Partibrejker schrieb:
Schickt sie nach Albanien....Wir haben keine Verwendung fuer diese in Kosovo, Serbien....!!!
Das war wohl wieder Politische Propanda von Schily und Fischer in 1999, das diese Leute jetzt zurueck gekehren werden.
Aber in Albanien will auch niemand diese kriminellen Horden haben.
Heute Schlagzeile in Albanien, das es ein Attentat auf den besonders bekannten Kosovaren Killer Luli Berisha in Durres gab. Er wurde trotz 8 Schuessen, leider nur am Arm mit einem Durchschuss verletzt.
Luli Berisha und andere kriminelle Kosovaren treiben auch in Albanien nur ihr Unwesen und terrorisieren die Bevoelkerung.
Policia: Në drejtim të Lul Berishës u derdhën tetë plumba pistolete. Atentatori dhe motivet e krimit, ende të panjohura
Atentati, 8 plumba mbi Lul Berishën
Llambi Kallço
DURRËS- Plagoset në një nga rrugët më të populluara të Durrësit Lulëzim Berisha, i njohur si biznesmen në fushën e ndërtimit në këtë qytet dhe dy miqtë e tij, Kujtim Haxhiraj dhe Isuf Morina. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, pranë zonës së quajtur “Fermetimi”. Tre të plagosurit, mes të cilëve dhe Lul Berisha, sapo kishin dalë nga një lokal i familjes së këtij të fundit (Berishës) kur ka ndodhur ngjarja, thanë për gazetën burime të policisë. Sipas të njëjtit burim, një person ende i paidentifikuar që ka zbritur nga një automjet tip BMW ka hapur zjarr në drejtim të biznesmenit Berisha, ndërkohë që dy miqtë e tij, kanë mbetur të plagosur në tentativë për ta shpëtuar atë (Berishën) nga plumbat. Policia po punon për identifikimin e autorëve të këtij krimi dhe për zbardhjen e motiveve të këtij atentati. Burime të policisë thanë se janë duke hetuar në disa pista, atë të ndonjë hakmarrjeje të vjetër, ndonjë konflikti pronash apo dhe larje hesapesh.
Ngjarja
Ka qenë ora 10:15 e ditës së djeshme kur Lulëzim Berisha, 34 vjeç, i njohur në Durrës si biznesmen në fushën e ndërtimit, ka dalë nga një lokal, pronë e të afërmëve të tij. Berisha ka qenë nën shoqërinë e djalit të tezes së tij, Kujtim Haxhiraj, 37 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit dhe shtetasit Isuf Morina, në një nga rrugët më të populluara në hyrje të qytetit bregdetar të Durrësit, rrugë që të çon në portin detar. Sipas burimeve nga vendngjarja, të cilave u referohet policia, autori i krimit ka zbritur nga një automjet tipit BMW dhe ka qëlluar në drejtim të biznesmenit Lulëzim Berisha duke e plagosur me dy plumba, në dorë dhe në këmbë. Të njëjtat burime thanë se plumbat kanë goditur dhe kushëririn e Berishës, Kujtim Haxhiraj dhe mikun e tij Isuf Morina, të cilët kanë tentuar që të mbulojnë me trup zjarrin e hapur në drejtim të biznesmenit. Si pasojë, të tre personat kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që autori i krimit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, me automjetin e tij BMW. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së Durrësit thanë për gazetën se në drejtim të Lul Berishës është qëlluar tetë herë me armë zjarri tip pistoletë, lloji i së cilës ende nuk është përcaktuar.
Policia
Tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin civil të qytetit të Durrësit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat kanë rrethuar të gjithë territorin, duke bllokuar rrugën në të dy kahët e saj. Policia nuk ka arritur që ta identifikojë autorin e krimit, ndonëse atentati ka ndodhur në një vend publik tepër të frekuentuar. Forca të shumta të policisë janë hedhur menjehërë në aksion, në kërkim të autorit të krimit që është parë të largohet me automjetin tip BMW. Sipas burimeve, uniformat blu kanë rrethuar disa blloqe pallatesh, por pa asnjë rezultat. Mësohet se në vendngjarje janë gjetur tetë gëzhoja pistolete të kalibrit 7.62 mm. Por lloji i pistoletës ende nuk është përcaktuar pasi të tilla gëzoja përdoren për disa lloj pistoletash si skorpions, TT, etj: thanë për gazetën burime të policisë. Një grup hetimor i policisë së Durrësit, sipas burimeve, është duke hetuar në disa pista si në atë të ndonjë hakmarrjeje të vjetër, ndonjë konflikti pronash, apo dhe larje hesapesh: Policia po heton intensivisht në lidhje me identifikimin e autorit të krimit dhe kapjen e tij. Nga të dhënat e deritanishme, nga burime konfidenciale, mësohet se të tre të plagosurit nuk kanë bërë komente në lidhje me njeriun që bëri atentatin.
