Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Nachrichten aus Albanien


Miq te dashur, me lejoni te ju njoftoj se une sot nuk kam qenë pjesmarres ne protesta ne Iliridë. Une jame gjithsesi perkrahes i kesaj nisme dhe se shpejti do te gjindem ne mesin tuaj, por une jam i mendimit se ne duhet te protestojme me dinjitet. Vetë grumbullimi i masave te medha dergon signale ne mbare boten dhe ne e dime se ne dekadat e fundit çdo e mire per popullin tone ka filluar me protesta paqesore. Uroj qe mos te lendohet askush, uroj qe keshtu te shkurtohet rruga jone drejt qellimit te madhe. Ju falenderoj nga zemra per kontributin tuaj.

Ata qe ushtrojne dhune ndaj popullit tone do e marin denimin e tyre, heret apo vone, per kete jam i bindur.

Me nderime
I juaji Nuri Seferi

https://sq-al.facebook.com/BoxerNuriSeferi
 
Miq te dashur, me lejoni te ju njoftoj se une sot nuk kam qenë pjesmarres ne protesta ne Iliridë. Une jame gjithsesi perkrahes i kesaj nisme dhe se shpejti do te gjindem ne mesin tuaj, por une jam i mendimit se ne duhet te protestojme me dinjitet. Vetë grumbullimi i masave te medha dergon signale ne mbare boten dhe ne e dime se ne dekadat e fundit çdo e mire per popullin tone ka filluar me protesta paqesore. Uroj qe mos te lendohet askush, uroj qe keshtu te shkurtohet rruga jone drejt qellimit te madhe. Ju falenderoj nga zemra per kontributin tuaj.

Ata qe ushtrojne dhune ndaj popullit tone do e marin denimin e tyre, heret apo vone, per kete jam i bindur.

Me nderime
I juaji Nuri Seferi

https://sq-al.facebook.com/BoxerNuriSeferi
Dann ist wohl alles geklàrt

- - - Aktualisiert - - -

Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
 

Anhänge

    Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
“Car Llazari” shtrihet deri në urë
Kajtaz Gecaj Publikuar: 08.07.2014 - 15:54

timthumb.php

Sheshi me emrin e Car Llazarit, do të nisë të ndërtohet të mërkurën, dhe ai do të shtrihet deri në urë, nga pjesa veriore e Mitrovicës, me çka përfundimisht ura kryesore e Ibrit do të nxirret jashtë funksionit dhe ajo më nuk do të ketë kurfarë vlere.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili gjatë një vizite në Mitrovicën e veriut, të dielën, pati paralajmëruar ndërtimin e sheshit “Car Llazari”, ngjitas me “Parkun e paqes”, ka qwndruar edhe të martën në Mitrovicën e veriut. Sipas burimeve të gazetës, Gjuriq do ta kalojë natën në Mitrovicë, ndërsa të mërkurën, do ta inaugurojw fillimin e punimeve të sheshit, i cili edhe më shumë do ta thellojë ndarjen e Mitrovicës.
Siç kanë njoftuar burime të gazetës, Gjuriq ka hyrë në Kosovë dhe është duke qendruar në veri të Mitrovicës nën përcjelljen e xhandarmerisë serbe dhe dy automjete të tyre Jeep Pajero. Sipas kwtyre burimeve, Gjuriq është takuar në “Lagjen e Boshnjakëve” me kryetarin e Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq dhe me bashkëpunëtorë të tij, me ç’rast janë dakorduar që ndërtimi i sheshit “Car Llazari” të fillojë të mërkurën.
Sheshi “Car Llazari”, në të cilin do të ngritet edhe shtatorja e Car Llazarit, do të shtrihet nga “Lagjja e Boshnjakëve” e deri te “Tre soliterët”, do të jetë i ndaluar për qarkullim të automjeve. Kjo hapësirë, e cila bashkë edhe me “Parkun e paqes”, të cilin serbët e veriut e kanë vendosur kohë më përpara, do të jenë tani barrikada të dyfishta, të cilat pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga jugu në veri dhe anasjelltas.
Për të dalë në sheshin “Car Llazari”, duhet kaluar nëpër të ashtuquajturin “Park i paqes”. Në fakt, sheshi dhe barrikada në formë parku do të jenë ngjitas me njëra-tjetrën, me çka veriorët por edhe vet qeveria serbe synojnë ta mashtrojnë opinionin ndërkombëtar, “se barrikadat tashmë janë një e kaluar dhe se me parqe dhe me sheshe dëshirojnë të krijojnë ura lidhëse në mes të serbëve dhe shqiptarëve, e jo urë ndarëse, siç ishte ajo kryesore në Ibër”.
 
