Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Währungs Union Balkan

Die Ehe zwischen Mann und Frau ist auch eine Union aber es gibt ja auch streit in der Ehe oder ? :)

Ich meinte eingentlich damit, das ich hoffe das die Griechen wissen wer die Wirtschaftskriese ausgenutzt hat um Griehendland schlecht zu machen.

Ich weiss das du weisst wie ich es meine :)
 
Das meine ich mit: "Ich hoffe nur die Griechen wissen dann auch noch wer Freund und wer Feind ist."



Guter Artikel LINK Musa Lamallari: A do të pijm kafe në Selanik!? - Forum

Kurzfassung:


Es wird gefragt wieso das Projekt "Skopije2014" heisst ? Hat es was mit Sarajevo1914 zu tun ?

Das der Staat Mazedonien ein Artificialno Staat ist.

Darin wird auch erklärt das die Fyromer hoffen bald ein Kaffe in Thesaloniki zu trinken (Im Sinne Thesaloniki wird bald uns gehören)

Auch wird erklärt das die Albaner in Mazedonien von dem Geschichtsklau nichts halten aber in den Albanischen Zeitungen und Fernsehsender dürfen sie nicht Kritisch oder gegen die Regierung schreiben sonst wird man Verhaftet oder bekommt eine Geldstrafe und die Albaner in Mazedonien hoffen auf die Diaspora Albaner das die dies Informieren u.s.w

Albaner und Griechen kommen vielleicht sonst nicht gut aus (wegen Cameria und so) aber in der Kriese und im Krieg sollte man sich gegenseitig helfen und nicht die Chance ausnützen.

Am Schluss wird auch gesagt das Griechenland den Kosovo nochnicht annerkannt hat :(


-----------------------------------------------

Sarajeva 1914 – Shkupi 2014

A do të pijm kafe në Selanik!?

Nuk ka rastësi në asgjë. Ligjet astrofizike na tregojnë se në asgjë ka nisje, fillim, kaptinë të krismës: Big Bang. Pra, asgjë e rastësishme nuk ndodh edhe në jetë, çdo gjë është e shkruar dikund, e kurdisur për një qëllim, kurse prapa këtij qëllimi rrijnë njerëz, grupe të ndryshme. Edhe shkrimi im, këto germa që hudhi në letër kanë një qëllim. Nuk shkruaj pse duhet të shkruaj, pse e kam profesion. Jo, jo! Shumë gabim e keni! Nuk e kam për obligim me ju treguar në hollësi, unë në vorrin tim shkoj vetëm me përgjegjësitë e mia. Po ju ku?

Nëse mendoni se unë e kam gabim, atëherë edhe projekti Shkupi 2014 është vetëm i rastit, nuk ka aty asnjë prapavijë, ka ndodhur vetëm koinçindencë të quhet 2014. Do të pajtohesha me ata që mendojnë se ka qenë vetëm e rastit, “ju ka tek dikujt aty për aty”, vetëm atëherë nëse elementet panslaviste nuk do të ishin ikonografia kryesore e projektit Shkupi 2014.

Ta zëmë se unë nuk dij të mendoj, nuk dij të shkruaj, ose kur mendoj, mendoj mbrapsht, futem në konspiracione të panevojshme. Ideja e konspiracioneve është e vjetër po aq sa është e vjetër jeta e njerëzve në tokë. A nuk ishte ideja e konspiracionit që dënoi Ademin për shkak se dëshironte të kuptonte misterin e pemës së ndaluar. Çdo gjë është konspiracion, edhe vet falja (namazi) jonë është një lloj konspiracion, një raport i fshehur i gjithsecilit me Zotin. Ndaj, ju lutem, më kuptoni drejtë! Vërtetë, ju që nuk faleni, nuk keni ndërtuar raport të shëndosh me Krijuesin, do ta keni vështirë të më kuptoni. Ju kuptoni vetëm kaptinat e Krismës!

