Arbër
Balkaner
Mesic dankte Albaner, die für Kroatien gekämpft.
Mesiq falënderoi shqiptarët që luftuan për Kroacinë
[Mesiq falënderoi shqiptarët që luftuan për Kroacinë] Prishtinë, 8 janar - Presidentit i Kroacisë, Stipe Mesiq, të premten është pritur me nderime më të larta në Kosovë. Atij i ishte organizuar një pritje ceremoniale nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa është pritur nga presidenti Fatmir Sejdiu, të cilit i ka shprehur përkrahjen e plotë të vendit të tij për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Presidenti Sejdiu ka shprehur falënderimin e tij më të thellë për mënyrën energjike dhe konsistente të presidentit Mesiq në mbështetje të së drejtës së popullit të Kosovës. Për përkushtimin e Kroacisë për Kosovën dhe kontributin e presidentit Mesiq, presidenti Sejdiu e ka nderuar atë me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”, për kontributin e jashtëzakonshëm për pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës si shtet demokratik. Mesiq ka thënë se vizita e tij është në shkallën e katërt të bashkëpunimit mes dy vendeve, pas njohjes, vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe emërimit të ambasadorit në Prishtinë. Ai e ka përmendur ndihmën heroike të shqiptarëve në luftën e Kroacisë, duke thënë se këtë ndihmë asnjëherë nuk do ta harrojë popullit kroat. “Kroacia është gjithsesi e gatshme t’i ndihmojë Kosovës me dije, përvojë të vetë në cilëndo fushë, duke përfshirë këtu edhe në rrugën për Bashkimin Evropian, e cila sot duket ende si e ardhme e largët, por që Kosova e pavarur, në çka jam i sigurt, një ditë do të shkojë”. Presidenti në largim i Kroacisë, gjatë të së premtes do të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, do të shpallet “Qytetar Nderi” i Prishtinës, do të zhvillojë takime me biznesmen, ndërkaq pritet ta vizitojë edhe fshatin Janjevë të banuar edhe nga komuniteti kroat në Kosovë. / Zhurnal /