Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Gjermania 200 milion euro për energjinë në Shqipëri


Gjermania është një nga financuesit e rëndësishëm në tregun e energjisë në vendin tonë.



Ashtu sikurse edhe vitet e tjera, ambasada gjermane organizon udhëtime me gazetarë për të promovuar projektet e saj në fushën energjetike.

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Karola Myller-Holtkemper ishte në jug të vendit, ku ka theksuar rëndësinë e këtyre projekteve për punësimin dhe zhvillimin e këtyre zonave.

"Ne synojmë të krijojmë sa më shumë vende pune efikase, pasi në fund të fundit, elektriciteti është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të një vendi. Të gjitha këto ne i bëjmë jo vetëm që njerëzit të kenë mundësi të mbajnë në funksionim frigoriferët e tyre, por edhe që të krijojmë vende pune sa më efikase dhe sa më produktive", tha ambasadorja Holtkemper.

Në ditën e dytë, vizita u ndal në qytetin e Gjirokastrës, ku Ambasadorja Holtkemper vizitoi n/stacionin e ri elektrik 110/20 kilovolt. "Misioni ynë është që të financojmë zhvillimin dhe energjia është një nga sektorët më prioritarë dhe pararendës i një zhvillimi të qëndrueshëm", nënvizoi ambasadorja Holtkemper.

Gjermania ka investuar 200 milionë euro në mbështetje të sektorit energjetik në Shqipëri. Hidrocentrali i Bistricës, një investim prej 34 milionë euro i financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFV) ishte ndalesa e parë e turit informues mediatik. Projekti synon shfrytëzimin afatgjatë të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike në dy HEC-e Bistrica I dhe Bistrica II, të garantojë transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë së prodhuar prej tyre për qytetet e Sarandës dhe Gjirokastrës.

Përveç HEC-eve Bistrica I dhe II, me mbështetjes financiare dhe teknike të Qeverisë Federale Gjermane është ndërtuar edhe linja 110 KV, ngritja e rrjetit të ri shpërndarës 20 KV në qytetin e Sarandës dhe rrethinat si dhe pajisja me transformatorë dhe aparatura moderne të tensionit të lartë të nënstacioneve të vjetëruara që furnizojnë kryesisht Gjirokastrën.




Gazeta Start: Gjermania 200 milion euro për energjinë në Shqipëri
 
Österreich wird Albanien weiterhin auf seinem Weg unterstützen Albanische Parlamentspräsidentin Topalli im Hohen Haus zu Gast =




Albaniens Parlamentspräsidentin Jozefina Topalli, die der Veranstaltung "Albanien - Land der Skipetaren" im Hohen Haus beiwohnen und dabei eine gleichnamige Ausstellung eröffnen wird, traf heute Nachmittag zu einem Gedankenaustausch mit Nationalratspräsidentin Barbara Prammer zusammen. Im Zentrum der Unterredung standen, wie schon beim letzten Besuch Topallis im Februar (siehe PK Nr.91/2010), der Wunsch Albaniens nach Aufnahme in die Europäische Union und die Liberalisierung europäischer Visabestimmungen für albanische StaatsbürgerInnen. Nationalratspräsidentin Barbara Prammer hob im Rahmen der Begrüßung der albanischen Delegation vor allem die vielfältigen, intensiven und sehr guten Beziehungen Österreichs zu diesem Land hervor. Man werde den südosteuropäischen Staat auch weiterhin bei seinen Bemühungen um Annäherung an die Europäische Union unterstützten, bekräftigte Prammer, bis zur Entscheidung der Europäischen Kommission über die Aufnahme allfälliger Beitrittsverhandlungen gelte es aber vor allem auf Ebene der nationalen Parlamente zu kooperieren. Der von Jozefina Topalli ausgesprochenen Einladung ins albanische Parlament wolle sie jedenfalls so bald wie möglich folgen. Auch Topalli kam auf die guten bilateralen Beziehungen zu sprechen und dankte für die Hilfe und Unterstützung, die Österreich Albanien in den letzten Jahren zukommen ließ. Die positive Resolution des Europäischen Parlaments betreffend Visaliberalisierung sei ein großer Schritt für ihr Land gewesen, stellte die albanische Parlamentspräsidentin fest. Sie hoffe, dass sich die Europäische Kommission nach Prüfung der Antworten Albaniens auf den diesbezüglichen Fragebogen für die Aufnahme von Beitrittsverhandlungen mit ihrem Land aussprechen werde. Eine positive Antwort der Kommission würde schließlich ein gewichtiges Zeichen für Albanien darstellen. (Schluss)

ots.at: Österreich wird Albanien weiterhin auf seinem Weg unterstützen Albanische Parlamentspräsidentin Topalli im Hohen Haus zu Gast =
 
^^



Katari tërheq investimin nga Greqia për në Shqipëri

Athinë, 20 tetor - Katari ka shokuar Greqinë kur ka vendosur të tërheqë një investim prej 1.5 miliardë eurosh për ndërtimin e një termocentrali.

E veçanta e kësaj tërheqje është që qeveria e Katarit do ta dërgojë investimin në Shqipëri, raporton gazeta Start.

Sipas ekspertëve të kompanisë ndërtuese, Shqipëria është një vend më i përshtatshëm, duke qenë më afër Italisë, ndërkohë që tregu italian shihet si tregua më i mirë për eksportin e energjisë.

Ndërtimi i TEC-it do të bëhet në Malin e Robit në Vlorë dhe për këtë studimi i fizibilitetit është i gatshëm nga pala shqiptare, çka për kompaninë është një plus i madh.

Qeveria shqiptare sipas firmës ndërtuese të cituar nga mediat greke, ka krijuar lehtësira dhe hapësira të mëdha për këtë investim.

Katari tërheq investimin nga Greqia për në Shqipëri - Ekonomi - Koha Net
 
^^

Katari tërheq investimin nga Greqia për në Shqipëri

Athinë, 20 tetor - Katari ka shokuar Greqinë kur ka vendosur të tërheqë një investim prej 1.5 miliardë eurosh për ndërtimin e një termocentrali.

E veçanta e kësaj tërheqje është që qeveria e Katarit do ta dërgojë investimin në Shqipëri, raporton gazeta Start.

Sipas ekspertëve të kompanisë ndërtuese, Shqipëria është një vend më i përshtatshëm, duke qenë më afër Italisë, ndërkohë që tregu italian shihet si tregua më i mirë për eksportin e energjisë.

Ndërtimi i TEC-it do të bëhet në Malin e Robit në Vlorë dhe për këtë studimi i fizibilitetit është i gatshëm nga pala shqiptare, çka për kompaninë është një plus i madh.

Qeveria shqiptare sipas firmës ndërtuese të cituar nga mediat greke, ka krijuar lehtësira dhe hapësira të mëdha për këtë investim.

Katari tërheq investimin nga Greqia për në Shqipëri - Ekonomi - Koha Net

:app: :app: :app:


Auf der anderen Seite: Edhe kete nuk do e gjejshe ne kohen e Enverit.
§
 
Zurück
Oben