Besim Kabashi lufton për gjeneratat e reja
Ish-Kampioni Europian dhe Kampioni aktual i dyfishtë i botës në Thaiboxing (Heavyweight + Superheavyweight Champion of the World), nga Istogu i Kosovës, Besim Kabashi me datë 4 Qershor 2011 do të ngjitet në Ring për gjeneratat e reja!
Besim Kabashi vitin 2010 e ka mbyllur me një luftë të vështirë, por burrërore, duke korrur fitore ndaj kampionit Turk dhe Europian Mehmet Özer dhe e mbrojti kështu titullin e tij të botës në Superheavyweight me KO teknike për herë të dytë.
Kabashi pas ati dueli mendoj të mbaronte karrierën si kampion i dyfishtë i botës, një karriere të bujshme të cilës njeriu nuk di se çka do i shton më shumë sepse ai ka fituar çdo titull për cilin ka luftuar dhe këtë e kemi të njohur që të gjithë.
Tani në kulmin e karrierës së tij kur ai deshironte të tërhiqej nga ky sport i erdhi edhe një mundësi tjetër e cila siç duket do e fut në ring me datë 4 Qershor të këti viti.
Televizioni i madhë gjerman KABEL1 (Pjesë e Sat.1 dhe Prosieben) e do kampionin shqiptar për disa mbrëmje të Taiboksit si protagonist kryesor dhe janë këmbëngules që ai të rikthehet në ring, kjo i është bërë e njohur Kabashit nga Menaxherët e tij STEKO të cilët për javë të tëra janë duke biseduar me kokëfortësinë e tij, por siç duket çdo gjë është e kjart dhe Kabashi do të rikthehet në ring.
Lajmërim ekskluziv për Albanian-Boxing.com
"Unë do të dalë në ring me datë 4.6.2011 vetëm e vetëm për faktin se dua të hapi dyert e suksesit për kolegët e mi në klubin STEKO dhe për gjeneratat e reja të Taiboksit në përgjithësi" theksoi Besim Kabashi për AlbanianBoxing.com
"Ndoshta dikush mendon se unë për shkaqe financiare do dal tani në ring, por unë ju thëm sinçerisht se këtë hap me televizionin e madhë gjerman e kamë bërë vetëm për hirë të sportit që e dua dhe të gjeneratave pasardhëse, sepse nëse unë nuk do pranoja të dilja në ring për Kabel1 atëherë nuk do të organizohej një mbrëmje e till LIVE në TV dhe Taiboksi në Gjermani ndoshta kishte me mbet akoma i izoluar. Tani kamë nënshkruar një kontart të re me Menaxherët STEKO e cila do të mbaron me 31.12.2012 ose më herët dhe jamë shumë krenar që tani kamë ardhë në këtë pozitë ku mund të vendosi diqka për ardhmërinë e sporteve luftarake" rrëfen Besim Kabashi për albanianboxing.com
Transmetim të një dueli të Taiboksit LIVE në një televizion të madhë gjerman siç është KABEL1 nuk ka pasur kurrë në historinë e këti sporti, Besim Kabashi dhe të gjithë tifozët e tij duhet të mburren me një të arritur të tillë. Promovimi i duelit të Besim Kabashit në Kabel1 do të bëhet edhe në televizionet e përbashkta gjermane Sat1 e Prosieben kurse në Kosovë RTK do të promovon poashtu sikur edhe ndonjë televizion i madhë në Shqipëri të cilin akoma nuk mund ta shpallim zyrtarisht.
Mbrëmja e 4 Qershorit do të zhvillohet në München të Gjermanisë dhe së shpejti do ju njoftojmë më hollësisht për sallën e caktuar, blerjen e biletave dhe natyrisht për kundërshtarin e Besim Kabashit.
Albanian-Boxing.com
25.02.2011