Veterniku ne kohen e shkavit
veterniku sot
Ne foton e dyte kjo pjesa e majt ka ndryshu prap, tash aty eshte ndertu kompleksi banesor "Lesna" dhe perpara eshte duke u ndertu oborri i nderteses:
KB "Lesna"
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
- - - Aktualisiert - - -
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Lindita Canolli | 07-09-2012 09:50 CET
Hamami i Madh i Prishtinës, objekt që gjendet në qendër të Prishtinës, deri para pak kohësh ishte shndërruar në deponi të mbeturinave dhe vend “strehim’, për narkomanët.
Më në fund ky objekt kulturor për të cilin Komuna e Prishtinës ka investuar hiç më pak se 756 mijë euro, po rinovohet.
I pari i Prishtinës, Isa Mustafa, gjatë një vizite që dje u bëri dy monumenteve të rëndësishme kulturore që po rinovohen , Hamamit dhe Xhamisë së Çarshisë, ndër të tjera tha se pas përfundimit të punimeve për renovimin e Hamamit , që pritet të kryhen për 180 ditë , ai do të shndërrohet në muze të qytetit. Kryetari tha se me investimet që Komuna ka bërë në Hamamin e Qytetit dhe Xhaminë e Çarshisë , këtyre monumenteve është duke iu rikthyer vlera kulturore. Ai madje shtoi se me investime të tilla, Komuna do të vazhdojë edhe në objekte tjera të rëndësisë së veçantë në Prishtinë.
Hamami i Madh i Prishtinës i ndërtuar në shekullin e pesëmbëdhjetë si pjesë themelore e kompleksit të Xhamisë së Mbretit, me renovimin që është duke iu bërë , do të ngjallë vlerat që i ka.
Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Vlora Dumoshi, tha dje se që nga fillimi e deri më tash në punët për rekonstrumin e Hamamit ka investuar vetë Komuna e Prishtinës.
“Kompania e zgjedhur për rekonstruktimin e Hamamit është “Daja Rrah”, e cila tashmë është në fazën përfundimtare të punimeve që do të përmbyllen së shpejti ”, thotë drejtoresha Dumoshi. Sipas saj, me vendimin që ka marrë Komuna, Hamami do të jetë objekt në funksion të qytetarëve, në funksion të kulturës duke u shndërruar në muze dhe galeri.
Lidhur me Hamamin, punimet që po bëhen aty dhe mundësinë e vënies së tij në funksion të jetës kulturore të kryeqytetit, në një prononcim të mëhershëm që ka dhënë për “Zërin”, shefja e sektorit në Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Valbona Shujaku ka thënë se janë edhe disa ndërtime brenda tij, disa dyqane të panevojshme dhe hapësira që duhen demoluar. Kompania “Daja Rrahë” që kishte fituar tenderin për Hamamin, ka marrë 419.000 euro për ta bërë restaurimin e fundit të Hamamit, pas dy fazave të para, gjegjësisht pastrimit të Hamamit, të cilin e ka bërë kompania “Arda Rei” në vlerë prej 80.000 eurosh dhe ndërtimin e kupolave në vlerë 290.000 euro, punime të cilat i ka kryer kompania “Valoni”.
Në hamamin e dikurshëm që tani po shndërrohet në muze pritet të jenë edhe disa hapësira për performanca klasike, hapësirë për konferenca dhe një pjesë e ekspozimit të artefakteve. Po ashtu aty planifikohet të jetë edhe muzeu i neolitit ku do të ekspozohen punime të ndryshme dhe pjesa e galerisë së qytetit.
http://www.zeri.info/artikulli/27/27...it-behet-muze/