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
 

Anhänge

    Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
[h=1]Leider passiert das sehr oft in Albanien :(

Mashtronin vajzat për martesë, i shfrytëzonin për prostituta në Zvicër
[/h]
dhune-grua.jpg
[h=2]Dosja e krimeve të rënda, në ngarkim të tre personave[/h] Ajo ishte shpërngulur nga Skrapari në drejtim të Tiranës për shkak të varfërisë, por edhe të ndarjes me të fejuarin, ndërkohë që ishte në muajin e dytë të shtatzënisë. Në kërkim të një jete më të mirë, ajo njihet me një djalë, i cili i premton dashuri, me kushtin e vetëm që të hiqte fëmijën. Duke besuar tek ai, vajza e re bie pre e mashtrimeve dhe përfundon duke ushtruar prostitucion në rrugët e Europës. Historia nuk është shkëputur nga e shkuara e largët, por ka ndodhur rreth dy vite më parë me një 23-vjeçare, e cila në fillim të vitit 2013, ka vendosur të denoncojë shfrytëzuesin e saj, ndërsa pas më shumë se një viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mundur të marrë nën akuzë të dyshuarin, vëllain e tij dhe një shok të tyre. Të pandehurit e dërguar në gjykatë janë Shyqyri Stafuka, 23 vjeç, Bledar Stafuka, 32 vjeç, dhe Emiljano Tarja, 24 vjeç, që të tre të akuzuar për veprat penale të trafikimit të femrave.
Njohja dhe aborti
Prokuroria thotë se denoncimi për tutorët e prostitutave shqiptare është bërë nga një vajzë 23-vjeçare, e cila duket se është mashtruar nga Shyqyri Stafuka. E reja me origjinë nga Skrapari është njohur me 23-vjeçarin në muajin nëntor të vitit 2012. Në ditët në vazhdim, denoncuesja D.B., dhe Shyqyriu, pasi këmbejnë numrat e celularëve dhe adresat në rrjetet sociale respektive, kanë komunikuar mes tyre, si dhe kanë dërguar mesazhe në rrjetin social “Facebook”. Gjatë kësaj periudhe, Shyqyriu i ka shprehur të dëmtuarës dëshirën për lidhje intime. E dëmtuara fillimisht nuk ka pranuar që të krijonte lidhje me Shyqyriun, për shkak se kishte qenë më parë e fejuar me një person tjetër, me të cilin nuk kishte bërë celebrim, si dhe për faktin tjetër se ishte në muajin e dytë të shtatzënisë. Shyqyriu i thotë se nuk e kishte problem një gjë të tillë, ndaj dhe i ka sugjeruar që ta abortonte fëmijën, duke gjetur një klinikë për abort. Gjithashtu, ai i ka thënë se do të kryente pagesën përkatëse. Pikërisht pas momentit që do kryhej aborti, do të niseshin për në Gjermani, vend në të cilin i kishte pohuar se dispononte një lokal të vetin dhe meqë ishte lidhur me të dëmtuarën, do të ishte mirë që të punonte ajo sesa të mbante një punëtore tjetër. Gjithashtu, Shyqyriu i thotë të dëmtuarës se familjarët e tij nuk kishin qejf që t’i shihnin së bashku, për shkakun se kishte qenë e fejuar më parë, ndaj dhe sipas të dëmtuarës, ky ka qenë dhe “shkaku” që, sipas tij, duhet të iknin në Gjermani.
Ikja në Gjermani
E ndodhur në të tilla rrethana, e reja i ka besuar dhe fillimisht ka pranuar që të kryejë abortin, ku për të gjitha shpenzimet informohet nga Shyqyriu se do të kujdesej shoku i tij. Pas këtij momenti, tutori është larguar për në Gjermani, kurse e dëmtuara së bashku me E.L. kanë shkuar për të abortuar fëmijën te një klinikë private në Laprakë. Më pas, E.L. e ka ndihmuar që të niset drejt Gjermanisë dhe kur ka mbërritur ajo, është takuar me Shyqyriun dhe vëllain e tij, Bledar Stafukën. Aty, ai e ka mashtruar sikur ka rënë në burg dhe se ajo duhej të punonte që ta ndihmonte të dilte i lirë. Ajo nuk ka pranuar dhe ka qëndruar në shtëpi derisa është kthyer Shyqyriu.
