NJË PROJEKT I RI NË TUZ 06.04.2007
Skënderbeu në qendër të qytezës?
Akademiku Gjelosh Gjokaj, kryetar i Këshillit për ndërtimin e përmendores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, deklaroi për “Kohën javore”: “Përmendorja e Skendërbeut do të ngritet edhe në zemër të Malësisë, në Tuz”, duke shpresuar se “në muajin prill të këtij viti do të merret edhe vendimi përfundimtar se ku do të vendoset ajo”.
Me rastin e përurimit të përmendores së Skënderbeut, kohë më parë, pranë kishës katolike në Michigen (Detroit), nga organizatori ishte i ftuar të marrë pjesë edhe piktori i famshëm shqiptar, Gjelosh Gjokaj. Në darkën solemne Gjokajt iu ofrua që ta përshëndesë tubimin. “Duke i falënderuar malësorët që jetojnë atje për këtë kontribut, mes tjerash nga ata kërkova që të angazhohen përsëri që një përmendore të ngjashme ta ngrisim edhe në vendlindjen e tyre, në Malësi”, thotë Gjeloshi.
Pas kthimit nga Amerika Gjokaj formoi edhe një komision prej 12 vetësh, i cili do të përkujdesej për këtë nismë. «Qëllimi im është që ky projekt të legalizohet. Si artist unë ia kam gjetur edhe vendin. Kuptohet, kjo duhet të jetë në qendër të qytetit – në Tuz». Fillimisht Gjokaj ka shprehur dëshirën që ky projekt të kalojë përmes KU të Tuzit, por siç njofton ai: «Kërkesën ia kemi dorëzuar KU të Tuzit, (një për ta dhe një për Kryeqytetin), por siç duket kërkesa ka mbetur aty ku e kemi dorëzuar dhe nuk ka shkuar më tej».
Meqë Gjeloshi momentalisht gjendet në Malësi ai ka shprehur dëshirën që drejtpërsëdrejti të takohem dhe të bisedoj me kryetarin e Komunës së Podgoricës, dr. Miomir Mugosha, me qëllim që ky projekt edhe të realizohet.
Gjeloshi është optimist se përmendorja e Skënderbeut do të punohet dhe nuk frikësohet aspak se për këtë do të ketë ndonjë pengesë: «Nëse ndodhë që ndokush ta pengojë këtë ide, atëherë mund të them se ata njerëz nuk janë në rregull».
Piktori Gjokaj që është edhe ideator i projektit, është i vetëdijshëm se për këtë mund të ketë edhe kundërshtime. «Disa nuk e duan përmendoren e Skendërbeut. Ata nuk e kanë dashur as Nënë Terezën, por megjithatë projektet e filluara janë realizuar». Ai beson se në muajin prill do të dihet përfundimisht se ku do të vendoset përmendorja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. «Gjithashtu do të dimë se ku do të ndërtohet edhe një galeri e arteve. Këto gjëra nuk do tzi lë pas dore», përfundon Gjokaj. rr.d. Koha Javore
link: malesia.org/lajmet/100328.html