http://www.tetova1.com/portali/maqedoni/opsione-ekspertet-vrasja-e-pesefishte-mesazh-per-policine
Ekspertët: Vrasja e pesëfishtë mesazh për policinë
Ekspertët maqedonas i dhanë verzionet e tyre të para mbi vrasjen e pesëfishtë në Smilkovë. Si rrjedhojë, eskepertët mendojn se nëse pranohet teza se bëhet fjalë për viktima të rastësishme, atëhetë vrasësit po përcjellin një mesazh të caktuar.
Mos vallë lustrimi i ka vënë pranga "policisë"?
Profesorët universitar Frosina Remenski dhe Vladimir Pivovarov analizuan rastin që tronditi Maqedoninë. "Ngase bëhet fjalë për vepër të rëndë kriminele, pesë vrasje në një hapësirë prej 100 metrash, besoj se janë lënë gjurmë të mëdha, nga këto gjurmë mund të arrihet lehtësishtë tek kriminelët. Ajo që më shqetëson janë rrugët operative. Sespe ligji i ri për listrim bëri që polica të vij në një situatë të keqe në luftën kundër krimit, si pasojë instrumenti kryesor për mbledhjen e informatave të karakterit verbal, policia tanimë nuk e ka"- shpjegon profesori Vladimir Pivovarov.
Remenski: Vrasja është mesazh
Profesoresha Frosina Remenski tha që “sipas meje krimi i pesëfishtë është një mesazh, mbase edhe paralajmërim për ta penguar policinë nga qëllimi i realizimit deri në fund të aksionit “Detonator”. Nëse analizohen deklaratat e MPB-së se të gjitha përpjekjet janë drejtuar për zbardhjen e këtij rasti, kjo do të thotë defokusim nga hetimi tjetër kriminel që ka qenë në rrjedhë”, thotë Remenski.
Policia e Maqedonisë po përballet me një ndër rastet kriminale më delikate që ka ndodhur ndonjëherë, polica është konfuze në gjetjen e kriminelëve, kurse tanimë mediat serbe po spekulojnë mbi aktin mizor duke i dhnënë tjetër karakter, thonë që një xhip është gjetur në Bllacë. Mbase MPB me mos gjetjen e shpejtë të kriminelëve po ia lë në dorë të tjerëve të bëjne "gjueti shtrigash". /almakos-tetova1