Pse shkruaj mbrapsht këtë ma kanë thënë shkijet ne vitin 1992 në “Nova Makedonija” për artikullin tim “A do të pranohet Maqedonia si shtet artificial?” Reagimet e tyre kanë qenë të rrufeshme, edhe me shkrim dhe telefonata, “si është e mundur një njeri me ide kaq të këqija të shkruaj për gazetën “Hëna e Re”, që botohet në kuadër të Meshihatit”. Atëherë kam qenë aktiv edhe në Meshihat (BFI), si imam në Haxhi Jonuz, por kam qenë edhe në lëvizjet paramilitare, siç kanë dashur të na quajn shkijet, kam qenë në sigurim të Këshillit të Mbrotjes Kombtare, prandaj nuk shkruaj pse jam hoxhë për politikë apo pse kam ndonjë xhindë që më cicëron në vesh për të ardhmen. Ndaj, mos ma thuani ju, njerëzit e mi të gjakut, ngaqë jam një nga ju, asgjë më tepër.

Qe nga 2010 ne jemi futur në vitet e shthurrjeve “known knowns... we also know there are known unknowns”.

Çka kam shkruar në vitin 1992, që më kanë sulmuar fuqishëm shkijet: “Meqë u zunë ngojë grekët, të cilët si serbët, janë njohës të mirë të së ardhmes politike në Ballkan, duhet të shtojmë edhe këtë, nuk është çudi pse grekët nuk e pranojnë Republikën e Maqedonisë, nga fakti se "qeveria e Skopjes", siç e quajnë grekët, nëse nuk shkatërrohet, atëherë, si pjellë e interesit të fuqive të mëdha, do të formohet një shtet i ri, artificial, në luginën e Vardarit, por që një ditë, si Jugosllavisë, edhe këtij shteti do t'i dalë tymi. Sipas analitikeve grekë, deri në vitin 2010, numri i shqiptarëve do të rritet dukshëm dhe, me 70 %, Maqedonia e Vardarit në sytë e shqiptarëve do të konsiderohet si tokë e premtuar nga Perëndia. Prandaj edhe nëse vjen deri te ndonjë marrëveshje greko - maqedone, prej palës maqedone, shqiptarët duhet të jenë ata që duhet t'ju japin garancë grekëve se nuk do të kenë pretendime territoriale ndaj portës se Selanikut dhe ndaj portës së Korfuzit.” (Hena e Re, Dhjetor, 1992)

Eshtë dashur të shkojn 20 vjetë që gjerat të behen “unfold” të shpalosen. Tash e kam kuptuar më mirë pse atëhere kanë reaguar fuqishëm shkijet e Shkupit. Një shqiptar, që falet, i beson Allahut, nuk i duket vetvetja i mençur, nuk i përkulet epshit, pronës, me mbet vetëm te fjala “e imja”, pasurinë që ka thotë është e Zotit, i ndihmon vëllaut të tij pa interes, pa seanca të peshkatarit, atij, pa dyshim, Allahu ja hap syrin e tretë, një shikim tjetër për botën përreth. Le të dalin të më kundërshtojnë se unë jam i krisur, le të mblidhen të gjithë, edhe ata që e shpjegojnë islamin fjalë për fjalë, të me bindin se “magari fluturon”. Për këta të fundit un kam vetëm një përgjigje: Fjalën KFR, Kaurët Fyen Religjionin, shumë më leht do ta lexojn në ball të njerëzve personat që shohin me syrin e tretë, edhe pse nuk dijn shkrim dhe lexim! A nuk është kështu!? Kush u jep juve garnacion se keni me parë para atyre ose para meje? A nuk e pret Dexhallin, Hoxhë Shefqet Krasniqi, me ardhur me “magar”, edhe pse në thënien e profetit gomari i Dexhallit fluturon më shpejtë se mjegullat? Unë se kam ndërmend me prit “magarin” me fluturu? Po ju?

Më kujtohet se kur kam shkruar shifrën 70 % për qind “A do të pranohet Maqedonia si shtet artificial?” nuk kam menduar vetëm për shqiptarët, por edhe për turqit, boshnjakët, torbeshët dhe romët, ngaqë për grekët dhe serbët gjithë këta janë arnaut musliman, duhet ose asimilim, ose të zhduken. Nëse unë kam qenë atëherë gabim, edhe NATO sot është gabim kur deklaroi se shqiptarët në Maqedoni janë 40 për qind. Kur 40 për qindshit t’i shtohen grupet tjera etnike me përkatësi islame, neve na sundojnë një pakicë slave e konvertimeve në Maqedoni. Ndaj nëse nuk rrënohet sistemi unitar, nuk demokratizohen institucionet, do të kemi gjithnjë Alija dhe Menduha, do të kemi standarde të dyfishta dhe operacione të koduar të stilit të Beogradit “patkoja” dhe “monstrum”.