Të plagosurit, jashtë rrezikut
Lulëzim Berisha dhe dy miqtë e tij janë dërguar me urgjencë në spitalin civil të qytetit të Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Burimet thanë për gazetën se Berisha dhe kushëriri i tij kanë pasur në trup plagë të lehta, ndërsa Isuf Morina ka marrë një plagë në këmbë, që i ka shkaktuar hemorragji të madhe. Burimet thanë për gazetën se biznesmeni Lul Berisha ka marrë dy plumba pistolete në dorë dhe në këmbë, ndërkohë që të dy shtetasit e tjerë janë plagosur në këmbë. Sipas burimeve nga reparti kirurgjikal i Durrësit, të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Kush është Lul Berisha
Lulëzim Berisha njihet si biznesmen në fushën e ndërtimeve. Ai është pronar i godinës së ish- fabrikës së fermentimit në Durrës, ndërtesë kjo e cila është blerë prej tij me ankand të rregullt. I martuar dhe me fëmijë, Berisha është lindur dhe rritur në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit. Ndonëse biznesmeni Lul Berisha njihet dhe si një ndër të “fortët” e Durrësit, sipas burimeve zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit, ndaj tij nuk ka asnjë dosje penale. Po ashtu nuk rezulton që ai të jetë dënuar ndonjëherë nga drejtësia shqiptare. Atentati i djeshëm ndaj Lul Berishës, sipas burimeve të policisë, është bërë sapo ai ka dalë nga një lokal, pronë e të afërmëve të tij. Duket se Berisha është ndjekur nga atentatorët dhe ata kanë qenë duke e vezhguar atë, për të vepruar në kohën që ai sapo ka dalë nga lokali.
Të plagosurit
Lulëzim Berisha, 34 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit, i njohur si biznesmen në fushën e ndërtimit.
Kujtim Haxhiraj, 37 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit. Haxhiraj është djali i tezes të Lul Berishës
Isuf Morina, mik i biznesmenit Lul Berisha. Morina mësohet se është plagosur më rëndë se dy miqtë e tij dhe se ka pasur shumë hemorrsagji
Ngjarja
Lulëzim Berisha, i njohur si biznesmen në fushën e ndërtimit dhe dy miqtë e tij kanë mbetur të plagosur dje nga një person që ende nuk është identifikuar nga policia. Sipas policisë, në drejtim të Lul Berishës janë derdhur tetë plumba pistolete, lloji i së cilës ende nuk është përcaktuar. Autori i krimit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me një automjet tip BMW dhe sipas policisë ai ka ndjekur të gjitha veprimet e biznesmenit.
Prokuroria
Fill pas ngjarjes të ndodhur në një nga rrugët më të populluara të qytetit të Durrësit një grup prokurorësh kanë marrë në pyetje tre të plagosurit. Mësohet se asnjëri prej tyre nuk ka folur për autorin e mundshëm të kësaj plagosjeje. Grupi hetimor mendon se ngjarja e ndodhur dje nuk ka të bëjë me biznesin me të cilin merret Lulëzim Berisha, por me ndonjë konflikt të vjetër apo me një larje hesapesh të mundshme
Policia.
Në vendngjarje policia ka mundur të sekuestrojë tetë gëzhoja, të cilat sipas hetimeve, rezultojnë të kenë dalë nga gryka e një pistolete. Policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe ka bllokuar rrugët hyrëse të qytetit, por pa mundur të kapë autorin e mundshëm të këtij krimi. Mësohet se kërkimet janë zhvilluar deri në orët e vona të ditës së djeshme, por pa rënë në gjurmë të autorit. Policia ka marrë në pyetje disa dëshmitarë në vendngjarje
06/05/2005
KATEGORIA: Kronike nga rrethet