Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren
  • Guten Rutsch, Sretna Nova, Καλή Χρονιά, Gëzuar Vitin e Ri, Mutlu Yıllar
    Wünscht das BalkanForum-Team

Kombetarja

UEFA “djeg” edhe “Ruzhdi Bizhutën” e “Niko Dovanën”

Shqipëria nuk ka asnjë stadium të përshtatshëm për Kombëtaren shqiptare dhe ndeshjet në Kupat e Europës, nga turet e dyta e më lart. Sipas informacioneve nga Federata Shqiptare e Futbollit, UEFA pat dërguar në Shqipëri inspektorë për të parë gjendjen në të cilën ndodhen aktualisht stadiumet tona dhe nga inspektimet në “Qemal Stafa”, “Loro Boriçi”, “Ruzhdi Bizhuta” dhe “Niko Dovana” dolën në konkluzion se asnjëri prej tyre nuk mund t’i përafrohet kritereve të vëna nga UEFA për ndeshje ndërkombëtare. UEFA i ka mbyllur sytë për vite me radhë për “Qemal Stafën”, duke lejuar që aty të luhen ndeshje ndërkombëtare, si të klubeve (në Kupat e Europës) dhe Kombëtares. Por, inspektori i deleguar i qeverisë së futbollit europian ka theksuar se në këtë impiant nuk mund të luhen më ndeshje të tilla, të paktën jo pa iu nënshtruar një rikonstruksioni gati total (dhoma të zhveshjes, shkallë, zona VIP, zona e mediave dhe tapeti i fushës). Edhe “Loro Boriçi” është jashtë çdo standardi që kërkon UEFA, pasi nuk plotëson as kushtet më minimale në të ashtuquajturën tribuna VIP, atë të gazetarëve dhe ca më pak në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë ka probleme edhe me rrethimin. Sakaq janë vënë detyra për “Ruzhdi Bizhutën” dhe “Niko Dovanën”. Në Elbasan mund të luhet aktualisht vetëm për ndeshje të kombëtareve të moshave, por për Kombëtaren e madhe dhe klubet në Kupat e Europës do duhet me patjetër të ndërhyhet në rikonstruksion të ambienteve të brendshme dhe me një rrethim sigurie. Ndërsa në Durrës mund të luhen ndeshje të kombëtareve të moshave dhe takimeve të para në klubeve në Kupat e Europës, por për Kombëtaren e madhe duhet që të bëhen punime shtesë në ambiente të brendshme, në tribunën VIP, atë të gazetarëve, si dhe në sigurinë e impiantit. Kështu, Kombëtarja shqiptare rrezikon (për të mos thënë që është pa stadium), që të mos luajë asnjë ndeshje miqësore dhe kualifikuese për Europianin 2016 në Shqipëri. Deri para pak kohësh u fol se pasi të niste prishja e stadiumit “Qemal Stafa”, federata dhe shteti shqiptar ose qeverisja vendore (bashkitë) do të ndërhynin në rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, me qëllim që aty të mund të luante edhe Kombëtarja, por burokracitë e shumta, si dhe një lloj tërheqjeje e qeverisë aktuale shqiptare, ka lënë gjithçka pezull. Pra, aktualisht Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka një stadium që të paktën t’u përafrohet standardeve që kërkon UEFA, por edhe pse këtë gjë e di fort mirë, si FSHF-ja, edhe shteti shqiptar, fakt është se nuk është ndërmarrë asnjë nismë, çka të bën të besosh se për takimet e radhës Kombëtarja shqiptare do duhet të gjejë një stadium jashtë kufijve. Ndërkohë, kujtojmë që këtë të premte pritet të zhvillohet tenderi për stadiumin “Qemal Stafa”. Sipas asaj që ka programuar FSHF-ja, më 22 nëntor kompania franceze e konsulencës do të përzgjedhë përfundimisht edhe fituesin, pra kompaninë që do të merret me ndërtimin e këtij impianti.



