Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Albanien-Dänemark/Shqiperi-Danimark/Albania-Denmark

Dardania

Gesperrt
Danimarka e di mirë që këtu do ta ketë të vështirë

06 September, 2009 01:41:00
Madhesia e germave:
thumbnail.php

Duka:te bindur se mund të bëjmë një ndeshje të madhe ndaj Danimarkës





[FONT=verdana, Arial]

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka është i bindur se Shqipëria jo vetëm që mund të bëjë një ndeshje të madhe kundër Danimarkës po pse jo mund të marrë dhe një pikë ndaj kryesueses së grupit. Ideja që ne “jemi skuadra që mund të prishim punë” nuk i pëlqen. “Ne jemi skuadra që luajmë për veten tonë”, të thotë, ndërkohë që e di shumë mirë që fati i Danimarkës dhe i Suedisë do të varen nga dy ndeshjet kundër nesh.



President, kemi historikisht të njëjtin status, skuadra që “prish punë”?

Në futboll nëse fiton sigurisht që dikujt i prish, ashtu sikundër nëse i humbet i bën dëm vetvetes. Nuk më pëlqejnë të tilla etiketime. Unë besoj se ne jemi skuadra që luajmë për veten tonë. Kemi objektiva afatgjatë. Sigurisht që nuk jemi ne në valle për kualifikim, por kjo ndeshje na shërben për rritjen e skuadrës. Nuk mund t’i dhurojmë asgjë askujt, edhe ajo na duhej të mendojmë gjëra të tilla. Danimarka e di mirë që këtu do ta ketë të vështirë, ndaj ata do të përgatiten mirë për ndeshjen e së mërkurës.

Megjithatë deri tani i kemi hequr dy pikë Suedisë dhe Portugalisë?

Për të qenë i ndershëm deri në fund dhe për të mos ndikuar në kryesimin e grupit duhet t’i marrim një pikë dhe Danimarkës. Unë besoj se kështu është më fair. Tregojmë se jemi rritur dhe njëkohësisht nuk përmendemi për “keq”… qesh.

A ka mundësi të ndodhë?

Kemi barazuar kundër Suedisë në Tiranë në shtatorin e shkuar dhe unë nuk mendoj se këto dy skuadra kanë shumë diferenca kundrejt njëra tjetrës. Shpresoj shumë që të ndodhë sërish. Shoh një grup lojtarësh të motivuar dhe një trajner që ka shumë dëshirë të punojë me këta lojtarë. Diçka mund të bëhet. Megjithatë në letër të gjithë e pranojmë që është e vështirë.

Ju vjen keq që e vetmja skuadër që deri tani na ka marrë 6 pikë është Hungaria?

… Mendohet… teorikisht ishte skuadra që duhet të luftonim për të ndarë vendin e katërt. Nuk di ç’të them, megjithatë më duhet të pranoj me sinqeritet që ishte skuadra më e mirë që kam parë në “Qemeal Stafa”. Danimarka, Suedia apo Portugalia kanë emra të mëdhenj por Hungaria ishte skuadër e vërtetë.

Pengu i edicionit?

Malta, në Maltë. Një barazim që na prishi gjithë llogaritë tona.

Nga marsi tani skuadra është në humor të shkëlqyer. Kaq i rëndësishëm paska qenë ndërrimin i trajnerit?

Ndodh që ndryshimi i trajnerit sjell reagim. Nëse reagimi zgjat domethënë që është bërë një punë e mirë duke e ndërruar trajnerin.

Shumë skuadra të dorës së dytë kanë shanse që të shkojnë në fazën play-off. Kur do vijë dita e Shqipërisë?

Duhet të shohim shortin e eliminatoreve të ardhshme. Nëse kemi pak fat mund t’ja dalim. Unë kam besim. Por tani mendoj vetëm për Danimarkën. i kam thënë trajnerit dhe skuadrës. Çdo ndeshje për ne është si finalja e Kupës së Botës. Kështu dua që të përjetohet.
[/FONT]


[FONT=verdana, Arial]www.fshf.org[/FONT]


Lista emerore e futbollisteve te grumbulluar per ndeshjen kualifikuese te
FIFA WC 2010, Shqiperi – Danimarke me dt 09 Shtator 2009 ora 20.30, ne
stadiumin kombetar “Qemal Stafa” Tirane
1. Samir UJKANI
2. Isli HIDI
3. Kristi VANGJELI
4. Armend DALLKU
5. Elvin BEQIRI
6. Andi LILA
7. Debatik CURRI
8. Ervin BULKU
9. Ervin SKELA
10. Gilman LIKA
11. Lorik CANA
12. Ansi AGOLLI
13. Jetmir SEFA
14. Emiljan VILA
15. Klodian DURO
16. Jahmir HYKA
17. Hamdi SALIHI
18. Erjon BOGDANI
19. Edmond KAPLLANI
20. Besart BERISHA
Programi stervitor i ekipit kombetar per dt 01.09.2009 – 09.09.2009
Date 1 Shtator 2009 Stervitje ne oren 18:00
Date 2 Shtator 2009 Stervitje ne oren 10:00 dhe ne oren 18:00
Takim me median ora 12:00
Date 3 Shtator 2009 Stervitje ne oren 10:00 dhe ne oren 18:00 (ndeshje me U-19)
Takim me median ora 12:00
Date 4 Shtator 2009 Stervitje ne oren 10:00 dhe ne oren 18:00
Takim me median ora 12:00
Date 5 Shtator 2009 Stervitje ne oren 10:00
Takim me median ora 12:00
Date 6 Shtator 2009 Stervitje ne oren 18:00
Takim me median ora 12:00
Date 7 Shtator 2009 Stervitje ne oren 10:00 dhe ne oren 18:00
Takim me median ora 12:00
Date 8 Shtator 2009 Stervitje ne oren 18:00
Konference per shtyp Trajneri i Ekipit Kombetar
Date 9 Shtator 2009 ora 20:30 Ndeshja Shqiperi-Danimarke
 
Zurück
Oben