Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Nikolic droht mit Krieg

Thaçi: Serbia do të mbetet me Pashallëkun e Beogradit

Atdhe_Mulla_Hashim_Thaqi_Interviste_076_71712.JPG



Nga Express 24 Korrik 2012 14:25

  • Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur deklaratave të Presidentit serb, Tomisllav Nikolic, i cili ka thënë se nuk e përjashton luftën për t`a rikthyer Kosovën nën Serbi.
    Shefi i Qeverisë së Kosovës ka thënë se ai do të jetë në krye të betejës në rast se Nikolic pretendon të hyjë në luftë me Kosovën.
    “Unë sot i përgjigjem përsëri se në rrethanat çfarë ai pretendon përsëri unë do të jem në ballë të betejës për t`u larguar Nikolic humbës dhe i turpëruar nga çfarëdo aventurë e re e tij në raport me Kosovën”, ka thënë Thaçi, në një konferencë të mbajtur sot në aeroportin “Adem Jashari”
    Ai ka thënë se në rast se Serbia hynë edhe një herë në luftë, atëherë krejt shteti serb do të koncentrohet në Beograd, duke mbetur vetëm si “Pashallëku i Beogradit”.
    “Por, çdo aventurë e tij e re në raport me Kosovën nënkupton se ai do ta harroj Kosovën por duhet të mendoj më tepër për Pashallëkun e Beogradit”, ka shtuar ai.
    Ai ka folur edhe për takimin që ka pasur me Sekretarin e OKB’së në aeroport dhe ka thënë se i ka treguar për arritjet dhe sfidat që e presin Kosovën.
    Kryeministri Thaçi nuk e ka mohuar një dialog të ri për Veriun, por ka përsëritur disa herë se njëherë duhet zbatuar marrëveshjet për të ecur më tutje në çështje të tjera.
    “Implementim, implementim, implemetim”, ka thënë Thaçi, dhe ka thënë se pastaj do të vazhdoj dialogu me serbët e Veriut.

:emir:

nuk kuptoj :emir:
 
Thaci hat gesagt , dass wenn Nikolic seine Truppen anch Kosovo schickt , er sich nicht nur Kosovo abschminken kann , sondern sich lieber um Belgrad kümmern , dass nur seinen Pashaluk besitzen wird.
Damit meint er auch , Nikolic soll sich lieber um die Bomben über Belgrad kümmern.
 
Zurück
Oben