Arbanasi
Antikosovarism
Projektet, Plani Rregullues, 4 spitale të reja
Parashikimi: 15 poliklinika, 17 shkolla, 175 hektarë gjelbërim, park në Paskuqan dhe Farkë
Plani Urbanistik i Tiranës nuk ka pasur asnjë kundërshti, për sa i takon pjesës më sociale të tij. Askush nga këshilltarët bashkiakë nuk ka kundërshtuar ngritjen e 4 spitaleve të reja, 15 qendrave shëndetësore, 17 shkollave dhe hektarëve të gjelbërimit. Mirëkuptim pothuajse të plotë, Plani Rregullues i qytetit të Tiranës ka gjetur edhe për punësimin apo garantimin e një qyteti policentrit me shumë qendra. Po ashtu përmirësimi i kushteve të infrastrukturës, rehabilitimi apo edhe rikonstruksioni i disa zonave të qytetit është përkrahur nga shumica e anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Në planin e ri urbanistik është parashikuar se të gjitha projektet që duhet të ndërtohen, duhet të kenë në vëmendje gjelbërimin. Për këtë arsye është parashikuar që për 10-vjeçarin që do të vijë, të krijohen 175 hektarë gjelbërim.
Plani parashikon 200 mijë vende të reja pune dhe mundësi banimi për 400 mijë banorë të rinj, ndërsa pritet që në vitin 2020 Tirana të ketë mbi 1 milionë e 40 mijë banorë.
Sipas kategorive, të gjitha studimet e përfshira në plan kanë të bëjnë me hierarkinë e rrjetit rrugor, ndërtimin e 2 parqeve urbane në Paskuqan dhe Farkë dhe 15 poliklinika të reja. Konkretisht bëhet fjalë për ndërtimin e 4 spitaleve dhe 15 qendrave shëndetësore.
Planet sociale
Plani ka parashikuar rehabilitimin, zgjerimin e 4 spitaleve kryesore dhe 15 poliklinikave, si dhe ndërtime të reja në zonat periferike. Parashikohet që deri në vitin 2020 të kryhet ndërtimi i minimalisht 17 shkollave të reja, ndërtimi i një kampusi të ri që të akomodojë universitete, konvikte, kompani të teknologjisë së lartë, kërkim dhe zhvillim, lehtësira sportive.
Parashikohet decentralizimi, shtrirja e shërbimeve ekzistuese administrative në qendra dytësore.
Sipas Planit Rregullues të Tiranës, mendohet që rezervimi i tokës publike të administruar nga entet publike për përdorim publik dhe ngritja e një fondi për blerjen e tokës, me qëllim që autoritetet vendore të bëhen vepruese në tregun e pasurive të paluajtshme. "Duhet të ruhen hapësirat e gjelbra brenda zonës urbane: parku i Liqenit, parku i Farkës dhe parku i Paskuqanit. Mbjellja sistematike e pemëve në rrugët e qytetit për të plotësuar nevojën për hapësira të gjelbra
Hapësirat e gjelbra janë përcaktuar si kusht në zonat dhe projektet e reja të zhvillimit", thuhet në dokumentin e Planit Rregullues të kryeqytetit.
Unaza e Madhe
Ndërtimi i Unazës së Madhe mendohet të bëhet në tri faza, sipas trafikut aktual dhe atij të pritshëm: pjesa perëndimore dhe jugore, pjesa veriore, pjesa lindore. Sipas Planit Rregullues,
parashikohet krijimi i një korsie të posaçme për autobusët në qendrën e qytetit dhe në arteriet kryesore të Tiranës,
ndërtimi i stacioneve të reja hekurudhor, krijimi i lidhjeve të reja me stacionet e autobusëve, linja të reja hekurudhore.
Zbatimi i një politike parkimi jashtë rrugëve dhe në rrugë.
Përcaktimi i korsive të këmbësorëve dhe çiklistëve në qendrën e qytetit dhe përgjatë lumit të Lanës është një nga pikat kryesore të këtij plani. Objektivat kryesore janë zhvillimi i dinamikave social-ekonomike si dhe gjetja e një ekuilibri midis interesave publike dhe private. Dinamikat social-ekonomike varen nga dy faktorë kryesorë: Rritja e numrit të banorëve dhe mbulimi i tyre me banesa dhe shërbime. Sigurimi i cilësisë dhe kapacitetit të infrastrukturës, transporti publik, trafiku, elektriciteti, ujësjellësi, telekomunikacioni. Është llogaritur shtimi me 400.000 banorë të rinj për vitin 2020.
Gazeta Shqip