“Ak-47”, ose siç quhet ndryshe “Kallashnikovi”, do te zhduket perfundimisht nga duart e policise shqiptare. Arma e prodhuar edhe ne vendin tone nga Uzina e Prodhimit te Armeve ne Gramsh, do te kete stacionin perfundimtar Uzinen e Mjekesit, ku do te shkrihen. Ne kuader te perafrimit me standardet dhe ndryshimit te policise shqiptare, kjo e fundit do te ndryshoje armet qe ka perdorur deri sot. Se bashku me pistoletat TT, kallashnikovet do te zevendesohen me arme automatike te blera nga vendet perendimore. Rreth 15 mije automatike do te blihen me tender te hapur nderkombetar nga Ministria e Brendshme. Procedurat e ketij tenderi pritet te shpallen ne janar, se bashku me prokurimin per pistoletat.
Ndryshimet
Se bashku me studimin per zevendesimin e pistoletave TT, ICITAP dhe PAMECA ka perfshire edhe heqjen nga qarkullimi perfundimisht te automatikut AK-47. Kjo e fundit eshte nje arme sulmi dhe e papershtatshme per perdorim nga forcat e policise. Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, ne buxhetin e shtetit do te caktohet nje fond i veçante per blerjen e armeve te reja. Çmimi i tyre llogaritet deri ne 20 milione dollare dhe per sigurimin e tyre do te shpallet tender nderkombetar, ku pritet te marrin pjese disa nga firmat me serioze ne tregtine e armeve. Sipas burimeve, zevendesimi i armeve qe aktualisht perdor policia shqiptare eshte nje nga elementet per perqasjen e standardeve. Armet e perdorura deri tani do te mblidhen dhe me pas do te shkaterrohen, si te papershtatshme per kohet moderne. Specialistet e huaj mendojne se, Policia e Shtetit tashme nuk eshte me force e armatosur dhe si rrjedhoje nuk mund te kete ne perdorim arme luftarake siç eshte pistoleta TT dhe AK-47, ose ndryshe kallashnikovi.
Kallashnikovi
Automatiku me i famshem ne bote eshte prodhuar nga disa shtete te botes, mes te cilave edhe Shqiperia. Sipas statistikave llogariten te jene prodhuar mbi 100 milione kallashnikove. Ai u krijua ne vitin 1947 nga Mikahel Kallashnikov. Arma u be e famshme per shkak te fuqise se saj mjaft te madhe ne asgjesimin e objektit si dhe precizonin. Po keshtu, automatiku AK-47 eshte mjaft i lehte dhe i manovrueshem nga trupat e kembesorise. Karikatori i saj permban 30 fisheke te kalibrit 7.6 mm. Peshon nga 3,3 kg pa karikator dhe bajonete dhe 3,6 kg me ngarkese te plote.
Gjate Luftes se Ftohte kallashnikovi ishte arma me te cilen u armatosen te gjitha vendet e bllokut komunist, mes tyre dhe Shqiperia. Per here te pare kjo arme eshte prodhuar ne uzinen ushtarake te Gramshit ne vitin 1974.
Automatiku “L`M3”
Automatiku “L`M3”, i njohur ndryshe edhe si Grease Gun, eshte perdorur edhe nga ushtria amerikane gjate Luftes se Dyte Boterore. Ajo eshte krijuara ne vitin 1942. Ajo zevendesoi armen “Thompson” dhe eshte pothuajse e njejte me automatikun MP40 gjerman. Karakterizohet nga nje peshe e lehte dhe shume e manovrueshme. Ka nje karikator me 30 fisheke te kalibrit 9 dhe 11 mm.
Automatiku “Heckler”
L`Heckler & Koch MP5 eshte nje arme automatike e prodhuar nga biznesmenet gjermane Heckler dhe Koch ne vitet ‘60. Duke qene nje arme me precizion te larte, u be e perdorshme nga ushtrite dhe policite e shume vendeve. Arma ka peshe mjaft te vogel dhe mund te perdoret edhe ne distance te vogla. Ka nje shpejtesi prej 270 m/s dhe qitje te sakte ne distancen e 200 metrave. Pesha e saj eshte 2,540 kg bosh dhe 2,88 kg me armatim. Karikatori i tij mban nga 15 deri ne 30 fisheke.
Automatiku “L`FN P90”
Automatiku L`FN P90 eshte krijuar ne vitin 1990, me qellim ndertimin e nje arme per mbrojtje. Kjo arme eshte futur ne perdorim nga ushtria belge dhe sherbimet sekrete amerikane. Gjate ketyre viteve jane prodhuar rreth 20 mije ekzemplare. Qellon rreh 900 plumba ne minute dhe ka nje saktesi ne qitje deri ne distancen prej 200 metra. Pesha e tij varion nga 2,54 kg bosh 3.00 kg me armatim. Karikator i kesaj arme mban 50 fisheke.
Automatiku “Uzi”
Automatiku Uzi eshte projektuar nga inxhinieri izraelit Uziel Gal ne gjysmen e dyte te viteve ‘40, me pas ajo u prodhua masivisht nga Industria ushtarake e Izraelit. Perdoret nga policite dhe ushtrite e shume vendeve per vete karakteristikat mjaft te mira qe ka. Vende si Izraeli, Belgjika, Kolumbia, Kili, Filipinet, Gjermania, Indonezia, Irlanda, Portugalia, Sri Lanka, SHBA, Afrika e Jugut e kane adoptuar kete arme ne forcat tyre te armatosura apo ne polici.
Automatiku “Beretta M12”
Automatiku Beretta M12 eshte e kalibrit 9 mm eshte ne perdorim nga ushtria dhe policia italiane, ajo u prodhua nga fabrika e Beretes ne vitin 1959 dhe ka hyre ne sherbim ne vitin 1961. Qellon rreth 550 plumba ne minute dhe ka nje precesion deri ne 200 metra. Peshon 3.48 kilograme pa karikator, ndersa se bashku me fisheket pesha e saj shkon ne 3.82 kg.