Dhuna ndaj saj
Në fillim të muajit janar 2013, në shtëpinë e Bledarit, vend në të cilën ka qëndruar e dëmtuara, kanë shkuar edhe dy vajza shqiptare, me emrat G. nga Gjirokastra e moshës 20 vjeçe, si dhe P. nga Vlora e moshës 20 vjeçe, që punonin si prostituta. Shyqyriu, nën përdorimin e dhunës fizike e psikike, e ka detyruar të dëmtuarën që të largoheshin për Zvicër, ku i ka kërkuar që të punonte si prostitutë në një lokal shqiptar. Pasi kanë mbërritur në destinacionin e duhur, ata kanë shkuar në banesën e një shtetasi kosovar. Të nesërmen, në këtë banesë ka shkuar një vajzë shqiptare me emrin XH.M., e cila i ka thënë të dëmtuarës që punonte si prostitutë për llogari të Shyqyriut, e cila kishte rreth një vit që e bënte këtë punë. Më pas kanë vajtur për të darkuar në një lokal që i kishte treguar më parë XH.M. Në këtë lokal ka qenë dhe një vajzë tjetër shqiptare me emrin XH.K. Nga bisedat e bëra në tavolinë, e dëmtuara ka mësuar se ato punonin si prostituta për llogari të Shyqyriut. Pikërisht në ditët në vazhdim, 23-vjeçari, e ka nxjerrë vazhdimisht të dëmtuarën për prostitucion. E dëmtuara fillimisht nuk ka pranuar që të shfrytëzohet, por si rezultat i dhunës fizike dhe psikike të vazhdueshme që ka ushtruar Shyqyriu ndaj saj, është detyruar që të punojë si prostitutë për llogari të tij.
Gjetja e klientëve
Sa i përket mënyrës së gjetjes së klientëve, e dëmtuara ka pohuar se të gjitha vajzat uleshin te bari i lokalit, ku merrnin ndonjë pije dhe në momentin kur futeshin klientët në lokal, vajzat u afroheshin dhe në rast se u ofrohej ndonjë pije bënin dhe “pazarin”, ku për 20 minuta seks paguanin 100 franga zvicerane, akt i cili kryhej në dhomën e hotelit, të cilën e kishte paguar Shyqyriu që më parë. Orari i punës si rregull ka qenë nga ora 14:00, deri në orën 02:00, ambient në të cilin i dërgonte dhe i merrte Shyqyriu me makinë. Pak kohë më vonë, Shyqyriu është kthyer në Shqipëri dhe vajza e re ka kërkuar ndihmë të kthehet, kështu që një kosovar e ka ndihmuar 22-vjeçaren që të niset drejt Shqipërisë. Por, këtu e ka pritur sërish Shyqyriu, dhe vajza kur është takuar me prindërit, ka gënjyer nga frika, duke thënë se do të martohej me këtë person.
Mashtrimi i dytë
Më datë 12 mars 2013, e dëmtuara së bashku me Bledarin kanë vajtur në Zvicër nëpërmjet aeroportit të Prishtinës, por në momentin që ka vajtur në Zvicër është detyruar që të ushtrojë prostitucion në të njëjtin vend ku kishte punuar më përpara. Ajo ka mundur që të kthehet në Shqipëri, ku pasi është takuar me Shyqyriun, i cili i ka kërkuar të dëmtuarës që të punonte sërish në Zvicër si prostitutë, e dëmtuara, pavarësisht dhunës fizike, nuk ka pranuar, si dhe ka bërë kallëzim penal ndaj tij. Në sajë të denoncimit të bërë nga 22-vjeçarja, u zbulua fakti që vëllezërit Stafuka dhe Tarja ishin personat që kishin shfrytëzuar edhe të miturën XH.K., gjimnaziste në vit të parë në Tiranë. E mitura fillimisht ka pasur kontakte në Shqipëri me Emiljano Tarjen, një mik i Shyqyri Stafukës, i cili e ka shoqëruar deri në Zvicër. Pas kësaj ajo është shfrytëzuar për qëllime prostitucioni.shqip
 
Zurück
Oben