MIC SOKOLI
Gesperrt
komischerweise ist die einzigste Kirche in meinem dorf eine katholische gewesen....
die serben haben die nie benutzt.
Nach dem 2wk haben serbien diese alte kirche abgebaut und woanders wieder aufgebaut.
ab da an war sie natürlich schon immer serbisch.
die albaner sind geblieben, die kirche auch, die geschichtsfälscher sind nach dem umbau gegangen.....
Die kath. Kirche widerlegt die serbische geschichtsfälschung, die meisten Kirchen wurden umgebaut und sind albanisches Eigentum.
Die Kirche in Gracanica ( erbaut im jahre VI-XI) wird auch als Bestandteil der katholischen dardanischen kirche in briefen des Papstes Klemes VI genannt.
Sie gehörte zum Bistum Ulpiana.
Erst der serbische König ließ diese im Jahre 1316 umbauen.
Die Kirche in prizren und Decan, auch umgebaut.
Kisha Katolike Shqiptare
die serben haben die nie benutzt.
Nach dem 2wk haben serbien diese alte kirche abgebaut und woanders wieder aufgebaut.
ab da an war sie natürlich schon immer serbisch.
die albaner sind geblieben, die kirche auch, die geschichtsfälscher sind nach dem umbau gegangen.....
Die kath. Kirche widerlegt die serbische geschichtsfälschung, die meisten Kirchen wurden umgebaut und sind albanisches Eigentum.
Meqë, historiografia jonë, e udhëhequr nga politika e ditës, deri vonë e heshti këtë çështje, njoftimet spekulluese statistikore serbe, që u përmendën më sipër, gjetën përkrahës edhe në botë. Duke u gjendur përballë spekullimeve të këtilla, kohëve të fundit, një pjesë e studiuesve tanë të shquar, si p.sh.: Gaspër Gjini, Skënder Rizaj, Zef Mirdita, Shan Zefi, Fejaz Drançolli e ndonjë tjetër, me rezultatet objektive të tyre, nisën t'i shembin pikëpamjet instrumentalizuese të historiografisë serbe, rreth çështjes së monumenteve të kultit të krishterë.
Nëse shikohen me kujdes burimet historike të kohës, si dhe gjetjet arkeologjike, është e qartë se këtu kemi të bëjmë me përvetësimin serb të monumenteve të kultit iliro-shqiptar të periudhës romake e bizantine, një dukuri që është bërë praktikë që nga koha e sundimit Nemanjic. Me fjalë të tjera, monumentet kryesore të kultit të krishterë në Kosovë, të cilat sot konsiderohen kisha apo manastire ortodokse serbe, si Kisha e Manastirit të Deçanit, Graçanica, Shenjtorët Mihal e Gabriel në rrethe të Prizrenit, Kisha e Zojës Prenë në Prizren, kompleksi i Patrikanës së Pejës, Kisha e Shën Shtjefnit në rrethet e Mitrovicës, janë të moçme, si për shqiptarët autoktonë, ashtu edhe për serbët pushtues në Kosovë, meqë deri më sot, nga studiues seriozë, askush nuk e mohon faktin se kishat dhe manastiret në fjalë janë ndërtuar, rindërtuar apo meremetuar mbi themelet e monumenteve të moçme të periudhës romake e bizantine.
Die Kirche in Gracanica ( erbaut im jahre VI-XI) wird auch als Bestandteil der katholischen dardanischen kirche in briefen des Papstes Klemes VI genannt.
Sie gehörte zum Bistum Ulpiana.
Erst der serbische König ließ diese im Jahre 1316 umbauen.
Die Kirche in prizren und Decan, auch umgebaut.
Këtej, Manastiri i Graçanicës, sipas njoftimeve burimore historike dhe gjetjeve arkeologjike gjatë viteve 1957, 1963 dhe 1964, është një bazilikë e ndërtuar midis shek. VI–XI. Kjo bazilikë ishte qendër e ipeshkvisë së Ulpianës dardane. Pas rrënimit të saj, mbi themelet e anijatës së mesme u rindërtua një kishë kushtuar Zojës së Bekuar të Graçanicës. Ka të ngjarë se po kjo kishë të përmendet në letrën e papës Benedikti XI, në vitin 1303, si kishë famullitare katolike. Mbi këtë kishë, mbreti nemanjid Milutini, rindërtoi Manastirin e Graçanicës rreth vitit 1316.
shtë e njohur se në qytete, tregje dhe afërsi të minierave të Kosovës, së bashku me shqiptarët vendas dhe pushtuesit serbë, bashkëjetonin edhe mijëra kolonistë të krishterë katolikë nga Raguza, Kotorri dhe qytete të tjera bregdetase të Adriatikut. Njoftimet zyrtare të kançelarive dhe noterive, që vijnë nga këto qendra, sidomos kur bëhet fjalë për veprimtarinë ekonomike dhe organizimin e jetës në koloni, dëshmojnë edhe për ekzistencën e dhjetra kishave, kuvendeve e katedraleve të krishtera katolike në kolonitë e tyre. Këtej, në Prizren, qendër e ipeshkvisë së kishës katolike, sipas shumë dokumenteve, mund të ndiqet jeta kishtare. Këtu përmenden kishat e krishtera katolike, si Kisha e Shën Pjetrit, Kisha e Zojës Mëri dhe Kisha e Shënkollit Edhe pse Prizreni ishte qendër ipeshkvnore, gjatë shekujve XIV-XV, Novobërda, me potencialin e madh ekonomik bëhet fidanishte, nga dolën emra të shquar jo vetëm të kishës papnore, por edhe burra të ditur në lëmenj të shkencës, letërsisë dhe arteve figurative. Gjatë shekujve në fjalë, në këtë qytet të madh ekzistonte Kisha Katedrale, kisha sase – Santa Maria de Nuovamonte, Kisha e Shënkollit dhe shumë kisha të tjera në rrethet e qytetit. Kisha katedrale e Novobërdës ishte shumë monumentale dhe zotëronte dy pjesë: pjesa e vjetër në Perëndim dhe pjesa tjetër në Lindje. Meqë kisha në fjalë nuk i takonte ritit ortodoks serb, fati i kësaj godine monumentale ka mbetur në mëshirën e kushteve natyrore. Në muret e rrënojave të katedrales vërehen sot fasadat e larmishme dhe pikturat. Për nga monumentaliteti, me të mund të krahasohet Kisha e Manastirit të Deçanit. Muret e kishës sase – Santa Maria de Nuovamonte-të ruajtura në lartësi 1 m. mbi sipërfaqe të dheut, provojnë se ky monument është konceptuar sipas mënyrës së tipit të Kuvendit Françeskan dhe Kuvendit Dominikan në Raguzë. Pranë katedrales janë gjetur edhe tri kisha të tjera katolike. Në katedrale dhe në portën e saj janë zbuluar disa qindra varreza. Nga vargu i tyre mund të përmendet edhe varri i Mitropolitit të Lipjanit, i cili kishte ikur nga Lipjani për t'u strehuar në Novobërdë me rastin e sulmeve osmane në vitin 1383. Kishën sase apo kishën e Zojës së Bekuar e përshkruan edhe Marin Bici, në fillim të shekullit XVII. Sipas tij, pranë qytetit, gjendet Kisha e madhe dhe e bukur kushtuar Zojës së bekuar, e cila mund të pranonte më se 3000 besimtarë. Kjo kishë ishte e zbukuruar me piktura shumë të bukura.
Kisha Katolike Shqiptare