Isufi: AAK-ja nuk ka marrë ftesë nga PDK-ja për koalicionin
Prishtinë, 31 janar – ( e plotësuar) Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shprehet e gatshme të marrë pjesën e përgjegjësisë së vet nëse hynë në qeveri apo nëse mbetet në opozitë. Kështu u shpreh nënkryetari i saj, Ahmet Isufi, duke shtuar se po presin certifikimin e rezultateve dhe ftesën nga partia fituese për bisedime rreth krijimit të koalicionit.
Megjithëkëtë zyrtarë të AAK-së thonë se do të hyjnë në qeveri vetëm nëse udhëheqin me të.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila sipas rezultateve finale të KQZ-së, do të ketë 12 vende në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, sot tha se është e gatshme që të jetë edhe në qeveri edhe në opozitë, njofton RTK-ja
Nënkryetari i saj, Ahmet Isufi, nuk shprehu ndonjë qëndrim të prerë, kundër koalicionit me PDK-në. Ai tha se Kosovës i duhet një qeveri stabile e cila mund ta qojë mandatin deri në fund.
E jozyrtarisht, zyrtarët e AAK thonë se do të hyjnë në qeveri vetëm nëse marrin postin e kryeministrit. Por sido që të jetë, AAK-ja po pret certifikimin e rezultateve dhe ftesën e PDK-së për të nisur bisedimet për koalicionin.
Se a do ta plotësoj këtë kusht PDK-ja dhe kushtin tjetër të AKR-së që Behgjet Pacolli të jetë president, mbetet të shihet gjatë bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisë.
Jozyrtarisht këto bisedime po zhvillohen ka thënë për RTK-në, anëtari i kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka shtuar se në momentin e marrjes së mandatit do të fillojnë bisedat formale me partnerët potencialë për formimin e Qeverisë së re.
Sipas tij këto biseda do të përfundojnë shumë shpejt. Partnerë potencial për PDK-në mbeten AAK, AKR dhe pakicat pasi LDK-ja ka bërë të qartë se nuk do të hyjnë në asnjë mënyrë në koalicion me PDK-në gjë të cilën e ka shprehur edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Prishtinë, 3 janar - AAK-ja ende nuk ka marr ftesë nga Partia Demokratike, për të filluar negociatat rreth përbërjes së re qeveritare. Nënkryetari Ahmet Isufi, ka thënë sot se janë duke pritur certifikimin e zgjedhjeve dhe më pas të bisedojnë për çështjen e krijimit të institucioneve, njofton KTV-ja.
“Qeveria e Kosovës duhet të jetë ajo qe i shërben qytetarëve, dhe prandaj them se AAK merr pjesën e përgjegjësisë së vet qoftë nëse hyn në qeveri, apo mbetet në opozitë”, ka thënë Isufi. Sipas tij, AAK është e gatshme të mbetet serish në opozitë.
Isufi këto komente i bëri pas homazheve në shtatoren e heroit Zahir Pajaziti, në Prishtinë, me rastin e 14 vjetorit të rënies së tij.
Weis jemand ob Balli Kombetar mit gemacht hat ?
Ich glaub nicht