Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Albanien-Bus fällt 100 Meter in die Tiefe 9 Tote

I

IbishKajtazi

Guest
Ngushëllime nga kosovarët për tragjedinë në Shqipëri
vija_lajmi.jpg
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, kanë ngushëlluar homologët e tyre me rastin e aksidentit tragjik, i cili ndodhi në aksin rrugor Fier-Tepelenë ku humbën jetën 9 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.... Postuar: 02:27:44 / 09.11.2010
Në telegramin e Krasniqit drejtuar presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, thuhet se “me rastin e aksidentit tragjik, i cili ndodhi në aksin rrugor Fier-Tepelenë, në vendin e quajtur Ziaj, në emrin tim dhe të popullit të Kosovës, me dhembje të thellë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, fëmijët e tyre, bashkëshortët e prindërit, për humbjen e njerëzve të tyre më të dashur. Kjo ngjarje jashtëzakonisht e rëndë ka prekur thellë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, andaj në këto momente të dhimbjes së madhe, jemi pranë jush dhe pranë familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e këtij aksidenti tragjik,”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ndërkaq në telegramin e kryeministrin në detyrë drejtuar homologut të tij Sali Berisha, thuhet se ” me dhembje të madhe morëm lajmin tragjik për humbjen e jetëve të 9 qytetarëve, si pasojë e aksidentit të komunikacionit që ndodhi mbrëmë në rrugën nacionale Fier-Tepelenë. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ju, Qeverinë tuaj, popullin shqiptar dhe familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim të shpejtë. Qeveria dhe populli i Republikës së Kosovës, edhe në këto momente të vështira qëndrojnë pranë jush, për të ndarë këtë dhimbje të madhe”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

YouTube - Ballsh, autobusi bie nga 100 metra me 49 pasagjere: Policia 6 të vdekur, 25 të plagosur deri tani

YouTube - Ministri Vasili drejt vendngjarjes: 8 të vdekur, 15 të plagosur

In Balsh Balsh, Albanien ist ein Bus von der Strasse abgekommen und 100 Meter tief gestürzt. Es gab 9 Tote, unter ihnen der Fahrer, ein Grieche.
 
Zurück
Oben