N
Nik
Guest
Me kqyr kështu qdo shtet eshte multietnik.
Me kqyr Kosovën prej bjen qe 4-5% janë jo Kosovar. Qata 4-5% dahen ne Serb, Goranë, Roma, Torbeshë, Boshnjakë etj. Prej bjen 1% për secilin popull.
Përfitojnë njerëz që dojne me paraqitur Kosovën labil dhe jo me shumicë shqiptare.
Per qata serbet e kanë quajtur Kosovën gjithë "Kosovo i metohia." Per me bo sa ma të vogël edhe pa vlerë.
Të kuptoj shumë mirë, por Kosova nuk është vetëm shqiptare. Ka disa "ishuj" ku jetojnë vetëm pakicat dhe këto tregojnë që shteti kosovar përbëhet si në histori po në kulturë nga shumë popuj.
E di, që UÇK-ja ka luftuar kundra Serbisë për një Kosovë shqiptare. Por besoj se kushtetuta aktuale e Republikës së Kosovës duhet të ndiqet nga të gjithë. Aty shkruan që shteti dhe jo popullsia është multietnik. Me këtë kushtetutë Kosova ka një potencial të madh demokratik.