Kur u shfaq prezentimi publik i projektit Shkupit 2014?
-A nuk ndodhi kjo në vitin 2010 në mënyrë spektakulare?

Pikërisht në këtë vit kanë filluar “known knowns... we also know there are known unknowns”. A nuk futet Hasan Prishtina në vitin 1912 në Shkup me 12 mijë ushtarë? A nuk i pengoi suksesi i tij dikujt tjetër, kush u çu lugatë dhe filloi luftrat e quajtura ballkanike. NATO se ka kryer akoma misionin në Balkan, vetëm sa nuk e ka filluar...! Hajde historian, ku jeni? Mos dilni në kala të Shkupit të rriheni me grushta për t’i arsyetuar 300 eurot e Ali Ahmetit, ejani në Londër, në katedra dhe shkruane historinë drejtë. Ka sa dush shqiptarë tjerë për grushta. Një prej tyre jam edhe un, nuk kam titull!

Një debil, si Ibrahim Kelmendi, vjen me vonesë dy dekadëshe pas meje dhe thotë: “Ku ishte Athina zyrtare që nuk e kundërshtoi fare Republikën e Maqedonisë gjatë viteve 1942-1992?!” E shifni se edhe ky kaurë me shpirt, një Zot e di se ku, përmend vitin 1992, mundohet të shtrembëron faktet historike, por mbi të gjitha, haptazi na tregon platformën panslaviste të tij dhe të Ali Ahmetit. Këta dy janë vetëm vazhdimësi e asaj çka kanë qenë Arben Xhaferi dhe Menduh Thaçi prej vitit 1994 për tokën e premtuar të shqiptarëve në Maqedoni: Luginën e Vardarit.

Athina zyrtare ka kundërshtuar vetëm shqiptarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë, arnautët musliman. Gjithashtu nuk e njeh shtetin e Kosovës. Vetëm shqiptarët janë detyruar të fshehin emrat e tyre para shovenistëve grekë dhe jo serbët dhe slavo-maqedonët. Ndaj i ka frike emrit, ngase emri Maqedoni nuk lidhet me slavizëm nëse thirremi në fakte historike. Identitetin e një grupi etnik e përcakton gjuha, kultura dhe feja, kurse pamfleti panslavist i Ali Ahmetit në Maqedoni është vazhdimësi e luftës së pashpallur kundër shqiptarëve musliman, që janë në rritje në të gjitha aspektet, janë fuqi e vetme që mund t’i përballojnë sfidat e të nesërmes në tregun global.

Por, edhe më keq, Ibrahim Kelmendi, si kaur enverist i deridjeshëm, ka harruar edhe një gjë ta thotë, se shteti shqiptar ishte shteti i fundit që ka shfuqizuar gjendjen e luftës me Greqinë dhe jo qeveria e Gruevskit apo Serbia. Kurse shqiptarët në Kosovë ballafaqohen ende me kërcnimet e Beogradit dhe magogëve të tyre të veshur me petka kishtare.

Greqia sot është para falementimit, kolapsit financiar. Nuk besoj se edhe kjo është vetëm e rastësishme. Zërat nga SHBA-ja dhe Europa janë të largojnë Greqinë nga eurozona që vjel miljona nga taksapaguesit perëndimor dhe me shpirt banon në Moskë. Grekët, njejtë si serbët, slavët e Shkupit kanë hedhur vnerë kundër vlerave të NATO-s, personaliteteve politike perëndimore. Ata i kanë frikë shqiptarëve, emrit dhe historisë së tyre, lidhjeve të tyre miqësor në Perëndim dhe Lindje, ndaj edhe urretja e tyre do të shtohet edhe më shumë në të ardhmen. Pra, shqiptarët janë ata që kanë përjetuar abuzime të njëpasnjëshme nga policia shoveniste greke, janë vrarë pamëshirshëm duke kaluar kufirin në fillim të viteve të 90-ta. Vetëm ne Sarandë, për një muaj, në vitin 1994, me kërkesë të shqiptarëve, vëllezërve të mi, kam falur më shumë se 10 namaze për dëshmorët që janë vrarë nga shovenistët grekë duke kaluar detit dhe shpateve për në Greqi. Unë si kam harruar, po ju? Mos të ndalem në çështjen çame këtu se ajo është temë në vete. Neve na pret shumë punë!

