Dukagjin
Kuku
Policia e Kosovës merr nën mbrojtje Manastirin e Graçanicës
Policia e Kosovës bazuar në Ligjin për trashëgimin kulturore fetare dhe obligimet e dala nga Propozimi Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës i Martti Ahtisaarit, nga sot ka marrë nën përgjegjësi sigurimin e Manastirit të Graçanicës nga trupat e KFOR-it, thuhet në komunikatën e policisë....
Postuar: 05:43:02 / 23.08.2010
Më tej thuhet se pranimi i përgjegjësive për sigurimin e Manastirit të Graçanicës është një hap i madh në procesin e forcimit gjithnjë më të madh të përgjegjësisë së Policisë në Kosovë, duke qenë se Policia e Kosovës do t’i ruaj zonat më të çmueshme kulturore dhe fetare në Kosovë.
Ky veprim reflekton situatën e përmirësuar të sigurisë në Kosovë dhe besimin që KFOR-i ka në aftësinë e Policisë së Kosovës për ta përmbushur këtë detyrë të rëndësishme.
Policia e Kosovës, deri më tani siguron 174 objekte kulturore fetare (18 objekte me sigurim statik 24/7 ndërsa objektet tjera fetare mbulohen me patrullime), dhe deri më tani nuk është raportuar për asnjë incident sa i përket sigurimit të këtyre objekteve.
Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe profesionale që të marrë përgjegjësinë për siguri edhe të objekteve tjera fetare të cilat vazhdojnë të jenë në përgjegjësinë e KFOR-it, pas vlerësimeve të përbashkëta, përfundon komunikata
RTK
Kosovo police take over Serb monastery: Voice of Russia