protestë është organizuar nga shoqata “Bashkohuni”, ndërsa nuk është përkrahur nga BIK-u. KMDLNj mendon se veprimet dhe aktivitet që është duke i ndërmarrë kjo shoqatë janë tendencë për të politizuar këtë çështje. Politizimi i fesë në emër të realizmit të lirisë së religjionit është një tendencë e rrezikshme dhe e papranueshme. Është e dukshme se disa individë nga kjo shoqatë janë duke kërkuar mundësinë që përmes këtyre formave të protestave të kundërshtojnë Bashkësinë Islame të Kosovës dhe promovohen politikisht. Një tendencë e tillë vërehet edhe te disa klerikë fetarë, të cilët me deklarimet dhe veprimet e tyre skandaloze po ndikojnë në tensionimin e situatës duke kontribuar në përkeqësimin e saj. KMDLNj mendon se kësaj i kanë kontribuar edhe institucionet, të cilat me disa nga veprimet dhe premtimet e tyre janë duke i kontribuar një politizimi të tillë
 
Status
Für weitere Antworten geschlossen.
Zurück
Oben