I'AM
Gesperrt
Hungaria i ndërton monument Skënderbeut
Publikuar: 07.12.2011 - 20:27
Budapest, 7 dhjetor - Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Hungari, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka marrë lajmin se në Budapest do të vendoset statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Këtë lajm Topalli ia komunikoi homologu i saj hungarez, Lazlo Kover, me të cilin kryeparlamentarja shqiptare diskutoi rreth aktiviteteve të përbashkëta që të dy vendet do të organizojnë vitin e ardhshëm, me rastin e 90-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë, që përkon edhe me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Siç bëri të ditur kryetari i parlamentit të Hungarisë, statuja e Skënderbeut do të vendoset në një nga sheshet kryesore te Budapestit.
Skënderbeu bashkë me Janush Huniadin, heroin e hungarezëve, njihet në historinë e mesjetës ndër prijësit që luftuan kundër pushtimit të vendeve të tyre dhe të Evropës perëndimore nga Perandoria Osmane.
Hungaria i ndërton monument Skënderbeut
Ungarn: Budapest bekommt eine Skanderbeg Statue