Shqipëria: JO ushtrime të përbashkëta me ushtrinë serbe
Bota Sot | 27.06.2014 08:15
Share on facebook Share on twitter Share on email Share on jappy More Sharing Services
Në bazën ushtarake të ushtrisë serbe “Jug” në kufi mes Serbisë dhe Kosovës, në Dobrosin do të zhvillohet stërvitje ushtarake, ku do të marrin pjesë pjesëtarë të ushtrisë amerikane edhe ato ballkanike si nga Sllovenia, Kroacia, dhe, Bulgaria, Maqedonia, Rumania
Për pjesëmarrjen e Shqipërisë ishte raportuar nga mediet shqiptare edhe ato serbe, por FA-të kanë refuzuar të marrin pjesë në këto stërvitje të përbashkëta me ushtrinë serbe.
Kjo stërvitje zhvillohet në kuadër të Forcës Rotacionale të Detit të Zi, me qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë me vende partnere në Kaukaz, Ballkan dhe rajonin e Detit të Zi.Fokusi i stërvitjes ka të bëjë me aplikimin e detyrave dhe armëve jo-vrasëse brenda operacioneve paqeruajtëse.