What's new
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Weihnachten in Albanien

Robert

Gesperrt
Ndizen dritat në pemën e Vitit të Ri, dekor i ri festiv në Tiranë

December 6, 2011



Një dekor i ri për kryeqytetin në këtë prag festash të fundvitit. Duke qenë se shqiptarët më së shumti festojnë Vitin e Ri, por edhe Krishtlindjet krijojnë atmosferë festive, bashkia e Tiranës ka menduar një dekor të ri të këndshëm.


Në sheshin “Skënderbej” është vendosur pema e re me shumë drita me ngjyra si dhe me aksesorë festivë përreth saj, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.


Në sfond dallohej një borë artificiale që binte gjatë kohës që kryetari i Bashkisë së Tiranës z Lulzim Basha, i shoqëruar nga vajza e tij Dafina dhe dhjetëra fëmijë të kryeqytetit kanë ndezur sot dritat e pemës së madhe prej 14 metrash.


Pema e vendosur në Sheshin “Skënderbej”, i ka hapur rrugë festimeve për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.


Nën tingujt e muzikës festive të korit të Liceut Artistik, është ndezur i gjithë dekori i vendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke sjellë edhe në Tiranë atmosferën festive të festave të fundvitit.


Kryebashkiaku garantoi se kjo atmosferë do të shtrihet në të gjithë qytetin. Basha tha se krahas dekorit festiv janë parashikuar edhe një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat që do të shoqërojnë ditët deri në natën e madhe të ndërrimit të viteve.


Përveç aktiviteteve, Basha tha se nuk do të mungojnë edhe dhuratat, veçanërisht për vogëlushët në mënyrë që festat të jenë sa më të gëzuara për ta.


“Sot ne ndezim bredhin festive të fundvitit dhe dritat në rrugët kryesore të qytetit tonë sepse po vjen Viti i Ri. Festat e fundvitit na bashkojnë ne të gjithëve çdo vit. Edhe këtë vit, ne në qytetin e Tiranës do të zhvillojmë shumë aktivitete që çdo fëmijë ta ndiejë sado pak përpjekjen modeste të Bashkisë së Tiranës, qytetit të Tiranës, qytetarëve të Tiranës, për të pasur festa sa më të lumtura. Ne kemi një program festiv të cilin e nisim sot, me ndezjen e dritave të të gjithë dekoreve në sheshin kryesor e në bolevard dhe në shumë rrugë të tjera. Do të kemi koncerte të vogla e të mëdha, do të kemi kemi shumë babagjyshër të Vitit të Ri, të cilët do të shpërndajnë dhurata anë e mbanë kopshteve e çerdheve dhe shkollave të qytetit tonë për të gjithë fëmijët. Për të gjithë të rriturit kemi organizuar aktivitete të tjera artistike social kulturore që fryma e festave të fundvitit të ndihet anë e mbanë qytetit tonë. Do të fillojmë sot por do ta vazhdojmë gjatë gjithë muajit. Do t’u urojmë të gjithë vogëlushëve të Tiranës, qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve anë e mbanë Shqipërisë, Gëzuar Krishlindjet dhe Vitin e Ri”, tha Basha.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës së bashku me bashkëshorten Aurela dhe vajzën Dafina, kanë parë më pas edhe dekorin festiv përgjatë bulevarit “Dëshmorët e Kombit”. /r.b/NOA
Ndizen dritat në pemën e Vitit të Ri, dekor i ri festiv në Tiranë | Nacional


10013.jpg









Tirane-dekori-viti-i-ri-NOA4.jpg
 

Robert

Gesperrt
Kurze, deutsche Zusammenfassung bitte :^^:

Steht eigentlich nur das man in der Hauptstadt Tirana angefangen hat für Weihnachten zu Dekorieren und ein neuer Weihnachtsbaum (14 Meter groß) auf dem Gjergj Kastrioti Platz aufgestellt wurde.
 

Adem

********
Der Weihnachtsbaum sieht schön aus.
Der Rest naja.
Man hätte sich mehr Mühe machen müssen.
 
Top