Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren
  • Viel Erfolg, Glück, Frieden, Gesundheit und mögen Eure Träume in Erfüllung gehen
    Wünscht das BalkanForum-Team

Prishtina - Bauprojekte

Rrethrrotullimi



28.02.2011

urad.jpg


ura1.jpg

Arbenit (SSC)
 
diese korrupten schweine sollen erstmal die straße von malishev nach prishtin fertig machen
ich würde mich nicht wundern wenn die auch schon nach einem jahr kaputt ist
 
Hast recht, aber man sollte erst die Hauptstadt "nbisschen" Aufbauen... Prishtina sieht im moment wie ein überdimensional großes Dorf aus.

Und das sind alles Privatinvestoren, damit hat die Gemeinde nichts zu tun, die Verteilen nur die Baugenehmigungen (wenn die wollen) und das wars...;)

ÜBERDIMENSIONAL GROSSES DORF??
mit mehr als 500.000 Einwohner
mal schauen ob du das irgendwo auf der Erde nochmal findest:laughing5:
 
Edhe një tender për rrethrrotullimin torturues

rrethi-ne-hyrje-te-prishtines--petrit-rrahmani.jpg


Punët në ndërtimin e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës do të zvarriten edhe më tej, pasi që Ministria e Infrastrukturës ka shpallur edhe një tender për përfundimin e punimeve të këtij projekti.

Zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës thotë se në tenderin e dytë, i cili është shpallur më 21 prill parashihet drenazhimi i mbistrukurës se urës dhe rrugës M9, drenazhimi i trupit të rrugës M9, rehabilitimi i rrugës M9, punët e ndriçimit të rrethrrotullimit, sinjalizimi horizontal dhe vertikal i rrethrrotullimit M9&M2, dislokimi i gypit te ujësjellësit, dislokimi i kabllove te rrjetit elektrik, Zgjerimi i rrugëve anësore, Sanimi dhe zgjerimi i urës në drejtim te Shkupit (te stacioni i autobusëve, pastrimi i terrenit.

Por, shpallja e tenderit të dytë në masë të madhe do ta rrit koston e projekti.

Saranda Jusufi, nga zyra për media e Ministrisë së Infrastrukturës thotë se deri tash nuk e dinë se sa do të jetë vlera e tenderit të dytë.

“Meqenëse tenderi i fazës së dytë është në proces ende nuk mund të kalkulohet saktësisht vlera e mjeteve për këtë fazë”tha ajo.

Jusufi tha se tenderin e parë për ndërtimin e rrethrrotullimit në udhëkryqin e rrugëve magjistrale M&M2 në Prishtinë e ka fituar kompania “Arda Rei”, ku vlera e kontratës ka qenë 12 milionë e 768 mijë e 028 euro.

Ajo tha se deri më tash për punimet e realizuara janë paguar 10 milionë e 340 mijë e 016 euro.“Kontrata është lidhur në tetor të vitit 2008. Sipas kontratës afati për ndërtimin e rreth-rrotullimit është 18muaj , llogaritur vetëm ditët e punës. Aneks kontrata është lidhë me 25.08.2010, afati është 30 ditë pune. Afati për kryerjen e punimeve të parapara me kontratë dhe aneks është 19 muaj (ditë pune)”, tha ajo.

Por, në anën tjetër, përfaqësues të organizatave jo qeveritare dhe partive opozitare në Kuvendin e Kosovës thonë se ndërtimi i rrethrrotullimi ka tejkaluar çdo afat kohor.

Sipas tyre, nga ky projekt dhe projekte të tjera të infrastrukturës rrugore kanë përfituar materialisht një grup iu caktuar njerëzish në institucione të vendit.

Avni Zogiani, nga organizata për dinjitet dhe antikorrupsion “Çohu” thotë se çdo punë publike në Kosovë është bërë pas asnjë plani të hartuar nga institucionet.

Ai tha se institucionet është dashur të hartojnë një plan, i cili tregon se në një periudhë të caktuar i cili tregon se për një periudhë të caktuar investimi në rrugë dhe infrastrukturë ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit.

“Këta kanë filluar të shpenzojnë në rrugë, sepse ka qenë me lehtë me shpenzuar para dhe në të njëjtën anë ka qenë me lehte me përvetësuar para prej këtyre projekteve”, tha ai.

Ai tha se përmes këtij projekti, por edhe projekteve tjera në infrastrukturë rrugore iu është dhënë mundësi që një grupi të caktuar të njerëzve që të abuzojnë me fonde publike, duke siguruar për vetë të hyra marramendëse.

“Ndërtimi i rreth rrotullimit gati për tre vjet ka torturuar qytetaret e Kosovës dhe tash jepet edhe një tender shtesë. Njëjtë po ndodh edhe me urën te Aeroporti i Prishtinës, ku janë shpenzuar disa miliona euro dhe ura për më shumë se një vit ka mbetur shkret dhe nuk futet në funksion”, tha ai.

Tender për dallavere

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Haki Shatri thotë se zakonisht në tender për punë shtesë bëhen dallavere të mëdha.

Ai tha se për të, por edhe për qytetarët e Kosovës është brengosës fakti se për tre vjet rreth nuk po mund të përfundojë.

“Përpos kostos së madhe, vonesa dhe neglizhenca e kompanisë ka torturuar rëndë qytetarët e Kosovës, duke pritur në kolonë me orë të tëra. (ZERI)
 
Zurück
Oben