Arbanasi
Antikosovarism
Hier gehts um den "1 Kilometer"-Park (post. #53)
Bashkia e kryeqytetit ka nisur shembjen e ndërtimeve që preken nga projekti i parkut gjigant të ish-fushës së Aviacionit. Fadromat kanë nisur punën për zhvendosjen e ndërtesave dhe kufizimin e godinave që ndodhen ngjitur me zonën ku ka nisur kryerja e punimeve. Të gjitha ndërtesat që janë brenda rrezes prej 50 metra gjerësi, do të shemben në mënyrë që projekti të shtrihet përgjatë 1 kilometër gjatësi. Automjetet e rënda janë duke zhvendosur ndërtimet që ndodhen poshtë fushës së helikopterëve, duke ruajtur brezin e ndërtimit që përfshihet në projektin e Bashkisë së Tiranës. Përgjatë bllokut të ndërtesave është duke u vendosur një rrip bllokues, që ndan zonën e banuar me pjesën veriore të fushës, krah së cilës janë ngritur një numër i madh pallatesh. Ky proces ka përfshirë gjithashtu edhe zhvendosjen e shtyllave të tensionit, të cilat shtrihen përgjatë gjithë aksit, duke riformatuar rrjetin e shpërndarjes, për të mos penguar zbatimin e projektit. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë duke kryer punime në këtë zonë, të cilat kanë nisur si fillim me shtrirjen e sistemit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ndërsa është parashikuar dhe vendosja e rrjetit nëntokësor të ndriçimit.
Projekti
Projekti i Bashkisë së Tiranës parashikon ngritjen e një parku të madh në periferi të kryeqytetit me mjedise çlodhëse dhe gjelbërim për qytetarët. Ndërhyrja do të realizohet në hapësirën e pistës së Aviacionit, me përmasa 50 metra e gjerë dhe 1 km e gjatë. Projekti imiton strukturën e një dorëshkrimi dhe përmban shtrime dyshemesh, bimësi të ulët dhe bimësi të lartë. Në brendësi të parkut është projektuar të ketë minihapësira për aktivitete sportive, fitness, basketboll, volejboll, pista vrapimi dhe kënde lojërash për fëmijë. Një vend të rëndësishëm në projekt zënë edhe strukturat e ulëta si ndërtime provizore, me destinacion librari apo banja publike, të cilat do të detajohen në një fazë më të vonshme të projektit. Është menduar që në këtë hapësirë të shtohen në mënyrë të dukshme edhe zonat e gjelbra, ku mendohet që pista prej 1 kilometrash të ndahet në mes nga një bulevard me bimë dekorative. Kompozimi i hapësirave të gjelbra në projekt përbëhet nga tri module bazë, të cilat janë: sistemi dhomë, gjelbërimi horizontal në formë bari dhe gjelbërimi vertikal i vazhduar. Të tria këto module do të krijojnë imazhin e kaligrafisë që përbën edhe konceptin bazë të projektit. Gjelbërimi mbush në mënyrë të natyrshme xhepat që krijohen nga ndërtesat gjatë segmentit urban dhe shtrihet deri në Unazën e Re.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=71116
Parku i aviacionit, shemben ndërtesat që prek projekti