Unë jetoj sot në Londër, jam londinez me shtetësi britanike. E kam atdhe të tretë, pas Shkupit dhe vendeve të shenjta ku kam studju. Reagimet e mia janë si shqiptar, pasi e shoh se është ka përgatitet një ofensivë e aleancave të fshehta slave me argatët shqiptar për të rrënuar gjitha arritjet e fundit të shqiptarëve, por e kam edhe obligim pse i kam paralajmëruar dy dekada më parë punën e veremlinjëve të kuq në libër.

Nëse mendoj si londinez, do të them çka lyp David Cameron në Maqedoni, pse ambasadori britanez të jetë kritik për fusnotën, kur këta vet e pranojnë shkaku i ndërkëmbzave për hajni dhe pushtet, lëri le ta thejn qafën me mitet panslaviste pasi janë të pa përmirësueshëm. Ata edhe para 100 vjetëve kanë dashur me na ndihmue, po aq kanë pasur fuqi, ngaqë shkonte edhe gryka e Bosforit. Këtu kisha kthehet bëhet xhami, pabi i Halil Matoshit, gjithashtu. Nuk dramatizohet dhe bëhet tragjike. Edhe alkooli që është pjesë e argëtimit, harxhohen me miljona për ta ndaluar, për duhanin as nuk bëhet fjalë. Ndaj shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë më këmbngulës në kërkesat e tyre dhe të tregojnë më shumë orientim anglo-amerikan. Nuk ka lidhje a dalin prej xhamive a prej haneve. Me rëndësi të respektohen liritë dhe të drejtat e njerëzve dhe të mos ketë fyerje, shpifje pse ty të pelqen diçka e tjetrit jo. Në të kundërtën, do të na përsëritet historia, por kësaj radhe me Kaptina tjera të Krismës mu në qendër të Shkupit!?

Nëse unë e kam gabim, pse kam dalur me tutillin: Sarajeva 1914 – Shkupi 2014, kam vetëm një pyetje: Pse pikërisht Shkupi 2014 dhe jo 2015, 2016, 2017, a pak vite tjera ka pasur?

Urdhëroni më jepni përgjigje!!!

(Jo ju, ngase jeni racë si unë, por SHISH dhe AKI, atyre ua kemi falur detyrat e punës për të papriturat që mund të na ndodhin dhe nga ato duhet të presim përgjigje ku do të jemi në vitin 2015? Ishalla më kanë kuptuar dhe mirren me magogët dhe argatët e tyre dhe jo me shqiptarët pse shkojnë në xhami apo pse janë në diasporë)

421528_10150867208881513_1034290830_n.jpg

Vërtetë ata që bëhen se dijnë të shkruajnë në Maqedoni, pretendojnë se kanë gazeta, media elektronike, portale të vonuara, kanë frikë të botojnë shkrimet e autorit Musa Lamallari (Tim Shkupi).

Atje në Maqedoni, edhe ata që janë me Ali Ahmetin për qindrak cucllash, edhe ata që e kritikojnë, janë të njëjtë, s’kane kurrfarë dallimi, kërkojnë sistemin e tenderëve, asgjë më shumë.

Vetëm shqiptarët që s’dalin në votime, që janë zënë ngushtë nga këta maskarenjë, të elitave politike dhe matrapazët e mediave të ashtuquajtura shqipe, janë në rrugën e drejtë, kurse këta do të mbeten turpi më i madh i shqiptarëve në Maqedoni.

I vetmi shpëtim për shqiptarët janë mediat e lira nga Diaspora dhe ndihma e tyre nga SHBA dhe Europa!
 
Zurück
Oben