Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

28.November 2010 - Nationalfeiertag des albanischen Volkes

im Internet kann heute jeder etwas Behaupten, auch das was man nicht ist. dieser "Hurra-Patriotismus" geht mir auf den Wecker
 
wenn ich grieche wäre was ich mit stolz bestreiten kann haette ich immer noch mehr mit albanien zutun als du lächerlicher kosovarischer pisser weil albanien immernoch mein heimatland wäre !

reiner albaner bin ich und kein bastard mit tuerkischjugoslawischen genen wie du!
bin stolz darauf dass meine familie schon immer im heutigen albanien lebt!
:thefinger:brushteeth:verwarnung::ahole:
 
28 Nëntori në Kumanovë do të shënohet me shumë flamuj kombëtarë

Dita e Flamurit kombëtar 28 Nëntori në Kumanovë do të shënohet në sheshin e qytetit të Kumanovës me moton “Kumanova thërret në Bashkim-bashkohu edhe ti!”, i cili do të mbahet pikërisht në këtë ditë (diel) dhe do të gërshetohet me një koncert të madh.
Në manifestim “Së bashku të festojmë 28 Nëntorin”, në Kumanovë, sipas organizatorëve do të marr pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku i cili edhe do të ketë fjalën e rastit, ndërkaq nga estrada e artistëve do të jetë prezent artisti i popullit Reshat Arbana.
Sipas organizatorëve në këtë ditë të shënimit të përvjetorit të ditës së Flamurit në manifestim do të ketë shumë flamuj kombëtar por qe edhe të gjithë banorët e kësaj ane mund të dalin me nga një flamur për ta shënuar këtë ditë. Gjithashtu është paraparë që në këtë manifestim të ketë edhe një flamur me dimensione të mëdha.
Ky manifestim do të jetë i gërshetuar edhe me një koncert të madh të estradës muzikore nga Maqedonia e Kosova. Në mesin e këngëtarëve do të jenë edhe Adelina Tahiri, Dritëro Shaqiri, Fatmire Mjaku, rapsodë nga Ferizaj, Gjyle Çollaku, Adnan Daci, Drita Musliu, Bertan Asllani, Adrian Gaxha, Sunaj Raimi, Aziz Murati, SHKA “Kaçaniku”, “Foleja’, “Hareja”, Shpresim Zylbehari, Shpend Latifi, Xhezair Elezi etj.
Dita e Festës së Flamurit 28 Nëntori po shënohet edhe në shkollat fillore në Kumanovë e Likovë dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe. Në të gjitha këto shkolla po mbahen programe artistike duke u kënduar himni dhe duke mbajtur fjalime nga nxënës dhe arsimtarë duke e përkujtuar këtë ditë si një nga më të rëndësishmet e kombit shqiptar.
Për ta shënuar këtë ditë, ditë më parë, kryetari nder të kësaj dite ditë më parë kryetari i Bashkimit Demokratik Kombëtar (BDK), Hysni Shaqiri, kishte bërë ftesë publike që të gjithë liderët partiakë shqiptarë të shënonin së bashku në Sllupcan të Likovës.
“Në vitin 2001 drejt Karadakut ishte përqendruar vëmendja e gjithë shqiptarëve, andaj le të jetë Festa e Flamurit, 28 Nëntori ajo që na bashkon të gjithëve, pikërisht në rajonin që simbolizon heroizmin dhe sakrificën e shqiptarëve të Maqedonisë”, ka thënë Shaqiri.
Sipas tij në këtë takim pos festës do të shfrytëzohej për t’u hapur çështjet me rëndësi për shqiptarët, siç është integrimi i vendit në BE dhe NATO dhe regjistrimi i popullsisë. (S.SH/INA)
 
Glückwünsche von H. Clinton

Klinton: Uilson mbështeti pavarësinë e Shqipërisë

Që prej atëhere, Shqipëria ka dhënë një ndihmesë të çmuar për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Si partnere e NATO-s dhe si këshilltare e vendeve të tjera të Ballkanit që aspirojnë të bëhen anëtare të NATO-s, Shqipëria luan një rol të rëndësishëm dhe aktiv për avancimin e integrimit dhe stabilitetit rajonal. Shtetet e Bashkuara respektojnë gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në misonin ndërkombëtar në Afganistan dhe dedikimin e saj për mbrojtjen e paqes në botë.


“Në emër të Presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara, përshëndes popullin e Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë më 28 nëntor. Historia e miqësisë dhe interesat e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara u konsoliduan në Konferencën e Parisit të vitit 1919, kur Presidenti Udrou Uilson mbështeti fuqimisht pavarësinë e Shqipërisë.

Që prej atëhere, Shqipëria ka dhënë një ndihmesë të çmuar për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Si partnere e NATO-s dhe si këshilltare e vendeve të tjera të Ballkanit që aspirojnë të bëhen anëtare të NATO-s, Shqipëria luan një rol të rëndësishëm dhe aktiv për avancimin e integrimit dhe stabilitetit rajonal. Shtetet e Bashkuara respektojnë gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në misonin ndërkombëtar në Afganistan dhe dedikimin e saj për mbrojtjen e paqes në botë.

Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet e fuqishme. Heqja e vizave kohët e fundit për Shqipërinë është një tregues i fortë i përparimit që vazhdon të bëjë vendi juaj drejt anëtarësimit të plotë në komunitetin euro-atlantik. Jam optimiste për vazhdueshmërinë e partneritetit tonë me Shqipërinë për çështje me rëndësi rajonale dhe globale, ndërsa punojmë sëbashku për një të ardhme demokratike, të sigurt dhe të begatë për të dy popujt tanë.

I uroj popullit të Shqipërisë gëzuar Ditën e Pavarësisë”.

thx
 
Zurück
Oben