Tirana dhe Prishtina kritikojnë protestën me elementet fetare
Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë shprehur kritika ndaj protestës së të premtes në Shkup, e cila ka marrë ngjyrime fetare, sesa etnike dhe kombëtare të shqiptarëve.
Një zyrtar i lartë i Qeverisë Shqiptare i tha agjencisë së lajmeve INA se përshëndesin format e tilla të shprehjes së protestës dhe revoltës përmes protestave demokratike, por jo inflirtimi i elementeve fetare.
"Problemet e shqiptarëve në Maqedoni janë të karakterit etnik dhe politik, dhe s`ka hapësirë apo probleme fetare. Vetë mënyra e shprehjes së pakënaqësisë me thirrje fetare dhe flamuj fetar, krijon një huti dhe devijon problematikat shqiptare që janë mëse reale, dhe kështu përfiton pala tjetër, duke e karakterizuar protestës si fetare dhe islamike", deklaroi për INA, zyrtari i lartë i Qeverisë shqiptare në Tiranë.
Ndërkohë, pakënaqësi dhe reagime të njejta janë shfaqur edhe në Prishtinë, ku është kritikuar forma e protestës dhe elementet e saj.
Përmes rrjeteve sociale, shumica e shqiptarëve kanë shprehur kritika për formën dhe keqpërdorimin e protestës nga ana e disa elementeve dhe individëve me prapavijë fetare.
Gazetari dhe analisti Enver Robelli ka shkruar një mesazh kritik mbi protestën e mbajtur në Shkup.
"Dalin shqiptarët për të kërkuar të drejta kombëtare dhe për të protestuar kundër arrestimeve në Maqedoni, por nuk kanë asnjë kërkesë të logjikshme politike. Në vend të tyre thirren 'allahu-akbar' dhe 'Shqipëri etnike'. Valëvitin flamuj arabë dhe aty-këtu, sa për sy e faqe, ndonjë flamur kombëtar. Protestojnë kundër shtypjes nga shteti maqedonas me flamuj të xhihadit. Nuk bartin plisa, por do kapuça piratësh dhe beduinësh. Në të ashtuquajturën protestë të Shkupit pjesëmarrësve u mungonin vetëm ibrikët dhe legenët për avdes! Në protestën e ardhshme me siguri vjen edhe Shefqet Krasniqi nga Prishtina, kanakari i qarqeve ekstremiste islamike. Atë edhe policia serbe e pat lejuar të shkojë në Preshevë për t’u folur shqiptarëve për fenë, por jo për atdhenë!", ka shkruar Enver Robelli, transmeton INA.
Ndërkohë, shumica e komenteve të qytetarëve tek INA kanë shkruar se protesta e sotme e organizuar me dinjitet të lartë dhe porosi e ikonografi kombëtare është një model për të shprehur revoltën dhe mesazhet kundër diskriminimit dhe për realizimin e kërkesave të shqiptarëve edhe në Maqedoni.
Tirana dhe Prishtina kritikojn protestn me elementet fetare - Politika - Gazeta Express
Qka po mendoni, a ka marr feja ma shume hove se sa kombi nder shqiptar. Apo eshte ky nje fenomen vetem te shqiptart e maqendonise, pasiqe dihet se ata gjithmone kane qene te lidhun ma shume me fene se sa shqiptart ne trojet tjera. Vetem dy dite ma vone pate protesta edhe ne lugine te Presheves, mirepo edhe pse u pane aty hoxhallare, aty nuk pate flamuj e simbole islamike. Une personalisht nuk jame kunder fese, mirepo ne protesten e Shkupit para pak diteve u pa se shqiptart atje nuk jane te afte qe ti mbrojne te drejtat e veta, duke kerku liri kombetare e duke mbajt simbole fetare ne duart e tyne gjate protestes, prandaj kjo pune me ka brengos qysh prej dites se pare. Sigurisht se keni pa edhe ketu ne forum se si maqedonasit po mundohen ta shfrytezojn kete mosdije te shqiptareve atje, duke u mundu qe ti shesin si musliman radidakal.