MARRE DUHET ME NA ARDH.

ARMANDO DUKA e ka dhi krejt sdi pse populii nuk qohet nkam per ti bajm thirrje me hek duken


- - - Aktualisiert - - -

Trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi, është i gatshëm që të shkojë ku të dëshirojë babai i Januzajt për t’u takuar me të dhe për të folur rreth të ardhmes së talentit të Mançester Junajtid.



Në një intervistë për “Supersport” , 57-vjeçari ka analizuar sipas reparteve ekipin përfaqësues dhe ka pohuar se në të ardhmen do të tentojë të afrojë portierë dhe sulmues të tjerë në ekip. Januzaj – Sipas De Biazit, Januzaj do të ishte një reklamë e shkëlqyer për Shqipërinë dhe se do të bënte gjithçka që ai të mund të integrohej sa më shpejt me grupin. Italiani ka pohuar se Januzaj ka mundësi të zgjedhë edhe Kombëtare të tjera që mund t’i ofrojnë më shumë sesa Shqipëria.
“Kam dëgjuar babanë e lojtarit që pati thënë se dëshironte që të kishte kontakte zyrtare me trajnerin dhe unë po i drejtohem publikisht se jam gati ta takoj atë kur të dëshirojë dhe ku të dëshiroj. Nuk është nevoja që ai të lëvizë fare, sepse shkoj unë atje ku dëshiron ai, – deklaroi De Biazi – Gjithsesi, mendoj se më e logjikshme do të ishte të takohemi edhe t’i shpjegoj projektin dhe idetë e mia për mënyrën se si mund ta ndihmoj Adnanin të integrohet menjëherë në ekipin tonë.
Jam i ndërgjegjshëm se Adnani ka edhe mundësi të zgjedhë Kombëtare tjetër që do t’i ofrojë më shumë, qoftë edhe në planin financiar, por nëse ai është shqiptar dhe e ndien në zemër se është shqiptar, atëherë duhet që të luajë për Shqipërinë. Nëse vjen, do të bëhet emblema e një kombi të tërë dhe anasjelltas: do të ishte edhe reklama më e mirë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, sepse është një yll që luan te Mançester Junajtid”.
Porta – “Berisha është një portier i shkëlqyer që ka bërë paraqitje të mira në përfaqësuese, por këtë vit ka bërë një ndryshim radikal në karrierën e tij, pasi ka shkuar nga Kalmari te Lacio. Mendoj se në atë klub nuk është e lehtë të fitosh vendin e titullarit, gjithsesi ai ka potencialin për të fituar hapësirat që i duhen. Kemi gjithashtu Orges Shehin që, përveçse është një profesionist i shkëlqyer, arrin të ndihmojë më së miri grupin edhe në ekuilibrat jashtë fushës. Gjithsesi, ne jemi duke parë për portierë të rinj dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të afrohen lojtarë të rinj në portë, por ama nuk është e lehtë, sepse nuk ka shumë në qarkullim”, deklaroi de Biazi.
Mbrojtja – “E sigurt është që në qendër në edicionin e ardhshëm do të luajnë Cana dhe Mavraj. Nga krahët kemi disa alternativa dhe mendoj se janë cilësore. Këtu i referohem Agollit, i cili ka ende shumë për t’i dhënë ekipit, Lila, Lenjani dhe Hysaj. Ky i fundit është i ri, por me të ardhme të madhe. Mendoj se kemi alternativa të mira në mbrojtje”, ka thënë De Biazi.
Mesfusha – “Është reparti që ka më shumë alternativa. Mendoj se ka lojtarë cilësorë, si Basha, Kaçe, Abrashi, Rama, Lilaj, Roshi apo Vila. Të gjithë këta do t’i shërbejnë ekipit me të gjithë potencialin që kanë. Po ju them se Shqipëria do të punojë intensivisht gjatë atyre pak ndeshjeve miqësore që do të zhvillojë deri në shator, me qëllim që të jetë në gjendje të përdorë dy sisteme loje. E kam fjalën që mund të ndryshojë sistem edhe brenda një ndeshjeje”, u shpreh trajneri.
Sulmi – “Lojtarët e këtij reparti nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira. Kemi probleme në finalizim dhe në kompeticione të tilla dhe në nivele të tilla mungesa e golit të penalizon. Gjithsesi, ne do mbështesim fort lojtarët që kemi, si Sadiku, Çani apo Salihi, por do të shohim edhe për të tjerë. I kam disa emra në kokë, por nuk është edhe aq e lehtë për t’i afruar, sepse ata ndodhen në rrethana specifike. Por të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha De Biazi.



