Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Blej Shqip / Kauf albanisch

Citypark Tirana

7m.jpg


1m.jpg
 
Numri i madh i turistëve konfirmon industrinë e re, më shumë para se nga eksportet në 7 muaj

Turizmi, të ardhura mbi 1 miliard dollarë dhe 140 mijë vende pune


Shqipëria ka përjetuar një bum të madh turistik këtë vit, duke e kthyer këtë sektor në degën kryesore të ekonomisë. Këtë e ka konfirmuar Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë. Ai u shpreh se, të ardhurat nga turizmi janë më të mëdha se eksportet në shtatë muaj të parë të këtij viti. "Turizmi është shndërruar sot, në degë kryesore të ekonomisë së vendit. Në rast se, në 7 muaj pati rreth 1 miliard dollarë eksporte, të ardhurat nga turizmi janë ndjeshëm më të mëdha dhe ato kanë një shpërndarje të shkëlqyer jo vetëm tek ata që presin pushues, por edhe tek një zinxhir i tërë prodhuesish. Faktikisht, kjo bën që Shqipëria të ketë dy periudha kulmore shitjesh, fundvitin dhe gushtin, ku shënohet një rritje e jashtëzakonshme e fuqisë blerëse të vendit", tha kreu i ekzekutivit. Duke shtuar se, në tërësi, nga vetë pushuesit dhe turistët ka pasur një vlerësim shumë pozitiv. Kryeministri Berisha theksoi se, faktori kryesor në këtë vërshim masiv të turistëve drejt Shqipërisë është infrastruktura. Shefi i ekzekutivit tha se, "investimet në infrastrukturë janë bërë përcaktuese në këtë zhvillim të madh e të shpejtë të turizmit. Vetëm në Qarkun e Vlorës janë ndërtuar apo janë në ndërtim mbi 250 kilometra rrugë kombëtare, rurale, dytësore të ndryshme. Nuk them se, të gjitha janë në funksion të turizmit, por 90 përqind e tyre u përkasin tërësisht zonave turistike të këtij qarku. Në total ky qark ka marrë 670 milionë euro investime". Duke vlerësuar të gjitha aspektet pozitive, shefi i qeverisë falenderoi mediat, që kanë paraqitur jo vetëm aspektin pozitiv, por edhe problematikat. Shefi i qeverisë garantoi opinionin publik se, ministritë janë marrë me seriozitetin më të madh me problematikat që ka vënë në dukje ky sezon turistik. Kryeministri Berisha u shpreh se, "në ultësirën bregdetare dhe bregun e Jonit, qytete janë Durrësi, Vlora, Lezha, Shëngjini, Orikumi, Himara, Saranda, por edhe Velipoja e Golemi, të cilat të marra sëbashku janë disa kilometra, maksimumi 40 kilometra. E gjitha pjesa tjetër e bregut është në territor komunash dhe natyrisht, fuqia administrative e tyre nuk mund të pretendohet të jetë e barabartë me atë të bashkive". Duke marrë përshembull plazhin e Gjirit të Lalzit, Kreu i ekzekutivit tha se, ky plazh shtrihet në territorin e dy komunave, kryetarët e të cilave kanë bërë një punë shumë të mirë, pavarësisht fluksit të madh të vizitorëve ku në një ditë të vetme ka pasur 46 mijë automjete dhe rreth 70-80 mijë pushues. Kryeministri e cilësoi një zhvillim pozitiv, që drejt Gjirit të Lalzit shkojnë pushues jo vetëm nga Tirana, por edhe nga Durrësi. "E theksoj se, përpjekjet dhe punën që kanë bërë këto komuna, por ndodhemi para një zhvillimi shumë të fuqishëm, që realisht ka ardhur këto dy vjet, që pas ndërtimit të rrugës. Më parë aty nuk shkohej, pasi të dukej si një udhëtim në ferr. Një rrugë me mijëra gropa dhe keqardhjen më të madhe e ndjeja teksa shihja fermerët që nuk shisnin dot prodhimet e tyre të mrekullueshme. Ndërsa sot, ata janë në gjendje të shesin çdo gjë", theksoi kreu i ekzekutivit, duke shtuar se qeveria duhet t'i ndihmojë komunat. Kryeministri Berisha tha se, do të ndihmohen edhe Bashkitë, pavarësisht se ato i kanë më të mëdha kapacitetet. Shefi i qeverisë theksoi se, ekzekutivi duhet të parashikojë një ndihmë të posaçme për komunat, pasi ato i kanë mjetet më të kufizuara. "Nëse rrugët që zbresin drejt detit po përfundojnë në të gjithë territorin, ne duhet të merremi me rrugët brenda fshatit, ku mund të ketë turistë. Gjithashtu, investimet në ujësjellës po ecin", tha shefi i qeverisë.

