Shqipëria do të blejë mbi 1.2 milionë dollarë armatim. Vetëm 10 për qind do të financohet nga Shqipëria, ndërsa pjesa tjetër do të jetë ndihmë nga Turqia.
Marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak financiar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, konsiston në dhurimin Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të një shume prej 2 275 000 lirash
turke,
ekuivalente me afërsisht 1 137 500 dollarë amerikanë.
Portali Albeu mëson se granti përbëhet nga tri shuma kryesore:
shuma prej 1 791 000 lirash
turke,
ekuivalente me afërsisht 895 500 dollarë amerikanë, do të sigurohet si një kontribut financiar për blerjen e materialeve apo pajisjeve ushtarake nga kompanitë
turke që operojnë në industrinë ushtarake;
shuma prej 100 000 lirash
turke,
ekuivalente me afërsisht 50 000 dollarë amerikanë, që përbën dhe shumën e përcaktuar në protokollin e zbatimit të ndihmës financiare, do të përdoret për të mbuluar pagesat e vizitave zyrtare, trajnimeve, tarifat e kurseve të personelit shqiptar në Turqi;
Shuma prej 384 000 lirash
turke,
ekuivalente me afërsisht 192 000 dollarë amerikanë, do të përdoret si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës.
Qeveria
turke vë dy kushte për këtë prokurim pajisjet të blihen nga një kompani
turke që operon në industrinë ushtarake (me të njëjtat kushte cilësore dhe lehtësime financiare që prokurojnë edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë);
90% e shumës të paguhet nga pala
turke dhe 10% e shumës të paguhet nga pala shqiptare. /Albeu.com/
Albeu.com - Turqia ndihmë ushtarake Shqipërisë, zbardhen kushtet