ICH DENKE SOWAS GEHÖRT HIER HER
 
Hamburg , Bremen sollen interesse an Kace haben ..

Was haltet ihr von Lapis Kiakis , ist IV bei Caripi Serie B Italien .. 1.96 Groß /
 
Hamburg , Bremen sollen interesse an Kace haben ..

Was haltet ihr von Lapis Kiakis , ist IV bei Caripi Serie B Italien .. 1.96 Groß /


italien würd ich kace nicht empfehlen (die liga is da viel zu langweilig) Bremen würde denke ich passen zu Kace den er is jung bei einer weiter entwicklung kommen dan die top clubs
 
Das Problem mit dem Stadion ist, dass die neue Regierung sagt, sie wird in einer Krisenzeit keine Luxusinvestition durchführen.
Die vorherige Regierung hätte das Thema Stadion beginnen sollen, dann wäre es jetzt in Entwicklung.

Die beste Lösung wäre, Private Investoren und FSHF/UEFA, und den Staat da rauslassen. Es müsste ein neues Grundstück gefunden werden und gebaut werden.
Beim Stadion Qemal Stafa ist das Problem, dass Einige behaupten, es sei ein historischen Grundstück und dürfe nicht abgerissen werden.
 
Was ist jetzt mit dem Stadion , dürfen da keine Spiele der Nati ausgeführt werden ??


kein albanisches stadion is geeignet für die nati, champions, e uefa cup

wen kein stadion gebaut wird muss der verband spiele auserhalb albanien organisieren.

- - - Aktualisiert - - -

Mesefushori 24 Vjeçar Dilaver Duka ne prova te Atletiko Madrid dhe afer kombetares Shqiptare !

ich hoffe er schaft es bei Atletiko Madrit und das währauch einer für die nati manschaft
 
kein albanisches stadion is geeignet für die nati, champions, e uefa cup

wen kein stadion gebaut wird muss der verband spiele auserhalb albanien organisieren.

- - - Aktualisiert - - -

Mesefushori 24 Vjeçar Dilaver Duka ne prova te Atletiko Madrid dhe afer kombetares Shqiptare !

ich hoffe er schaft es bei Atletiko Madrit und das währauch einer für die nati manschaft

Ist ja heftig , in kosove gibts ja auch keines das geeignet es sonst wär es gar nicht mal so schlecht wen dort auch spiele stattfinden würden
 
So wie ich das verstanden habe, hat die UEFA der FSHF ein Ultimatum von 3 Monaten gegeben. Die FSHF muss der UEFA ein Projekt mit dem neuen Stadion vorweisen, die UEFA ist auch bereit finanzielle Hilfe zu leisten.

Die Regierung hat auch verkündet, dass man bereit wäre, an einer Lösung mitzuarbeiten, jedoch die finanziellen Mittel rare sind.
Ich denke, es sieht danach aus, dass die FSHF mit der alb. Regierung ein Projekt für das neue Stadion vorlegen werden, welches die UEFA mitfinanzieren wird, und bis dahin wird ein anderes Stadion ein bisschen renoviert (Shkodra?), so dass man darauf spielen kann, bis das neue Stadion spielbereit ist.
 
Zurück
Oben