Ja für Business hat Sali Berisha auch Kosova verkauft und zugunsten Serbiens gearbeitet.
Informiere dich mal über das geplante Stromverbindungsnetz zwischen Kosova und Albanien was annuliert wurde.
- - - Aktualisiert - - -
Mag die Politik von Rama nicht aber mit dem was er über Sali Berisha sagt hat er einfach nur Recht.
[TABLE="width: 522"]
[TR]
[TD="class: font7, width: 100%"]
Rama: Berisha antishqiptar, biznes me Milloshevicin[/TD]
[/TR]
[TR]
[/TR]
[TR]
[TD="class: fontsott"][/TD]
[/TR]
[TR]
[/TR]
[TR]
[TD][/TD]
[/TR]
[TR]
[TD="class: font16, width: 100%"]
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot me anë të një editoriali ndaj deklaratave të kryeministrit Sali Berisha se ndihmoi Serbinë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Rama theksoi se Berisha ndihmoi Milloshevicin me naftë duke shkelur embargon. “Dje kryeministri më akuzoi personalisht se i shërbej Serbisë. Akuzoi edhe opozitën shqiptare se është më zi se opozita serbe...
Historia tregon se kur ishte President i Republikës në vitet e luftës në ish-Jugosllavi, kryeministri i sotëm theu embargon ndërkombëtare për t’i çuar naftë regjimit kriminal e thellësisht antishqiptar të Sllobodan Millosheviçit”
Më tej Rama thekson se Berisha përdori SHIK për të përndjekur luftëtarët e UCK.
“Se ç’kanë hequr protagonistët kryesorë të krijimit të asaj force heroike në Shqipërinë e qeverisur nga Sali Berisha e të mbajtur nën hijen e dhunshme të SHIK-ut të tij famëkeq, këtë e dinë jo vetëm ata. E di edhe kushdo tjetër që në atë kohë ose më vonë, ka pasur mundësinë të mësojë mbi peripecitë e tyre brenda territorit të vendit tonë. Në vend se të liheshin të paktën në punën e tyre si në vendin amë, ata përndiqeshin këmba-këmbës si shtrigat në kohën e inkuizicionit”, citon Rama në editorialin e radhës.
Sipas kryesocialistit, Berisha doli hapur dhe kundër Rambujesë dhe bëri deklarata që i leverdisnin Beogradit. “Doli çakërrdisht hapur kundër marrëveshjes që e dëshironin të gjithë aleatët ndërkombëtarë të Kosovës dhe për të cilën luajti rolin e vet të dokumentuar historik edhe qeveria socialiste e Shqipërisë”.
Kryetari i PS vlerëson se dhe ai mendon se hyrja sot e Serbisë në BE para Shqipërisë është turpëruese.
“Në një kohë kur Serbia ishte delja e zezë në sytë e botës demokratike, sot nuk mund të mos e them açik se është turpëruese për Shqipërinë që Serbia të hyjë përpara nesh në derën e radhës së integrimit europian”.
Edhe njëherë Rama deklaroi se deklaratat e Berishës se opozita bllokon integrimin e vendit janë shpifje që sajohen me qëllim, fshehjen e dështimit të punës së qeverisë.
“Po ia le pikërisht qeveria dhe kryeministri i saj, i cili thjesht rëndon barrën e turpit të vet kur kërkon t’u ikë dallgëve të përgjegjësisë duke u hedhur mbi komerdaren e turbofolkut pseudonacionalist për të fajësuar opozitën si shërbëtore të Serbisë(!)”.
(d.b/BalkanWeb)[/TD]
[/TR]
[/TABLE]