Peyo
Kry madh
“Tafa Air” i tradhton udhëtarët
Ka mbërritur në afro 800 numri i udhëtarëve që presin në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi që kompania Tafa Air i ka mashtruar ata duke mos iu siguruar aeroplanët për kthimin e tyre nga Kosova
Nga Express më 07.01.2010 në ora 12:17
Ka tri ditë që 759 udhëtarë të kompanisë “Tafa Air” presin në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për t’u kthyer në Zvicër.
Kjo kompani, sipas zyrtarëve të Aeroportit, nuk i ka kryer obligimet ndaj aeroplanëve që i ka marrë me qira dhe aeroplani që ishte paraparë të merrte pasagjerët është kthyer thatë.
“Deri sot janë afro 800 udhëtarë që kanë paguar biletat kthyese në aviokompaninë "Tafa Air" dhe kanë mbetur duke pritur në aeroport, pasi që zyrtarët e kompanisë nuk janë paraqitur dhe nuk i kanë paguar aeroplanët”, thekson zëdhënësi i Aeroportit, Altin Ahmeti.
Ai pohon se shumica e udhëtarëve janë detyruar të blejnë bileta të reja për shkak se janë vonuar në punë, ndërkaq Aeroporti është duke lëshuar vërtetime për shkaqet e vonesës.
Aeroplani që ishte paraparë të kthehej sot me udhëtarët e kësaj kompanie, zyrtarët e Aeroportit thonë se ka pritur rreth 7 orë dhe në momentet e fundit është detyruar t’ia paguajë 6 mijë euro ANP-së për shërbimet, ndërsa askush nga Tafa Air nuk është paraqitur.