Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Überflutungen in Balkanländern

Turqia i ofron ndihmë Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi pati sot një komunikim telefonik me Presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, me të cilin bisedoi lidhur me situatën emergjente të krijuar në vend nga reshjet e shumta që kanë përmbytur zonat në veriperëndim të Shqipërisë.
Kryetari i Shtetit e njohu Presidentin turk Gyl me detaje të kësaj situate dhe me masat që po ndërmerren nga shteti shqiptar për t’i ardhur në ndihmë popullatës së prekur nga kjo fatkeqësi. Presidenti vuri në dukje se gjendja është akute dhe se prioritar vijon të mbetet evakuimi i njerëzve, si dhe ardhja në ndihmë me medikament mjekësore, ushqimore dhe shërbime të tjera humane të nevojshme për ta. Për këtë, Presidenti i Republikës kërkoi dhe mbështetjen e palës turke për logjistikën dhe transportin.
Nga ana e tij, Presidenti tuk Gyl, në emrin e tij personal dhe të popullit turk, i shprehu Kryetarit të Shtetit solidaritetin e plotë dhe mbështetjen për të gjithë ata njerëz, të cilët janë duke u përballur me pasojat e rënda të këtyre përmbytjeve.
Gyl e siguroi Presidentin Topi për gatishmërinë e tij institucionale për të ndihmuar Shqipërinë në këto momente dhe pala turke sapo konfirmoi se ndihmat do të vijnë që këtë pasdite.






Türkei hat Albanien Hilfe zugesagt.
:rolleyes:
 

Turqia sjell në Shkodër 22 oficerë dhe tre helikopterë

Publikuar: Sot, më 05 dhjetor 2010
05helik4.jpg




Turqia do të sjellë sot në Shqipëri një helikopter kërkim-shpëtimi dhe dy helikopterë të tipit S-70 të Forcave Ajrore të Turqisë.
Ambasada turke në Tiranë, njoftoi se ekipi turk i kërkim-shpëtimit përbëhet nga 22 oficerë dhe nënoficerë, ku mes tyre ka edhe personel mjekësor, ka raportuar gazeta Start.
“Krahas ardhjes së këtyre helikopterëve, po vazhdojnë përpjekjet për të dërguar me shpejtësi ndihma si barna, ushqime dhe batanije nga Republika e Turqisë për popullin vëlla shqiptar për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Siç ka ndodhur gjithmonë, edhe këtë herë shteti turk është i gatshëm të japë çdo mbështetje dhe të shprehë solidaritetin me popullin mik e vëlla shqiptar", thuhet në njoftimin e ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë.



Türkei schickt 20 Offizire und 3 Helikopter Typs S-70 nach Albanien
Die Türkei wird alles tun um seinen albanischen Freunden und Brüder zu helfen
:la:
 
Oh man wie können die Muslimischen Asiaten nur den Christlichen Europäern helfen, was würde Skendergebäck dazu sagen :rolleyes:
 
Zurück
Oben