Shqiptaret mbrojn Vendin -Incidenti tjetër, persona të paidentifikuar qëllojnë me armë tek familja Guma
Tiranë/ 19 Gusht - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar pranë shtëpisë së Aristotel Gumës në Himarë. Persona të paidentifikuar të ndodhur në dy makina kanë kaluar
para shtëpisë së himariotit të vdekur dhe kanë qëlluar me armë. Ngjarja është konfirmuar nga vet familjarët e Aristotel Gumës. Në një bisedë telefonike me gazetarin e seksonit shqip të një agjencie greke të lajmeve, familjarët e 35-vjeçarit, Aristotel Guma kanë konfirmuar ngjarjen që fatmirësisht ka përfunduar pa persona të lënduar.
Sipas tyre, në mesnatë persona që i kanë parë kanë qëlluar me armë në ajër, duke krijuar panik tek banorët e zonës. Ndërkaq burime nga policia shqiptare të pyetur nga Agjencia AlbLajme nuk kanë dhënë informacione në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të natës duke u gdhirë dita e sotme.
Sipas informacioneve ekskluzive dy makina kaluan mbrëmjen e kaluar pranë shtëpisë së Aristotel Guma dhe qëlluan tre herë me armë në ajër. Pjesëtarët e familjes së Aristotel Gumës shprehën shqetësimin e tyre për këtë incident, që sipas tyre, nuk është aspak njerëzor, në një moment që ditën e premte Aristotel Guma bën 9 ditë nga vdekja, që është koha e përkujtimit të të larguarit nga gjiri i familjes sipas fesë ortodokse. Guma humbi jetën pas një sherri për motive të dobëta.
Sipas familjarëve, për fat të keq ngjarja ka marrë përmasa tepër të mëdha. Me krismat e armëve nuk janë respektuar ata duke u sjellë atyre probleme me anë të të shtënave. Ngjarja ku humbi jetën 35-vjeçari Aristotel Guma, ndodhi një javë më parë në qytetin e Himarës.
/AlbLajme/Newsit/
HIMARË/ Incidenti tjetër, persona të paidentifikuar qëllojnë me armë tek familja Guma