http://www.rilindjademokratike.com/R...t/politika.htm
 
[h2]Aeroporti i Rinasit i dyfishon udhëtarët [/h2]
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë nga aeroporti i Rinasit është dyfishuar në pesë vitet e fundit ndërsa një investim prej 12 milionë euro do të rrisë ndjeshëm kapacitetet dhe standardet e fluturimit të sigurt në hapësirën ajrore shqiptare.Prej viti 2005 është dyfishuar numri i pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit në Shqipëri, nëpër vendet e ndryshme të botës deklaroi Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi. Ai the se para pesë vjetësh nga Rinasi udhëtonin 730 mijë pasagjerë ndërsa tani kjo shifër është 1 milion e 400 mijë.
Aeroporti “Nënë Tereza” porta e vetme ajrore e Shqipërisë ka sot kushte krejtësisht të ndryshuara krahasuar me pak vite më parë ndërsa e ka rritur ndjeshëm kapacitetin dhe hapësirat e tij.
Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi i bëri deklaratat e tij gjatë inspektimit të punimeve që sapo kanë nisur për ndërtimin e Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror dhe kullës së Kontrollit.
Drejtues të kësaj Agjencie thonë se investimi i tyre prej 12 milionë euro bëhet në kuadrin e projektit për modernizimin e hapësirës shqiptare dhe do të ofrojë një shërbim cilësor në përputhje me standardet ndërkombëtare si dhe do të rrisë edhe më sigurimin e fluturimit në hapësirën ajrore të Shqipërisë. /BBC/
 
um ehrlich zu sein die Eigenprodukte genießen nicht mein vertrauen, da fehlen die strengen Kontrollen, du weißt nie was du kriegst.
 
YouTube- FUSHATA PROMOCIONALE BLEJ SHQIP

Albaner wo auch immer ihr seid - in Albanien,Kosovo oder Mazedonien kauft albanische Produkte und stützt damit den nationalen/albanischen Markt.

Solche Aktionen sollten weiterhin ausgebaut werden. Wie jetzt beschlossen wurde die vereinheitlichung der Schuldiplome in allen alb. Gebieten.

BlejShqip


ja aufjedenfall sollten sie unbedingt einen siegel rannmachen dann würde man zu 100prozent erfolg aber viele sind zu faul richtig nachzukucken wo es made ist

deswegen sollte man diesen sigel blej shqip in diesen 3ländern anbieten und diesen klebt man rauf also an die fabriken ausliefern
 
Wird schon kein Hodensäckchen haar dabei sein.
Wenn ich unten bin kaufe ich nur albanisch und mir ging es nie schlecht.


das finde ich so geil dass in albanien alles wächst pfirsiche bananen kiwis habe ich auch gehört man brauch kein export praktisch ich

werde irgendwann paar griechische felder im süden aufkaufen und pistazien anbauen europäische pistazien:icon_smile:

und iran konkurrenz machen
 
das finde ich so geil dass in albanien alles wächst pfirsiche bananen kiwis habe ich auch gehört man brauch kein export praktisch ich

werde irgendwann paar griechische felder im süden aufkaufen und pistazien anbauen europäische pistazien:icon_smile:

und iran konkurrenz machen

viele sind so das sie extra teure ausländische sachen kaufen um ihr reichtum zu zeigen,hab auch oft leute gesehen die mit schweren scheinen gezahlt haben um anzugeben obwohl man locker mit kleineren scheinen hätte zahlen können,aber macht mehr eindruck wenn man den größten schein zieht.^^
Wir haben alles,wir brauchen so gesehen keine produkte aus dem ausland,das dient nur dem ego.^^
 
Zurück
Oben