Kundër Turqisë pa Rashkajn e Pepën
Një lajm i hidhur për Përfaqësuesen e Kosovës. Lojtari më i mirë me Haitin, njëherësh kapiteni Anel Rashkaj, nuk do të luajë në miqësoret me Turqinë e Senegalin. Krahas tij, nuk do të vije as mbrojtësi Avni Pepa.
Të dy lojtarët e Sandnes Ulf të Norvegjisë, kanë marrë përgjigjen negative të hënën nga klubi i tyre.
“Klubi sot na ka dhënë përgjigjen ‘JO’. Kemi pasur një mbledhje me Avni Pepën dhe klubin, por ata nuk do të na lejojnë të vijmë”, shprehet Rashkaj për gazetën Arena, duke treguar më tej bisedën me zyrtarët e klubit.
“Ju thashë se këto ndeshje është shumë me rëndësi për vendin tonë dhe për mua si lojtar. I thashë që është reklamë e mirë edhe për klubin me i pasur dy lojtarë në Përfaqësuesen e Kosovës. Ata u arsyetuan se jemi në pozitë të keqe në renditje dhe po ashtu në krizë të rezultateve, dhe po ashtu skuadra ka disa lëndime të lojtarëve dhe aty u mbyll biseda”.
Ai shpreson se klubi do të ndryshojë mendje, por ka pak shpresa në këtë. “Nëse unë insistoj, atëherë ata mendojnë se nuk po e dua klubin. Do të më vinte shumë keq nëse nuk i përjetoj këto ndeshje me Kosovën, pasi i kam pritur me vite të tëra”, thekson i zhgënjyer kapiteni, me shpresën se ndeshjet e ardhshme të Kosovës do të përkojnë me datat e lira të FIFA-s. Ligat Skandinave nuk pushojnë në datat 21 e 25 maj, kur Kosova zhvillon miqësoret.
© telegrafi.com
Kosovo muss für die Spiele gegen Türkei und Senegal auf Anel Rashkaj und Avni Pepa verzichten. Der Club der beiden Spieler verweigert ihnen die Freigabe, mit der Begründung, dass zurzeit viele Spieler verletzt sind und sie kein Risiko eingehen möchten. Anel Rashkaj versuchte die Verantwortlichen in einem Gespräch davon zu überzeigen, wie wichtig diese Spiele für ihn und sein Land seien, doch sie lehnten die Bitte ab.
Echt schade für die Jungs, vor allem für Anel Rashkaj.
- - - Aktualisiert - - -
Albion Ademi në prova te Manchester United
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Albion Ademi është një nga talentet e shumta që kanë qenë në prova te Manchester United këtë sezon.
Ademi është një djalosh 15 vjeçar që luan për reprezentacionin e Finlandës U15, ai u zbulua nga skautët e Manchester United në miqësoren që klubi i tij Turun Palloseura luajti kundër United dhe ai shënoj gol.
Ne sjellim gjithashtu edhe intervistën e shkurtër me të:
- Për ata që nuk të kanë parë të luash më parë si e përshkruan veten?
AD: Jam i shpejtë me top dhe pasues i mirë, jam lojtar ekipor dhe gjithashtu një driblues i mirë.
- Si shkuan provat me United?
AD: Provat shkuan mirë, kam stërvitur me djem më të mëdhenj. Luajtëm një ndeshje ne që ishim në prova kundër akademisë dhe lojtarëve që janë te United, unë shënova gol në këtë lojë.
- Kush janë idolët tuaj të futbollit?
AD: Janë Cristiano Ronaldo dhe Adnan Januzaj.
- Si ke kaluar te United?
AD: Koha ime atje ishte kënaqësi, me lojtarët bënim shaka dhe trajnerët ishin të mirë, qendra stërvitore ishte e mrekullueshme dhe vërtetë jam kënaqur.
- Cilat janë dallimet nga United dhe TPS (Turun Palloseura)?
AD: Stërvitjet te United janë më të rënda, ka talenta më shumë dhe lojtarë rrijnë pothuajse tërë ditën në Qendrën Stërvitore.
- Gjithashtu ke luajtur edhe për Finlandën U15, si ishte?
AD: Është shumë mirë të luash futboll ndërkombëtarë, e sheh si luajnë ata të shteteve tjera.
- Ke plane të kthehesh prapë te United?
AD: Shpresoj, do të shohim.
© KOHA.net
Ein weiteres albanisches Talent. Der 15-Jährige Albion Ademi hat das Interesse von Manchester United an sich gezogen. Der U15 Nationalspieler Finnlands spielte mit seinem Club Turun Palloseura gegen Manchester United und hat auch ein Tor erzielt. Danach wurde er von Manchester United kontaktiert und hat bei ihnen mittrainiert.